LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëdhëniet Rama-Meta/ Ngjela zbulon shkakun e konflikteve: Kryeministri nuk tërhiqet

22 Prill 2020, 18:12, Politikë CNA
Marrëdhëniet Rama-Meta/ Ngjela zbulon shkakun e konflikteve:

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar marrëdhëniet mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, të cilët duket se kanë lënë mënjanë përplasjet dhe janë bërë bashkë.

Sipas tij, konflikti Rama-Meta vjen si shkak i kundërshtive të këtij të fundit për Reformën në Drejtësi, por Ngjela pretendon se kreu i qeverisë nuk do pranojë të tërhiqet.

?Retorika mes palëve nuk është ngritur nga dëshirat individuale, në çdo moment ka një shkak dhe nëse nuk bie shkaku pasoja mbetet. Ata nuk janë konfliktuar për luftë, por për Reformën në Drejtësi, Rama e ka pranuar jo se e ka dashur por se ia kanë kërkuar, presidenti jo. Ka bërë gjithë ato veprime të pavlera, hidhu këtu kalo andej, bën atë shqiponjën. Ku ka president në botë të dali në mitingje, ky është rast katundaresk i një demokracie katundareske të shekullit 6, alpine. Nuk ma ha mendja të tërhiqet Rama sepse Reformën në Drejtësi nuk e drejton Edi Rama dhe Reforma në Drejtësi e kap presidentin, do shkojë në gjykatë dhe çfarë prodhon shihet nga argumentet që jep. Dyshime me pronat nuk ka. Shqipëria është në një moment ku duhet vendosur normaliteti përmes një drejtësia ndaj korrupsionit, nëse jo, të gjithë të humbur jemi. Vetëm nëse bashkohet edhe Rama me korrupsionin?, tha ai në një lidhje me Fax News./ CNA.al

Lajmet e fundit nga