LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi në Kanada/ Rritet numri i viktimave nga të shtënat me armë

22 Prill 2020, 12:32, Kosova & Bota CNA
Sulmi në Kanada/ Rritet numri i viktimave nga të shtënat me

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi me armë i ndodhur në Kanada fundjavën e kaluar, duke shkuar nga 19 në 23.
Mes viktimave është edhe një adoleshent, 17 vjecar.

Sipas autoriteteve, sulmuesi i dyshuar, i maskuar si polic, ka hapur zjarr mes njerëzve dhe më pas është vrarë nga policia.
Policia ka paralajmëruar më herët se numri viktimave mund të rritet, pasi ajo ka qenë duke hetuar 16 skena të ndryshme të krimit.

Autoritetet nuk e kanë përcaktuar ende motivin e krimit, por kanë thënë se sulmuesi i ka njohur disa nga viktimat.
Sulmi është cilësuar si më i rëndi në Kanada që nga viti 1989, kur një sulmues ka vrarë 15 gra në Montreal./CNA.al

Lajmet e fundit nga