Connect with Us

“A e ka ngrënë LSI dhe Meta, supën me lakuriqë të Surrelit?”/ Manjani bën thirrjen urgjente: Kjo është e paranueshme

Politikë

“A e ka ngrënë LSI dhe Meta, supën me lakuriqë të Surrelit?”/ Manjani bën thirrjen urgjente: Kjo është e paranueshme

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka komentuar “paqen” e bërë së fundi mes presidentit dhe kryeministrit, pasi një ditë më parë Meta miratoi ndryshimet në Kodin Penal.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan Meta në mënyrë të çuditshme dhe pa asnjë lidhje me detyrën sipas Kushtetutës, u shfaq si hartues, propozues i disa neneve të Kodit Penal madje, dje edhe si miratues i tyre.

“U bënë disa ditë që Ilir Meta është në qendër të konspiracionit publik. Në fakt në mënyrë të çuditshme dhe pa asnjë lidhje me detyrën sipas Kushtetutës, Ai u shfaq si hartues, propozues i disa neneve të Kodit Penal madje, dje edhe si miratues i tyre.

E përsëris që Presidenti i Republikës nuk është drejtor Kodifikimi që ti shkruajë projekt ligjet Parlamentit. Asnjë lidhje me Kushtetutën kishin propozimet e tij.”-shkruan Manjani.

Më tej, ai flet edhe për takime të shtuara dhe dreka të gjata mes Ramës dhe “baba Xhikes”.

“Nejse e kam fjalën tek konspiracioni që qarkullon natyrshëm. Ka njerëz që dëshmojnë se janë shtuar kontaktet e Presidentit me Kryeministrin dhe qeverinë. Flitet edhe për dreka me orë të gjata që qeveritarëve me “baba Xhiken” e deri djeshëm…!

Sinqerisht nuk e di janë apo të vërteta këto gjera. As çuditem e as më interesojnë shumë këto gjëra. Gjithmonë më ka pëlqyer të komentoj dhe kritikoj sjelljen publike e zyrtare të tyre, jo me kë hanë drekë dhe për sa orë.”-shkruan ish-ministri.

Megjithatë, Manjani thekson se pyetja se: “a e drodhi përsëri Ilir Meta”, mbetet për përgjigje serioze nga Ai vetë. Sa më takon, jam më i shqetësuar të kuptoj pozicionin politik të LSI-së sesa me kë drekoi “ish baba Xhikja”.

Sipas Manjanit, nëse do rezultojë e vërtete që Meta dhe LSI e kanë ngrënë supën me lakuriqë Surreli, sigurisht do ishte një ngjarje e rëndë.

“Braktisja e opozitës do ishte fatale për demokracinë. Natyrisht jo fundi i botës, por një goditje nën brez ndaj interesave të shqiptarëve për demokraci.

E përsëris: Nëse është e vërtetë sepse ende nuk besoj. Jam totalisht i bindur, sot më shumë se më parë, se vendi ka nevojë të Ristartojë shoqërinë demokratike, me ekonomi të tregut te lirë, me shtet ligjor e gjykata mbi çdo pushtet tjetër.”-thekson Manjani.

LEXO EDHE:  Vetingu në politikë/ Basha tregon arsyet pse nuk pranon Rama

Gjithashtu Manjani bën thirrjen urgjente për rotacion politik dhe për shembjen e monizmit, sikurse e cilëson ai pushtetin e Edi Ramës.

“Në këtë ide, më duhet të pranoj se opozita e sotme pëfshi dhe LSI, nuk është shumë premtuese. Por sidoqoftë kjo nuk më bën të heq dorë nga standardi minimal për të cilin vendi ka nevojë: RIVENDOSJA E PLURALIZMIT POLITIK DHE ROTACIONI.

Më së pari vendi ka nevojë të kthehet tek PLURALIZMI. Shteti i sotëm, kryetar i të cilit është Ilir Meta, është zyrtarisht MONIST. Ky është fakt jo supozim.

Në vijim normalja është që Edi Rama dhe modeli i tij politik duhen shkulur nga qeversja e vendit. Partia Socialiste ka nevojë të kalojë në opozitë. Kurthi psiqik se kush vjen nuk më josh aspak.

Rotacioni është i DOMOSDOSHËM. Të gjithë e dimë se cilido të vijë pas Edi Ramës, do jetë të paktën më normal.

Duhet të kuptojmë të gjithë njësoj se beteja elektorale nuk është se kush është më i miri ndër të këqinjtë. Jo!

Beteja do jetë të mbajmë politikën dhe shtetin MONIST, apo do rikthehemi tek demokracia? Do zgjedhim politikën e makaronave të lëmoshës, apo politikën e lirisë ku ushqimi nuk varet nga qejfi i shefit politik të radhës.

Kjo është çështja!Dhe duhet ta ndajnë Shqiptarët këtë gjë.

Asnjë lider nuk është më i mirë se tjetri, por MONIZMI nuk i ndryshon kurrë udhëheqsit, ndërsa DEMOKRACIA po. Të paktën i ndryshon.

Sa më takon nuk heq dorë nga demokracia. Nëse LSI do bëhej pjesë e shtetit monist, siç është sot Presidenti, pa dyshim që jemi në pozicione të kundërta. Uroj që jo!

Monizmi është i papranueshëm. Monizmi është shkaku i shtetit hajdut, të dhunshëm e arrogant. Harxhojmë kohë kot me denoncime hajnish, sepse ato janë të zakonshme në shtetin monist.

