Connect with Us

“Piku është kaluar”/ Tomini: Parashikojmë rritje të të infektuarve nëse…

Shëndeti

“Piku është kaluar”/ Tomini: Parashikojmë rritje të të infektuarve nëse…

Publikuar

-

Shefja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini, tha se hapja graduale e bizneseve dhe lehtësimi i masave do të çojë në ekspozim të kontrolluar të popullatës.

Ajo theksoi se për këtë arsye parashikojnë një rritje të numrit të rasteve gjatë ditët në vijim. Specialistja e epidemiologjisë deklaroi në një lidhje me A2 se piku është kaluar, por sipas saj ende nuk duhet të tregohemi entuziastë.

“Piku është kaluar tashmë, por duhet frenuar entuziazmi dhe të jemi të rezervuar. Prandaj po bëhet një hapje graduale dhe indikatorët do të monitorohen në vijimësi. Masat bëjnë që popullata të ketë ekspozim minimal, por ky ekspozim minimal bën që popullata të mos imunizohet normalisht. Hapja graduale do të çojë në ekspozim të kontrolluar të popullatës. Parashikojmë rritje të numrit të rasteve në ditët në vijim, nëse nuk respektojmë të gjitha masat”, theksoi Tomini./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Numri i rasteve do ketë luhatje”/ Pipero: Koronavirusi nuk është shuar akoma

Publikuar

-

Nga

Mjeku Pëllumb Pipero deklaroi pak momente më parë se numri i rasteve të gjurmuara do të ecë me luhatje, ndaj mund të kemi herë më pak dhe herë më shumë të infektuar.

Ai tregoi se ata po ecin sipas numrit të shtrimeve në spital, ndërsa theksoi se virusi është mes nesh dhe nuk është shuar.

Teksa foli për numrin e viktimave në vendin tonë, mjeku bëri edhe një panoramë të përgjithshme të gjendjes së pacientëve të infektuar që shkojnë në spital.

“Duhet të themi që eksperienca e rasteve të rënda dhe të intubuara në të gjitha vendet nuk ka qenë e mirë. Në Amerikë kemi 2 në 10 që shpëtojnë, edhe në Itali po kështu. Por zërat dhe diskutimi apo debate midis shkencëtareve mbetet gjithmonë se sa i rëndë ka qenë dëmtimi në mushëri. Sa i mundur është rikthimi në jetë, për këtë arsye beteja ka qenë e disfavorshme.

Ne nuk kemi pasur raste të shumta të intubuara. Pjesa e më madhe ka qenë më maskë oksigjeni, ku sot kemi një rast të intubuar në spitalin Covid 2. Arsyeja e thashë edhe njëherë është dëmtimi masiv i mushkërive. Në rast se mushkëritë dëmtohen oksigjeni nuk shkon në gjak, gjendja është e ndërlikuar. Duhet të them kjo ka qenë një eksperiencë fare e re me shumë të panjohuara, në aspektin epidemiologjik, laboratorik. Natyrisht në fillimet e saj na kanë ardhur edhe raste, të lehta, të rënda dhe shumë të rënda. Tani na vijnë në gjendje mesatarisht të rëndë.

LEXO EDHE:  “8 efektivë të prekur nga koronavirusi”/ Ardi Veliu flet për gjendjen e tyre shëndetësore

LEXO EDHE:  "50 mijë persona mund të kenë qenë në kontakt me COVID-19"/ Mjeku zbulon kur do mposhtet

E kemi diskutuar dhe midis nesh dhe ndoshta besoj se ka një frikë për të ardhur në spital, sepse kanë frikë të veçohen nga famljarët, ose duhet të shikojmë te asistenca mjekësore për ta sjellë në kohën e duhur. Me shumë ka të bëjë më frikë e qytetarit për të kërkuar ndihmën në kohën e duhur. I kemi këshilluar qytetarët që në këtë kohë kur kanë shenja të telefonojnë numrin 127 për të marrë ndihmën mjekësore”, nënvizoi Pipero në një lidhje me Syri Tv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbajtja e maskës në kohën e koronavirusit/ OBSH: Çfarë duhet të bëni tjetër për t’u mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri, me anë të disa këshillave tregon çfarë duhet të bëjmë që të mbajmë maska në mënyrë të sigurt.

Me lehtësimin e masave shtrënguese, është këshilluar që të përdoren maska pasi me studimet e fundit është kuptuar se virusi qëndron në ajër për një kohë të konsiderueshme.

OBSH, thekson që duhet të kemi parasysh që maskat pa ndjekur rregullat e duhura të higjienës nuk mund t’ju mbrojnë nga virusi korona.

“Disa këshilla se çfarë duhet të bëjmë apo të mos bëjmë, që na ndihmojnë për vendosjen e maskës në mënyrë të sigurt 😷
Por, mos harroni se maskat vetëm nuk mund t’ju mbrojnë nga #COVIDー19. Sigurohuni për ndjekjen e udhëzimeve të #DistancimitShoqëror, lani duart 🧼👐 shpesh dhe tërësisht, madje edhe teksa keni vendosur një maskë👇
Për të moshuarit mbi 60 vjeç dhe njerëzit me gjendje shoqëruese shëndetësore, është jetësore të:
✅Kontrolloheni për simptomat e zakonshme
✅Mbani të informuar familjen/miqtë tuaj në rast se keni nevojë për ndihmë
✅Kërkoni menjëherë shërbim të kujdesit shëndetësor, nëse hasni vështirësi me frymëmarrjen. Telefononi 📞 më parë, nëse është e mundur”, thuhet në njoftimin e OBSH./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

BE 20 mijë teste për COVID-19/ Ish-ministri i Shëndetësisë: “Shkundje” Shqipërisë për testim të gjerë

Publikuar

-

Nga

Pasi Bashkimi Europian i dhuroi Shqipërisë 20 mijë teste për COVID-19, vjen një reagim nga ish deputeti i PD, Tritan Shehu.

Sipas Shehut, mesazhi e thirrja e BE me atë donacion që realizoi, është një “shkundje” e fortë ndaj nesh për testim të gjerë me decentralizim e mobilizim të të gjitha kapaciteteve.

“Ky është projeksioni i BE për nivelin e testimeve në Shqipëri, shumë larg kjo nga sa është realizuar apo dhe sa do të realizohen nqs vazhdohet me ritmet e “breshkës”, centralizimin e hermetizimin, që dëmton edhe sigurinë e besushmerinë e procedurave, si dhe rrezikon procesin e “hapjes”.
Këto si dhe testimet imunologjike duhet e mund t’i ofrohen të gjithë popullesisë; të deklarosh se kjo është e lejuar vetëm për disa profesione është një menyrë paradoksale te vepruari, ndesh me të Drejtave Themeltare të Njeriut”, shkruan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE