LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me çfarë duhet të kurohen të infektuarit?/ Berisha: Ilaçi i përgjithshëm është largimi i Edi Ramës

22 Prill 2020, 19:21, Politikë CNA
Me çfarë duhet të kurohen të infektuarit?/ Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur mbrëmjen e sotme për mjekimin që duhet të marrin të infektuarit me Covid-19.

Pyetjes së gazetarit Bejdo Malo në Fax News, Berisha iu përgjigj duke thënë se ilaçi i përgjithshëm është largimi i kryeministrit Edi Rama.

Përtej batutave, ish-lideri i demokratëve theksoi se për çdo shqetësim duhet që qytetarët të konsultohen me mjekun.

“Duhet të konsultoni me mjekun. Ilaçi i përgjithshëm është largimi i Edi Ramës, ndërsa për sëmundje të tjera duhet të konsultoheni me mjekun”, nënvizoi Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga