LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ahmetaj flet për të punësuarit në dy biznese/ "Nëse njëri është i hapur, nuk fiton pagën e luftës"

23 Prill 2020, 19:34, Sociale CNA
Ahmetaj flet për të punësuarit në dy biznese/

Ministri i ngarkuar për situatën ekonomike të koronavirusit, Arben Ahmetaj, ka treguar se nëse dikush punon në dy biznese dhe njëri prej tyre rezulton i hapur, atëherë nuk e përfitojnë pagën e luftës që jepet nga qeveria.

Teksa u pyet për rastin e një qytetari që punon në dy biznese, ku njëri rezulton i hapur por nuk punon dhe tjetri është i mbyllur, Ahmetaj tha se ky rast duhet rishikuar.

“Rregulli është se nëse ti je i punësuar në një aktivitet që rezulton i hapur nuk përfiton. Është interesante kjo që thotë se njëri është i mbyllur, ndërsa tjetri është i pezulluar. Sistemi është shumë i rregullt pasi skualifikon në këtë rast, por duhet rishikuar”, deklaroi ministri në emisionin “Opinion”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga