LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha përbuz Ahmetajn/ Kërkesa e çuditshme për Fevziun: Dezinfekto studion

23 Prill 2020, 20:28, Politikë CNA
Berisha përbuz Ahmetajn/ Kërkesa e çuditshme për Fevziun:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përbuzur mbrëmjen e sotme ministrin e Shtetit Për Rindërtimin Arben Ahmetajn, i cili ishte pak më parë në studion e emisionit “Opinion”.

Berisha i kërkoi moderatorit Blendi Fevziu të pastrojë studion, pasi pretendon se Ahmetaj ka mashtruar aty.

“Kërkesa ime është ta dezinfektosh atë studion nga mashtrimet e atij sharlatani të jashtëzakonshëm. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka listuar të gjitha vendet dhe ndihmën që ka dhënë për ekonominë, në këtë hartë të cilën ky sharlatan shpalli se ka dhënë 4%të GDP-së e cilëson Shqipërinë si vendin më të ulët në Europë. Shqipëria kë përqindjen më të ulët të GDP-së të kushtuar ekonomisë, në një kohë kur Gjermania e ka 30% të GDP-së”, theksoi Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga