Connect with Us

Koronavirusi/ Merkel: Lëvizim mbi shtresë shumë të hollë akulli

Bota

Koronavirusi/ Merkel: Lëvizim mbi shtresë shumë të hollë akulli

Publikuar

-

Në deklaratën qeveritare para Bundestagut të enjten, kancelarja gjermane u bëri thirrje gjermanëve për durim e disiplinë për të mos e humbur atë që është arritur. Gjermania është gati të paguajë shumë më të larta për BE.
Fjalimi i kancelares Merkel të enjten në Bundestagun e rralluar për shkak të Coronës u ndërpre disa herë nga duartrokitjet. Në krizën e Coronës ajo bëri thirrje që të mos hiqet dorë nga disiplina dhe durimi. Shifrat e infeksioneve të reja janë në rrugën e duhur, por ky është një sukses i ndërmjetëm, tha Merkel.

“Pikërisht sepse shifrat të japin shpresë, ndjehem e detyruar të them, se ky rezultat i ndërmjetëm është i brishtë. Ne lëvizim në një shtresë të hollë akulli, mund të thuash edhe shumë të hollë akulli.” Nuk jemi në fazën e fundit por të parë pandemisë, tha Merkel. Kjo është e vërteta. Sidomos me “përqëndrim dhe durim” në fillim mund të mënjanojmë që “të kalojmë nga një shutdown në tjetrin apo të izolojmë grupe njerëzish me maj e të jetojmë me gjendje të tmerrshme në spitalet tona”, tha Merkel.

Në fjalimin e saj Merkel theksoi, se nuk ka pasur vendim më të vështirë në mandatin e saj si kancelare, se sa ai që mori për sakrifikimin e disa të drejtave e lirive personale. Kjo pandemi është një mbingarkesë për demokracinë, u shpreh Merkel. Por kufizime të forta janë të nevojshme. Ato janë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e çdo njeriu. Merkel kritikoi landet gjermane që pas ujdisë mes federatës e landeve ndoqën secili rrugën e vet, si për shembull në drejtim të mbajtjes së detyruar të maskës.

Europa -fati ynë i përbashkët

Europa dhe kriza në të cilën po i fut Corona vendet e Bashkimit Europian ishte po ashtu në fokus të fjalimit të kancelares gjermane. Merkel tha, se në dy vitet e ardhshme do jenë të nevojshme shuma më të mëdha në buxhetin europian që edhe vendet e tjera të rimëkëmben. Programet ekonomike do të duhet të japin impulse për ekonominë europiane. Ne jemi një bashkësi që na lidh fati i përbashkët e duhet ta tregojmë këtë këto ditë të pandemisë. “Europa nuk është Europa nëse nuk e kupton veten si Europë e nëse nuk ndihmon në raste emergjente”, theksoi Merkel. Nuk duhet të kemi iluzione, do jetë një periudhë e gjatë e vështirë.

LEXO EDHE:  Shtohet numri i viktimave nga Covid/ Humbin jetën 3 pacientë tek Infektivi

Merkel u shpreh kundër borxheve të përbashkëta në BE për përballimin e krizës. Edhe sikur të jetë vullneti politik, për këtë duhet të vendosin parlamentete e shteteve anëtare për dhënien e një pjese të kompetencave buxhetore të BE. Por “ky do të ishte një proces që kërkon shumë kohë dhe jo një proces që ndihmon drejtpërdrejt në situatën aktuale.”/DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta Izrael-Palestinë/ “Shi” raketash dhe sulme vdekjeprurëse

Publikuar

-

Nga

Lufta Izrael-Palestinë

Përshkallëzimi mes Izraelit dhe Palestinës vijon ndërsa deri tani konflikti u ka marrë jetën 56 personave prej së hënës dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Izraeli njoftoi të mërkurën se vrau 16 anëtarë të krahut të armatosur Hamas në Gazë gjatë një bombardimi. Hamasi konfirmoi vdekjen e komandantit dhe të udhëheqësve të tjerë.

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh tha se përballja me armikun është pa afat. Në Izrael, zyrtarët thanë se janë vrarë gjashtë persona.

Luftimet midis Izraelit dhe Hamasit janë më të ashprat që nga 2014 dhe po rritet shqetësimi se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

LEXO EDHE:  Ushtronin kontrolle për respektimin e masave anti-covid/ Infektohen 3 punonjës të ISHSH dhe një i AKU-së

LEXO EDHE:  Ekonomia shqiptare ka humbur 1 miliard euro nga pandemia për 9 mujorin

Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë të ulin tensionet mes sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit me raketa dhe inkursioneve ajrore izraelite si kundërpërgjigje ndaj tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli vret komandantin e Hamasit, përshkallëzohet dhuna

Publikuar

-

Nga

Dhuna vjen pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor, që është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë. Protesta të dhunshme ka pasur edhe në Bregun Perëndimor, si dhe në qytete të tjera izraelite me popullsi të madhe arabe. “[Situata] po përshkallëzohet drejt një lufte në shkallë të plotë”, tha të mërkurën i dërguari i Kombeve të Bashkuara për paqe në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por shtoi se populli palestinez gjithashtu ka të drejtë në siguri.

Izraeli tha të mërkurën se ka vrarë 16 pjesëtarë të Hamasit në Gaza.

Luftimet midis forcave izraelite dhe grupit militant u përshkallëzuan qysh më 10 maj.

Që nga ajo ditë, së paku 56 palestinezë janë vrarë në Gaza – në mesin e tyre 14 fëmijë, thanë autoritetet shëndetësore.

Së paku gjashtë njerëz janë vrarë në Izrael, thanë zyrtarët shëndetësorë atje.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se komandanti i brigadës për qytetin e Gazës është në mesin e pjesëtarëve të vrarë të Hamasit.

“Ky është vetëm fillimi. Ne do t’i godasim ata ashtu siç nuk mund as të ëndërrojnë”, tha ai.

Menjëherë pas njoftimit, Hamasi sulmoi me raketa qytetin izraelit të Ashodit, ndërsa mediat izraelite thanë se ushtria po përgatitet për sulme të reja në zonën e Tel Avivit.

Hamasi, i cili kontrollon Gazën, konfirmoi vdekjen e komandantit dhe të “udhëheqësve të tjerë”.

LEXO EDHE:  Shtohet numri i viktimave nga Covid/ Humbin jetën 3 pacientë tek Infektivi

LEXO EDHE:  Ushtronin kontrolle për respektimin e masave anti-covid/ Infektohen 3 punonjës të ISHSH dhe një i AKU-së

“Përballja me armikun është e hapur”, tha lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh.
Dhuna vjen pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor, që është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë.

Protesta të dhunshme ka pasur edhe në Bregun Perëndimor, si dhe në qytete të tjera izraelite me popullsi të madhe arabe.

“[Situata] po përshkallëzohet drejt një lufte në shkallë të plotë”, tha të mërkurën i dërguari i Kombeve të Bashkuara për paqe në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por shtoi se populli palestinez gjithashtu ka të drejtë në siguri./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Konflikti Izrael-Palestinë ngre alarmin në Europë

Publikuar

-

Nga

Konflikti Izrael-Palestinë ngre alarmin në Europë

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar alarm në Europë.

Ushtria Izraelite ka nisur qindra sulme ajrore në Rripin e Gazës që nga dita e hënë, ndërsa palestinezët kanë lëshuar më shumë se 1,000 raketa.

Dhjetëra palestinezë kanë humbur jetën, përfshirë edhe 14 fëmijë, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimeve intensive.

Ndërkohë nga vende të ndryshme kanë ardhur reagime për tensionet midis Izraelit dhe Palestinës.

Disa nga reagimet:

“Përplasjet e vazhdueshme dhe rritja e numrit të personave të vrarë dhe të plagosurve është një shqetësim serioz”, është shprehur Kremlini në një deklaratë zyrtare .

Ndërkohë zëvendës ministri i Jashtëm rus Sergei Vershinin, i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë menjëherë aktivitetet në territoret palestineze, ndërsa shtoi po ashtu se Moska ka bërë thirrje që të respektohet “status quao-ja” e vendeve të shenjta të Jeruzalemit, shkruajnë mediat e huaja.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

“Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e shqetësuar nga dhuna dhe humbja e jetëve të civilëve. Ne duhet të shohim në mënyrë urgjente një ulje të tensioneve mes vendeve”, ka shkruar Johnson në rrjetin social “Twitter”.

Nga ana tjetër presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u bëri thirrje izraelitëve dhe Palestinëve që të ndalojnë luftimet për të shmangur viktimat.

LEXO EDHE:  Ushtronin kontrolle për respektimin e masave anti-covid/ Infektohen 3 punonjës të ISHSH dhe një i AKU-së

LEXO EDHE:  Ushtronin kontrolle për respektimin e masave anti-covid/ Infektohen 3 punonjës të ISHSH dhe një i AKU-së

“Jam shumë i shqetësuar nga dhuna dhe humbja e jetëve që po raportohet. Prioritet duhet të jetë de-përshkallëzimi dhe parandalimi i humbje së jetëve të pafajshme nga të dyja palët”, ka thënë Michel.

“Shpreh shumë shqetësim për përshkallëzimin e dhunës në Bregun Lindor, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor si edhe në Gaza”, është shprehur Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare me qendër në Hagë.

Gjatë këtij konflikti avionët izraelitë kanë shkaktuar dëmtime të rënda në Gaza. Një thirrje për ndërprerje të sulmeve ka ardhur nga Gjermania.

Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert tha se qeveria gjermane dënon sulmet e njëpasnjëshme, kundër qyteteve izraelite, duke u shprehur se këto sulme nuk mund të justifikohen.

“Izraeli ka të drejtën të vetëmbrohet kundrejt këtyre sulmeve”, ka thënë ai.

Sakaq ministri i Jashtëm italian pas bisedimeve me homologun e tij gjerman deklaroi se dhuna mes Izraelit dhe Palestinës duhet të marrë fund menjëherë.

“Ne i kërkojmë të gjitha palëve të marrin menjëherë masa që synojnë de-përshkallëzimin,” tha Ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio./CNA.al

LEXO TE PLOTE