LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërheqja e padisë ndaj "Bild"/ Paloka: Rama e pranoi vjedhjen, radha e gjyqësorit të ndëshkojë përgjegjësit

22 Prill 2020, 16:03, Politikë CNA
Tërheqja e padisë ndaj "Bild"/ Paloka: Rama e pranoi

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar sërish lidhur me tërheqjen e padisë nga kryeministri Edi Rama ndaj gazetës gjermane “Bild”, e cila publikoi audiopërgjimet për vjedhjet e votave.

Paloka thotë se zbythja e Ramës para ?Bild?-it është përfundimisht kapitullimi i tij publik përpara atij që demokrati e quan fakt, se që nga 2013 zgjedhjet në Shqipëri blihen dhe manipulohen nga një organizatë kriminalo-politike e vetëquajtur ?Rilindje?.

Sipas tij, përgjimet e kryera nga vetë Prokuroria shqiptare dhe të publikuara nga ?Bild? konfirmonin pa asnjë dyshim se strukturat e ?rilindura? të PS dhe funksionarët e tyre më të lartë në bashkëpunim me krimin, kanë organizuar blerjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve të pakten në dy raste, atyre lokale në Dibër dhe zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Ai thekson në një postim në rrjetet sociale se kjo është denoncuar dhjetëra herë nga opozita, por ndërkombëtarët nuk e kanë pranuar plotësisht. Demokrati e cilëson këtë akt të Ramës si pranim të fajit dhe i kërkon sistemit të drejtësisë të gjejë përgjegjësit dhe t’i ndëshkojë.

“Pikërisht jehona dhe diskretitimi në opinionin ndërkombëtar, e detyroi Ramën që të shpallte se do e hidhte në gjyq ?Bild?-in për shpifje. Ai ishte i bindur në absurditetin e aktit të tij, me bindje e hodhi atë hap falls sepse si hileqar i lindur shpresonte që me atë lëvizje ta mpakte fillimisht efektin e denoncimeve të ?Bild?-it dhe të fitonte kohë. Të fitonte kohë me vetëbesimin se aftësitë e tij korruptonjëse, do ta nxirrnin dhe një herë pa lagur. Por tentativat e tij për të kompromentuar gazetën apo gazetarin, jo vetëm dështuan por dhe u diskretituan me turp. Rama harroi se nuk po vepronte në terrenin e tij, ku është mësuar të korruptojë nga të gjitha anët, shqiptare e jo vetëm.

Në këto kushte i mbetej që ose të përballej në gjyq ose të tërhiqej! Përballja në gjyq do ishte dërrmuese për Ramën sepse jo vetëm do të humbiste gjyqin, jo vetëm do të rikthente dhe një herë në qendër të vëmendjes manipulimin e zgjedhjeve, por siç kishte paralajmëruar gazetari Tiede, do t’i viheshin përballe dhe fakte të reja për krimet dhe skandalet e tij!

Ja pse hileqari u zbyth dhe zgjodhi pikërisht kohën e pandemisë me shpresën se akti do të kalonte pa bujë. Por siç theksova që në krye, zbythja e Ramës nga gjyqi me ?Bild?-in është vetëm kapitullimi i tij publik përpara një të vërtete tanimë të njohur e të pranuar botërisht mbi manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Tërheqja e Ramës konfirmon blerjen dhe manipulimin e votave në Dibër dhe Durrës. Rama e pranoi, tani është rradha e gjyqësorit të çojë para drejtësisë përgjegjësit. Zbardhja e shitblerjes së votave është kusht edhe për nisjen e bisedimeve për anëtarësim”, nënvizon Paloka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga