LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pipero tregon organet që preken nga koronavirusi/ Pse të infektuarit janë nxirë në fytyrë

23 Prill 2020, 21:21, Lifestyle CNA
Pipero tregon organet që preken nga koronavirusi/ Pse të infektuarit

Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar mbrëmjen e sotme nga organet e trupit që preken te personat e infektuar nga koronavirusi

Pipero deklaroi në emisionin “Opinion” se Covid-2 prek mushkëritë, enët e gjakut, zemrën, veshkat dhe trurin.

“Jep sëmundje sistemike duke filluar nga mushkëritë, enët e gjakut, zemra, veshkat, truri tani së fundmi. Unë i prek përditë me dorë të sëmurë”, u shpreh ai, ndërsa tregoi se përse disa të infektuar janë nxirë në fytyrë.

“Ka shumë arsye por vjen për shkak të hipoksisë për shkak të mos furnizimit të indeve me oksigjen. Mund të ketë dhe arsye të tjera. Kjo sëmundje është sistemike. Ajo që ksihim frikë fillimisht ishin mushkëritë, por ky virus prek pothuajse te gjitha indet dhe organet, prek dhe enët e vogla të gjakut”, nënvizoi Pipero./ CNA.al

Lajmet e fundit nga