LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve

23 Prill 2020, 18:51, Aktualitet CNA
Emërohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve

Dalja në ish-Bllok më 10 janar e Dritan Dajtit, i arrestuar për vrasjen e katër oficerëve dhe një biznesmeni, me pretendimin se ky i fundit do të rregullonte dhembët në një klinikë private, shkaktoi polemika të shumta.

Lidhur me këtë ngjarje Ministria e Drejtësisë njoftoi shkarkimin e disa efektivëve të policisë, mes të cilëve edhe drejtorit të Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçorrin.

Së fundmi mësohet se është emëruar dhe Drejtori i ri i Policisë së Burgjeve. Bëhet fjalë për Kryekomisar Enver Levani.

Enver Levani ka një karrierë mbi 15 vjeçare në Policinë e Shtetit, ku ka mbajtur detyra të ndryshme, nga Komandant i forcave Speciale ?RESI?, zv.komandant dhe shef seksioni në Repartin e Forcave Speciale RENEA dhe së fundmi kishte marrë dhe gradën Kryekomisar.

Gjithashtu, Kryekomisar Enver Levani ka qenë në janar të këtij viti kandidat për tu bërë drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH)./CNA.al

Lajmet e fundit nga