LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Nuk zbatonin masat/ Inspektoriati Shëndetësor vendos 2 gjoba dhe 2 pezullime fasonerish

22 Prill 2020, 17:49, Kronika CNA
Nuk zbatonin masat/ Inspektoriati Shëndetësor vendos 2 gjoba dhe 2

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kryer sot të tjera kontrolle në bizneset që vijojnë punën, për të parë nëse ndonjëri prej tyre i ka shkelur masat e vendosura për shkak të koronavirusit.

ISHH bën me dije se ssot janë kryer 70 inspektime në fasoneri dhe nga këto janë vendosur dy gjoba dhe dy pezullime aktiviteti në Durrës dhe Elbasan.

Fasonet e gjobitura dhe pezulluara nuk zbatonin masat mbrojtëse kundër Covid-19.

Ndërkohë, kujtojmë se nga data 12 mars 2020 janë kryer 581 inspektime dhe monitorime në fasoneri. 19 subjekte janë dënuar me gjobë ndërsa 11 fasonerive u është pezulluar aktiviteti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga