Connect with Us

Thirrja për protesta kundër qeverisë/ Berisha “përplaset” me Bashën?

Politikë

Thirrja për protesta kundër qeverisë/ Berisha “përplaset” me Bashën?

Publikuar

-

Berisha lan duart nga humbja e PD-së/ Përgjegjësinë ia hedh Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në një lidhje direkte në ABC e Mëngjesit me Enkel Demin, ku ndër të tjera është pyetur edhe nëse opozita do të thërrasë së shpejti qytetarët në protestë.

Enkel Demi i kujtoi Bashës, se ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje mediatike ka thënë se duhet të dalin në protestë.

Ndërsa kreu i PD-së, mohoi që opozita do të thërrasë protesta. Sipas tij janë qytetarët ata që duhet të protestojnë dhe jo t’i thërrasë opozita.

“Nuk i nxjerr opozita njerëzit në protestë, opozita ka mbështetur dhe mbështet çdo protestë kundër padrejtësisë”-tha Basha.

Enkel Demi insistoi tek pyetja, ndërsa tha se unë mund të bëj një lajm sot “Opozita së shpejti thërret protesta”, dhe ju nuk do ta përgënjeshtroni?

LEXO EDHE:  “Kujt i referohet me llum”!/ Nishani nuk kursehet ndaj Bashës: E ka tejkaluar...

Por, Basha sërish nuk ishte në gjendje të thoshte nëse opozita do të therrasë protesta, duke mbajtur kështu një qëndrim të kundërt me atë të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD-së, Sali Berisha.

“Unë e shpall axhendën e protestave vetë, por asnjëherë nuk përgënjeshtrojmë shkrime që dalin në media të cilat i vënë në gojë opozitës atë që duan vetë.

Opozita nuk është rojtari i hambarit të protestave, opozita ka për detyrë ti mbështesë, por janë qytetarët ata që duhet të protestojnë”-tha Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Basha “lëshon” Desada Metajn/ Sulmon mediat, i rikthehet llumit

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm, duke shpërndarë në rrjete sociale,  një status të Desada Metajt, e cila ironizonte kryeministrin Edi Eama dhe analistët pro tij.

Basha shkruan se politikanët e korruptuar, mediat klientele të Ramës dhe oligarkët janë bashkë kundër ndryshimit të Partisë Demokratike.



Më tej ai është ndalur tek Vettingu në politikë, duke iu rkthyer llumit që ka filluar ta përmende në çdo dalje kohët e fundit.

LEXO EDHE:  Artan Fuga zbulon detajet/ Ja çfarë do të ndodhë pas ikjes së Valdrin Pjetrit

LEXO EDHE:  “Kujt i referohet me llum”!/ Nishani nuk kursehet ndaj Bashës: E ka tejkaluar...

“Politikanët e korruptuar, mediat kliente të Ramës & oligarkët,janë bashkë kundër ndryshimit & të PD në Shqipëri. E duan Shqipërinë në gjunjë, ku ata fitojnë dhe shqiptarët humbasin. Nuk do ja dalin! Do ta pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit,nga veset & pazaret e tyre. Vetting në politikë”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Horoskopi për ditën e sotme, 26 tetor 2021

Publikuar

-

Nga

Puna, dashuria dhe financat/ Horoskopi javor, 28 Shtator-04 Tetor

Dashi

Një letër apo telefonatë pasionante mund të vijë nga një mik i ngushtë ose një partner romantik. Tregohuni i sjellshëm! Nëse keni menduar të shkruani, kjo është dita. Imagjinata juaj po fluturon nga kreativiteti. Lërini fjalët të rrjedhin dhe mos u kapni shumë me gramatikën dhe strukturën tani.

Demi

Mund të keni një talent artistik që nuk e keni shfrytëzuar ende. Sot mund të ndodhin ngjarje që ju bëjnë të dëshironi të provoni gjëra të reja. Kjo është një kohë e mirë, pasi frymëzimi juaj është i lartë. Mos e gjykoni veten shumë ashpër nëse përpjekjet tuaja nuk përputhen plotësisht me pritjet tuaja.

Binjakët

Anëtarët e familjes mund të dëshirojnë të bëjnë ndryshime në shtëpinë tuaj, të tilla si rimodelimi, ridekorimi ose mobilimi, por mund të ketë mosmarrëveshje rreth ndryshimeve të nevojshme. Të gjithë do të kenë një ide të ndryshme. Kjo nuk është një ditë e mirë për të bërë plane të tilla.

Gaforrja

Keq komunikimi me një partner romantik mund t’ju bëjë që të shkruani ose lexoni poezi dashurie ose një histori të një lloji tjetër. Është më e rëndësishme që të pastroni keqkuptimin me personin e veçantë në jetën tuaj. Mos lejoni që pasiguria juaj t’ju pushtojë.

Luani

Një mik apo grup i ngushtë me të cilin jeni lidhur mund të ketë probleme me paratë. Mund t’ju kërkohet të ndihmoni, por kini kujdes. Është e dyshimtë që personi ose organizata do të jetë në gjendje t’jua kthejë ato. Një synim për të cilin keni punuar mund të ngecë. Merrni një ditë pushim dhe më pas rregulloni gjithçka.

Virgjeresha

Ju pëlqejnë njerëzit që ju rrethojnë, por ndonjëherë mund të jeni shumë kritik. Sot mund ta keni të vështirë të integroheni në një grup. Dinamika e grupit mund të mos ju tërheqë. Gjithçka që dëshironi të bëni është të shkëputeni. Përpiquni të gjeni vendin tuaj në grup.



Peshorja

Konfuzioni rreth çështjeve metafizike ose shpirtërore mund t’ju bëjë të kërkoni qartësi përmes hulumtimit. Biseda me miqtë mund të jetë e dobishme, por është e rëndësishme të mbani mend se ata mund të jenë aq të hutuar sa ju. Diskutimet dhe teknologjia interesante do të bëjnë ndryshimin.

LEXO EDHE:  “Kujt i referohet me llum”!/ Nishani nuk kursehet ndaj Bashës: E ka tejkaluar…

LEXO EDHE:  “Është nëna e krimit!”/ Berisha "ia numëron një për një" Ramës

Akrepi

Një lloj i ri lidhjeje mund të krijohet me dikë që e konsideroni mik. Ndoshta zbuloni një interes të ndërsjellë ose papritmas shihni mikun tuaj në një sfond të ri. Kjo mund të jetë e bukur, por përpara se të ndërmerrni ndonjë angazhim, përpiquni ta njihni pak më mirë personin. Ju mund të mos e shihni atë në mënyrë objektive.

Shigjetari

Diçka e rëndësishme për ju po ndryshon. Mund të jetë një karrierë ose një marrëdhënie romantike. Konfuzioni mund të mbizotërojë në mendimet tuaja sot. Ju nuk jeni të kënaqur me një të ardhme të pasigurt. Ju duhet ta mendoni shumë këtë përpara se të merrni një vendim.

Bricjapi

Një siklet fizik mund t’ju bëjë të ndiheni jo mirë. Me shumë mundësi nuk jeni vërtet i sëmurë. Jeni të lodhur dhe të stresuar, por mund t’ia dilni mbanë gjatë ditës. Zhgënjimi me dikë që e keni admiruar mund të jetë gjithashtu në mendjen tuaj.

Ujori

Një takim romantik i shumëpritur mund të anulohet ose të jetë më pak shpërblyes nga sa kishit shpresuar. Dyshimet për të ardhmen e kësaj marrëdhënieje mund të lindin. Kjo nuk është dita për të marrë ndonjë vendim përfundimtar për çështje serioze. Prisni disa ditë derisa të ndiheni pak më të sigurt dhe më pas vendosni.

Peshqit

Një vizitor në shtëpinë tuaj mund të sjellë informacion jo të besueshëm. Mos e merrni me vlerë nominale çfarëdo që thotë ky person. Sa i përket romancës, pasionet tuaja janë të larta dhe nevoja juaj për intimitet është e njëjtë. Nuk ka gjasa që sot të keni ndonjë takim vërtet romantik, të paktën të kënaqshëm.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ahmetaj i përfshirë në aferën e inceneratorëve”/ Këlliçi: Ka qenë në një makinë me Mirel Mërtirin

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka deklaryar mbrëmjen e sotme se ministri Arben Ahmetaj është i përfshirë drejt për drejt në aferën e inceneratorëve.

Në një intervistë për emisionin “Drejt”, Këlliçi solli në vëmendje një aksident në Maqedoninë e Veriut, ku ishte i përfshirë Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri. Ai tha se kjo nuk është rastësi që ata gjendeshin të dy brenda një automjeti, duke shtuar se nëse kanë kundërshti le ta padisin në gjykatë.

LEXO EDHE:  “Kujt i referohet me llum”!/ Nishani nuk kursehet ndaj Bashës: E ka tejkaluar…

LEXO EDHE:  Bumi i investimeve është droga



Shpresoj që SPAK të zgjohet nga gjumi për aferën e inceneratorëve. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë më opozita apo shoqëritë civile. Arben Ahmetaj është i përfshirë drejtpërdrejt në këtë aferë. Le të kujtojmë aksidentin që ka bërë me Mirel Mërtirin në Maqedoninë e Veriut, çne të dy në një makinë. Le të më padisin mua nëse nuk është e vërtetë”, tha Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE