LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Numri i rasteve do ketë luhatje"/ Pipero: Koronavirusi nuk është shuar akoma

22 Prill 2020, 15:15, Lifestyle CNA
"Numri i rasteve do ketë luhatje"/ Pipero: Koronavirusi nuk

Mjeku Pëllumb Pipero deklaroi pak momente më parë se numri i rasteve të gjurmuara do të ecë me luhatje, ndaj mund të kemi herë më pak dhe herë më shumë të infektuar.

Ai tregoi se ata po ecin sipas numrit të shtrimeve në spital, ndërsa theksoi se virusi është mes nesh dhe nuk është shuar.

Teksa foli për numrin e viktimave në vendin tonë, mjeku bëri edhe një panoramë të përgjithshme të gjendjes së pacientëve të infektuar që shkojnë në spital.

“Duhet të themi që eksperienca e rasteve të rënda dhe të intubuara në të gjitha vendet nuk ka qenë e mirë. Në Amerikë kemi 2 në 10 që shpëtojnë, edhe në Itali po kështu. Por zërat dhe diskutimi apo debate midis shkencëtareve mbetet gjithmonë se sa i rëndë ka qenë dëmtimi në mushëri. Sa i mundur është rikthimi në jetë, për këtë arsye beteja ka qenë e disfavorshme.

Ne nuk kemi pasur raste të shumta të intubuara. Pjesa e më madhe ka qenë më maskë oksigjeni, ku sot kemi një rast të intubuar në spitalin Covid 2. Arsyeja e thashë edhe njëherë është dëmtimi masiv i mushkërive. Në rast se mushkëritë dëmtohen oksigjeni nuk shkon në gjak, gjendja është e ndërlikuar. Duhet të them kjo ka qenë një eksperiencë fare e re me shumë të panjohuara, në aspektin epidemiologjik, laboratorik. Natyrisht në fillimet e saj na kanë ardhur edhe raste, të lehta, të rënda dhe shumë të rënda. Tani na vijnë në gjendje mesatarisht të rëndë.

E kemi diskutuar dhe midis nesh dhe ndoshta besoj se ka një frikë për të ardhur në spital, sepse kanë frikë të veçohen nga famljarët, ose duhet të shikojmë te asistenca mjekësore për ta sjellë në kohën e duhur. Me shumë ka të bëjë më frikë e qytetarit për të kërkuar ndihmën në kohën e duhur. I kemi këshilluar qytetarët që në këtë kohë kur kanë shenja të telefonojnë numrin 127 për të marrë ndihmën mjekësore”, nënvizoi Pipero në një lidhje me Syri Tv./ CNA.al

Lajmet e fundit nga