Prandaj duhet të ndeshemi me monizmin nëse demokracia është vërtetë ajo që kërkohet nga shumica e shqiptarëve. E nëse kjo shumicë bëhet bashkë pavarësisht inateve të vogla, shteti monist merr fund, pavarsisht kë ka kryetar.

E përsëris në mënyrë urgjente vendi ka nevojë për PLURALIZËM, ROTACION POLITIK dhe RISTART.”.”-shkruan në postimin e tij Ylli Manjani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  Vetingu në politikë/ Basha tregon arsyet pse nuk pranon Rama

LEXO EDHE:  Pse Basha e hoqi Ibsen Elezin nga gara?!

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqjet masive në Korçë/ Kadilli i del krah Andrea Manos: PD në krizë

Publikuar

-

Nga

Dorëheqjet masive në Korçë/ Kadilli i del krah Andrea Manos: PD në krizë

Ish-kryetari i degës, Andrea Mano dhe një grup anëtarësh të kryesisë së PD-së së Korçës, më shumë se gjysma e saj dje dhanë dorëheqjen, duke e lënë këtë degë në kaos të plotë.

Këto zhvillime janë komentuar dhe nga ish rivali i Lulzim Bashës, Fatbardh Kadilli.

I ftuar në “Repolitix” Kadilli tha se ky ishte një shpërthim nga shpërfillja dhe mos marrja në konsideratë e kontributeve individuale në parti dhe mungesa e partneritetit me Lulzim Bashën.

Ai foli dhe me konsideratë për Andrea Manon, të cilin e konsideroi një figurë që ka punuar fort për PD.

LEXO EDHE:  Gjiknuri i përgjigjet opozitës/ Ne sollëm një draft, ODIHR nuk shprehet mbi sherre

LEXO EDHE:  Fshehën 38 milionë lekë të ardhura/ Ndëshkohet subjekti, bllokohen 1.6 mln litra gaz

Ishte një shpërthim nga shëpërfillja, mosmarrja në konsideratë e kontributeve individuale.

Zoti Mano e ka ndier me tepër sepse është një figurë politikë e investuar shumë individualisht.

Të gjitha betejat personale i ka marrë vetë. Është kandidati për bashkinë që ka arrititur rezultatin më të mirë historik.

Ka punuar fort por nuk ka marrë meritën për punën.

Situata nuk është vetëm në Korçë, por gjithandej. Është e qartë që mungon partneriteti me Lulzim Bashën.

Janë persona që kanë investuar politikisht një jetë të tërë”, shtoi Kadilli./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balluku në Rrogozhinë: Pushteti lokal të mbledhë lekët e ujit nga qytetarët, do investohen

Publikuar

-

Nga

Balluku në Rrogozhinë Pushteti lokal të mbledhë lekët e ujit nga qytetarët, duam ta çojmë cilësor në rubineta

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, ishte sot në Rrogozhinë ku ka inspektuar ujësjellsin e ri të qytetit.

Balluku u shpreh se gjatë viteve të fundit janë bërë investime në rrjetin e shpërndarjes së ujit, por theksoi se problem mbetet mbledhja e të ardhurave në këtë sektor.

“Qytetarët arrijnë ta kuptojnë një investim vetëm kur rrjeti i shpërndarjes është funksional. Ky ka qenë një qytet që kishte të bazuar shpërndarjen në ujë edhe me çezma publike. E kemi me merak që investohet shumë në sektorin e ujit por akoma nuk kemi mentalitet të qartë për pagesat e ujit. Ju e dini shumë çfarë reforme është bërë. Të ardhurat që mblidhen investohen në rrjet të shpërndarjes së ujit për të pasur sa më pak ndërprerje. Ne po investojmë, do vazhdojmë të investojmë në rrjetin e shpërndarjes.

Por është detyrë e rrjetit lokal. Uji është një e drejtë bazike. Ne duam të çojmë ujë cilësor në rubinetat e qytetarëve. Për ujë pa bakterie dhe mikrobe. Këto janë shërbime dhe investime që duhen paguar. Do ketë një kontroll më të madh për pagesat në të ardhmen. Duhet bërë një reformë e ngjashme me atë të energjisë elektrike. Jemi sensitivë sa i përket çmimit të ujit. As ai çmim që kemi vendosur nuk mblidhet nga pushteti lokal. Është e domosdoshme të kontribuojmë në këtë proces”, tha Balluku.

LEXO EDHE:  Fshehën 38 milionë lekë të ardhura/ Ndëshkohet subjekti, bllokohen 1.6 mln litra gaz

Ajo nënvizoi rëndësinë e ndërhyrjes në rrjetin e shpërndarjes së ujit në Rrogozhinë, për shkak edhe të rritjes së numrit të banorëve që nga koha e ndërtimit të tij.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha ka një mesazh për Ramën, Bashën dhe Metën/ Ndollën retë e zeza…

“Duhet thënë që ky është projekt që do t’i japë zgjidhje një problematike të madhe që ka pasur qyteti i Rrogozhinës ka pasur. Këtu rrjeti është ndërtuar në 67 për 4800 banorë. Sot në qytet kemi të regjistruar mbi 13 mijë banorë. Kështu që gjithçka që kemi bërë”, tha ajo.

 

LEXO TE PLOTE