Connect with Us

Rama flet për strategjinë/ Do aplikojmë qasjen taktike “macja me miun”

Politikë

Rama flet për strategjinë/ Do aplikojmë qasjen taktike “macja me miun”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama në komunikimin live teksa shpjegoi se si do bëhet hapja në të gjithë vendin ka folur edhe për qasjen taktike.

Rama tha se staregjia ndaj luftës nuk ndryshon shumë nga ajo e vendeve të tjera, por qasja do të jetë më e ndryshme taktikisht.

“E para faza dy e strategjisë tonë të luftës nuk ndryshon shumë nga ajo e vendeve të tjera. Qasja jonë do jetë pak më  e ndryshme taktikisht. Pse? Virusi nuk ikën meqë ne rrimë mbyllur. Kur ne rrimë mbyllur virusin nuk vret dot, por ai është aty pas derës tonë dhe sapo dalim jemi të ekspozuar nga mundësia që ai të na godasë.

LEXO EDHE:  Premtimi për rritje pagash/ Mjeku i kthehet ashpër Ramës: Firmose që nesër!

Deri kur të dalë vaksina, mblidheni mendjne se  duhet të jemi të vëmendshëm dhe se nuk duhet të shkelim më nga shtëpitë e njëri tjetrit pa u zhdukur ky armik. Por as nuk mund të mbyllemi dot pafundësisë pa gjeneruar më të ardhura për familjen kur kanë mbaruar kursimet dhe personat që mund të ndihmojnë, kjo është e papranueshme qoftë për një familje e qoftë për një shtet.

Atëherë si i bëhet? Është si loja macja me miun, që iu duhet të dal për tu ushqyer edhe pse rrezikohet nga macja dhe qëllimi i tij është që të ruhet dhe nga macja, njësoj si ne me virusin”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Baton Haxhiu zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit është përfshirë në një debat të ashpër sonte në ‘Opionin’ me Analisti politik Baton Haxhiu.

Teksa po diskutohej për përplasjen mes Ramës dhe Kurtit, Haxhiu i është drejtuar Alizotit të mos e shajë Ramën, pasi shumë shpejt do të jenë krah tij, duke aluduar për një bashkëqevrisje të mundshme.

Kjo deklaratë e Alizotit u kundërshtua, duke thënë se nuk ka për të qenë asnjëherë krah Ramës.

Debati:

Alizoti: Ju jeni bashkë me Ramën

LEXO EDHE:  “Prokurori i Durrësit mbështet bandat kriminale”/ KLP “i kthehet” Ramës

LEXO EDHE:  Prokuroria po përgatitet të marrë të pandehur Ramën



Haxhiu: Unë kam respekt dhe e kam për nderë të jem mik i Ramës. Kam respekt maksimal për të.

Alizoti: Në rregull, kështu miqsh ka Edi Rama. Ju roj miqësi të gjatë.

Haxhiu: Uroma mu, uroj dhe vetes se do dukesh afër tij.

Alizoti: Jo, Jo nëse unë do dukem afër tij do kërkoj ndjesë. Alizoti nuk ka për të qenë asnjëherë në krah të Ramës. Rri ti në kraj të Ramës dhe je rehatë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milionë spektatorë”/ Kreshnik Spahiu ironizon politikën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar politikën që bëhet në Shqipëri, duke thënë se është një telenovelë me 4 protagonistë kryesorë, Metën, Bashën, Ramën dhe Berishën, të cilët përloten në çdo seri të filmit.

Spahiu ka deklaruar se në film ata vriten 4, ndërsa në realitet jetojnë të 4 të lumtur.

“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.

Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.

Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.



LEXO EDHE:  Shifrat nuk njohin ulje/ Rreth 1000 raste të reja në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën sot

LEXO EDHE:  Premtimi për rritje pagash/ Mjeku i kthehet ashpër Ramës: Firmose që nesër!

Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.

Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milion spektatorë, që s’e pranojnë që eshtë film, dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat….

Në film vriten të 4. Në realitet jetojnë të 4, të lumtur..”, thotë Spahiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“SHBA nuk ka fuqi t’i blejë askush”/ Rama i përgjigjet akuzave të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Kryeministri Edi Rama në “Open” nuk ka preferuar të komentojë shpalljen “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Për shkak të detyrës unë di edhe gjëra të tjera.  S’kam asnjë koment për shpalljen non grata të Berishës. Një koment do ta politizonte”, ka thënë Rama.

Gjithashtu Rama iu është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Berisha, i cili në deklaratat e tij është shprehur se Rama dhe Soros kanë lobuar në lidhje me marrjen e vendimit për shpalljen “non grata”.

LEXO EDHE:  Plasi skandali “Xhafaj”/ U gëzua Saimir Tahiri

LEXO EDHE:  Plasi skandali “Xhafaj”/ U gëzua Saimir Tahiri



Rama është shprehur se SHBA janë superfuqi dhe nuk ka miliarder apo pasanik që mund të ndikojë në vendimmarrje.

Sikur SHBA dhe DASH të funksionin me lobime imagjino sa diktatorë mund ta kishin blerë Amerikën deri më tani. SHBA-të nuk ka fuqinë t’i blejë askush.

Nuk funksionojnë SHBA-të me lobime. Janë super fuqi. Nuk ka asnjë koalicion pasanikësh që mund të influencojnë tek ata për vendimmarrje”, është shprehur Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE