Connect with Us

Rama tërhoqi padinë ndaj “Bild”/ Bardhi: E dinte se do dilnin në dritë fakte të tjera mafioze

Politikë

Rama tërhoqi padinë ndaj “Bild”/ Bardhi: E dinte se do dilnin në dritë fakte të tjera mafioze

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me tërheqjen e padisë të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetës Bild.

Sipas Bardhit,Rama e dinte që nëse hapej një proces gjyqësor do të dilnin në pah fakte të tjera që do tregonin në detaje mënyrën mafioze si vepron Partia Socialiste për shitblerjen e votave.

Demokrti thekson se “Rama e di se me drejtësinë gjermane nuk bëhet shaka prandaj u tërhoq, duke faktuar kështu se gjithçka çfarë ka thënë BILD është e vërtetë dhe se Edi Rama në bashkëpunim me krimin e organizuar, bleu dhe vodhi zgjedhjet e viteve 2016 dhe 2017”.

“Gazeta BILD e quajti ”Shtet Mafioz” shtetin e ndërtuar nga Edi Rama, duke i faktuar botës, përmes përgjimeve të prokurorisë shqiptare, se si me urdhër të Edi Ramës nuk hetohej vjedhja e zgjedhjeve në Shqipëri.
BILD provoi si bashkëpunonte Vangjush Dako me klanet mafioze, me bekimin e Edi Ramës, për vjedhjen e zgjedhjeve në Durrës. BILD i tregoi botës se si vepronte e gjithë Qeveria, me në krye Damian Gjiknurin, si organizatë kriminale për të blerë, manipuluar votat dhe shantazhuar votuesit në Dibër.
Këto fakte e shumë e shumë të tjera bënë që vetë Gjermania ta verë si kusht, për nisjen e bisedimeve të antarësimit me BE, hetimin e shitblerjes së votës.
Si gjithmonë, Edi Rama zbatoi strategjinë e tij bajate sa herë kapet i zhytur në krim: Mohoi faktet, sulmoi opozitën, gënjeu qytetarët dhe gjoja e paditi gazetarin për shpifje, me shpresën se skandali do të harrohej dhe ai do të tërhiqej nga çështja pa zhurmë.
A ka shqiptar që e beson se nëse do ishte i pastër Edi Rama nuk do ti shkonte deri në fund këtij gjyqi dhe ti faktonte botës, siç thoshte, që këto janë shpifje?
Edi Rama e dinte që nëse hapej një proces gjyqësor do të dilnin në pah fakte të tjera që do tregonin në detaje mënyrën mafioze si vepron Partia Socialiste për shitblerjen e votave.
Edi Rama e dinë se me drejtësinë gjermane nuk bëhet shaka. Ata as nuk shiten, as nuk blihen e as nuk shantazhohen.
Prandaj u tërhoq, duke faktuar kështu se gjithçka çfarë ka thënë BILD është e vërtetë dhe se Edi Rama në bashkëpunim me krimin e organizuar, bleu dhe vodhi zgjedhjet e viteve 2016 dhe 2017. Tani është koha e drejtësisë shqiptare që të bëjë drejtësi, të dënojë pa asnjë vonesë krimet zgjedhore dhe t’i hapë rrugë procesit të integrimit europian”, shkruan Bardhi në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Akuzat për falsifikim formulari/ Fatmira Hajdari heq dorë nga “dosja Basha”

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja Fatmira Hajdari ka dhënë sot dorëheqje nga çështja e kreut të PD, Lulzim Basha.

Mësohet se shkak i këtij vendimi është bërë konflikti i interesit.

Ditën e sotme ishte parashikuar që të mbahej seanca në Gjykatën e Apelit, por pas heqjes dorë nga çështja të Hajdarit, kjo gjë është e pamundur. Kujtojmë se Fatmira Hajdari, është bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë të PD, Azem Hajdari, si edhe nëna e deputetes, Rudina Hajdarit.

LEXO EDHE:  Bllokohet komisioni për rishikimin e historisë, anëtarët akuza Lindita Nikollës

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron Ramën/ Kjo është vija e kuqe

Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit për falsifikim formularësh në çështjen e lobimit pasi nuk ekzistojnë prova. Në 41 faqe vendim të gjykatës së Tiranës thuhej se nuk ekziston fakti penal./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rrotullohen treshe në krevat”/ Ralf Gjoni akuza të forta për liderët politikë

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës Ralf Gjoni ka ngritur akuza të forta gjatë fjalës së tij në Kuvend teksa u shpreh se Shqipëria drejtohet nga tre njerëz, që sipas tij, janë bërë bashkë me njëri tjetrin kundër popullit.

Gjoni nuk ka kursyer akuzat nga kryeministrit edi Rama, presidentit Ilri Meta dhe kreu të PD, Lulzim Basha për të cilët thotë se rrotullohen treshe në krevat.

“Në Shqipëri koronavirusi nuk po bën kërdinë. Rama përdor këtë situatë për të qenë në krye të skenës, bashkë me Ilir Metën. Ku është Ulsiu këtu, bëni edhe Komisione për të shkarkuar Metën. Kur do shkarkoni presidentin? Këta rrotullohen treshe në krevat. Këta bëjnë teatër artistik me popullin. Ky është vend i pasur, por vidhet e grabitet. Lideri i opozitës rri si dele. Është turp që Shqipëria po vuan nga dy njerëz, si shokë socialistë, njëri me paranojë e tjetri vuan nga kompleksi i inferioritetit”, tha ndër të tjera Gjoni./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Gruaja” e Bilalit dhe “velina” e Putinit/ Njëri kryeministër, tjetri me ndërmend

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë, CNA.al raportoi kontratën e radhës të Lulzim Bashës me një kompani lobimi në SHBA, e cila kishte zgjedhur veç Lulit, të luftonte në institucionet e Shteteve të Bashkuara edhe për Maduron, diktatorin venezeluelian, të mbrojtur dhe mbështetur fort nga rusët.

Por, kjo nuk ishte asgjë për Lulzim Bashën, pasi kompania lobiste i zgjidhte vetë klientët.

Por, le të kthehemi pas në kohë dhe të analizojmë disa fakte.

Të parin kemi “gruan” e Bilalit. Kështu e ka quajtur kryeministrin Edi Rama, Lulzim basha dhe të tijtë, për shkak të një fotojë që Edi Rama bëri në vitin 2012, .me presidentin amerikan Barack Obama, duke u shfaqur me shtetasin Bilali si “bashkëshortja e tij” në një event.

Një ngjarje që mori shumë zhurmë mediatike në Shqipëri, pati edhe një process gjyqësor në SHBA kundër Edi Ramës, dhe sot që i ka ngelur njolla si gruaja e Bilalit. Sepse politikanët shqiptarë, përpiqen gjithmonë, që sa herë kalojnë oqeanin të na tregojnë se kanë shokë kongresmenë, kanë shokë senator dhe bëjnë muhabet me presidentin e SHBA-ve, si të flasin në pazar të Korçës duke pirë kafe me ndonjë shok. Pa folur për pazarin e Tiranës.

Rama, me foton me Obamën, tentoi t’iu thoshte shqiptarëve se e kishte shok si Lali Erin, dhe se e ardhmja e tij ishte e ndritur. Por, luftoi për të fituar pushtetin, duke përdorur kuptohet, edhe një foto me Obamën.

Të njëjtën gjë bëri edhe Lulzim Basha. E bëri në 2017, duke paguar mbi 1 milion dollarë për të bërë një foto me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Plasi një skandal. Financime të dyshimta. Para nga një kompani offshore me pronarë rusë. Kjo e investiguar nga një gazetë amerikane, për të cilën Lulzim Basha po përpiqet të justifikohet se qeveria ka paguar para pas vitit 2018, në një agjenci lobiste për të sulmuar kryetarin e opozitës.

Në fakt nuk është aspak e vërtetë. Pasi, skandali i Lulzim Bashës është shumë kohë përpara se qeveria shqiptare të firmoste kontratën e lobimit në SHBA.

Por, pse kaq rastësi të shumta të Lulzim Bashës me Putin?

Në fakt “gruaja e Bilalit”, është një histori. Por një histori tjetër, është edhe “velina” e Putinit. Nuk mund t’i gjejmë një emër tjetër Lulzim Bashës. Ka shumë rastësi të tij të pandalura me rusët. Jo vetëm Binniatta Trade dhe pagesa për foton me Trump, nëpërmjet Nick Muzin. Jo vetëm kontrata e e fundit e lobistit që punon për Maduron, e mbështetur nga rusët. Jo vetëm fakti se nëpërmjet një kontrate lobimi, Lulzim Basha luftoi në SHBA për të hequr një ambasadore, e cila ishte njohëse e çështjeve ruse, për të ardhur në Shqipëri, e cila mund të rrezikonte jo pak Lulzim Bashën.

LEXO EDHE:  “Provokatorë në protestë”/ Bardhi akuza të forta Lleshajt

LEXO EDHE:  Video-Vasili mesazh Metës/ Po flet kot, nuk të kanë informuar këshilltarët

Ka edhe një detaj të fundit, i cili është fakti se SHBA i kërkuan Lulzim Bashës të mos i digjte mandatet. Por, të qëndronte në parlament. Por Lulzim Basha nuk e bëri dhe deklarata që bëri ishte se vendimi ishte marrë, duke refuzuar kështu autoritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E kështu me radhë, protestat dhe qëndrimet e shpeshta të DASH kundër kryetarit të opozitës.

E pse të gjitha këto, të rastësishme? Që Luli të refuzonte SHBA-në, dhe shpesh del me interesa ruse në Tiranë. Del me organizata financiare me pronarë rusë, del me kompani që mbështesin diktatorë të mbështetur nga Rusia. Del me njerëz me lidhje të forta me rusët, të investiguar në SHBA për ndërhyrje në zgjedhje. Me persona të cilët janë arrestuar nga FBI-ja, dhe ka hetim për ortakët e miqve të Lulzim Bashës. Që fillojnë në Turqi e përfundojnë në Moskë.

Ndoshta të gjitha janë të rastësishme. Luli i bën pa qëllim dhe ai është një pro perëndimor, një pro amerikan. Por, faktet flasin ndryshe. Janë mjaft detaje që na tregojnë se Lulzim Bashan ë fakt me sjelljen e tij nuk është asgjë më shumë sesa “velina e Putinit”, që ndoshta për bindjet e tij politike dhe sjelljet në opinionin publik, ai është më mirë sesa të quhet “gruaja e Bilalit.

Por, gjithësesi ndryshon shumë, të jesh “gruaja e Bilalit” dhe të jesh “velina e Putinit”./ CNA.al

Dokumentet/ Zbulohet kontrata e Bashës me kompaninë që lobon në SHBA, për diktatorin e mbështetur nga Rusët

Një pyetje publike për Lulzim Bashën

Shënim/ Skandalet me lobimet dhe pse Basha nuk shkon dot në SHBA?

MEGA-SKANDALI dhe dokumenti/ Lulzim Basha pagoi 950 mijë usd nga kompania Ruse offshore, prokuroria uli shifrën

LEXO TE PLOTE