Connect with Us

Koronavirusi do të ndryshojë botën?/ Pasojat katastrofike në ekonomi dhe masat që duhet të marrë qeveria

Politikë

Koronavirusi do të ndryshojë botën?/ Pasojat katastrofike në ekonomi dhe masat që duhet të marrë qeveria

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar vendimin e qeverisë shqiptare, për t’u tërhequr pjesërisht nga Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut, me pretendimin se kjo vjen për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Në një prononcim për CNA.al, Kulluri tha se kjo nuk është e lidhur me pamundësinë financiare të Shqipërisë. Kulluri vuri theksin tek e drejta e pronës, e cila sipas tij është një e drejtë natyrore e barasvlefshme me të drejtën e jetës.

                                                          Edvin Kulluri

Po ashtu ai ka folur edhe në lidhje me pasojat që do të ketë paandemia në ekonominë shqiptare.

Ai ka paralajmëruar se mbyllja e ekonomisë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, do të ketë pasoja katastrofike

Kulluri i drejtonedhe një mesazh të fortë qeverisë, ndërsa theksoi se tashmë duhen zgjidhje tët guximshme dhe ide të mençura, në mënyrë që ekonomia shqiptare t’i shpëtojë greminës. Ai theksoi gjithashtu se duhet që të rifillojë hapja e bizneseve.

“Lëshimet janë të domosdoshme dhe tashmë kurba e pandemisë ka arritur në një pikë horizontale, ee cila as nuk po rritet por as nuk po bie në vendin tonë, çka do të thotë se qeveria shqiptare duhet të mendojë se sit ë lirojë akoma më shumë sipërmarrjen e lirë apo edhe administratën publike që i shërben qytetarëve, drejt punës, sesa drejt mbylljes dhe karantinimit.”-tha ndër të tjera Kulluri.

Ish-aanëtari  i Këhsillit Kombëtar të PD-së, komentoi edhe atë çfarë po ndodh në arenën ndërkombëtare, pas shpërthimit të Covid-19.

“Pretendimi i sovranistëve dhe i populistëve para shpërthimit të epidemisë se globalizmi më shumë i ka shkaktuar kosto hemisferës perëndimore sesa ka prodhuar fitim, në këto 15 apo 20 vitet e fundit, rezulton që ka qënë pothuajse profetik.”-tha ndër të tjera Kulluri.

Më tej, ai theksoi se “Kriza e pandemisë të Covid-19, tregoi se institucionet ndërkombëtare ishin si “tigra prej letre”, sepse nuk ishin në gjendje që të vendosin norma dhe standarte të menaxhueshme dhe të kontrollueshme në të gjitha shtetet. Fakti është se progresin më të madh ekonomik në 20 vitet e fundit e ka shënuar Kina, ndërkohë që ekonomitë e vendeve perëndimore kanë pësuar rënie serioze dhe kanë pësuar dëme strukturore në ekonomitë e tyre”.

Më poshtë intervista e plotë e Edvin Kullurit për CNA.al:

Cfarë mendimi keni për vendimin e qeverisë shqiptare, që kërkon të pezullojë çështjet gjyqësore të Konventës të Drejtave të Njeriut në Europë?

Së pari mendimi im është se pezullimi i të drejtave dhe lirive bazike të Njeriut që ka pretenduar qeveria shqiptare pranë Gjykatës Europiane për të Drejtat e njeriut nuk është e lidhur me pamundësinë financiare të qeverisë për të kompensuar ish-pronarët që kanë fituar gjyqe me shtetin shqiptar ose që i kanë hedhur ato në gjyq për shkak të mos kthimit fizik të pronave të sekuestruara në vitin 45  e më pas gjatë regjimit komunist, apo më keq akoma për shkak të mungesës së vendimeve të Agjencisë së Kthimit të Pronave në vite për të kompensuar financiarisht këta ish-pronarë.

Natyrisht që situata e krijuar për shkak të pandemisë globale dhe epidemisë në radtin konkret në Shqipëri ka krijuar një dhe do të krijojë akoma më tej një mos realizim të ardhurash evident, të pranuar nga kryeministri, por mos harrojmë që çështja e të drejtës së pronës është një e drejtë themelore e njeriut, bashkë me atë të jetës.

Pra, askush nuk ka të drejtë ti marrë jetën dhe lirinë një individi pa një procedurë të rregullt gjyqësore dhe natyrisht edhe pronën private, që është një e drejtë e patjetërsueshme, natyrore, themelore e njeriut.

Nga kjo pikëpamje mendoj se jemi në kushtet e një problem shumë të madh politik, demokratik, me të cilin qeveria shqiptare duhet të përballet në mënyrën e duhur.

Kjo është shqetësuese dhe unë mendoj se problem i akumuluar i mos kompensimit dhe mos kthimit të pronave të lira sidomos, është një problem që po e mban zvarrë ekonominë dhe shoqërinë shqiptare prej 30 vitesh.

Natyrisht qasja e së majtës ka qënë gjithmonë negativiste ndaj të drejtës së pronës. E kanë në AND-në e tyre, si ish-parti komuniste, por edhe sot unë shoh një agresivitet të kësaj qeverie ndaj pronës private.

Ajo që më shqetëson është se opozita e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Zoti Basha, përveç dy-tre individëve të cilët kanë folur vazhdimisht për këtë çështje, duke përfshirë edhe personin tim nuk kanë një qëndrim të qartë për çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave. Ndërkohë që e gjithë klasa politike shqiptare harxhon energji pa fund për liri dhe të drejta sociale apo individuale të cilat janë krejtësisht të prëndësishme në raport me çështjen e pronës, siç janë të drejtat e minoriteteve apo shumë komuniteteve siç janë ato të LGBT, apo të drejta të cilat duan tiu japin deri edhe martesën çifteve gay, por jo të drejtën natyrore të pronës pronarëve legjitim. Kjo më shqetëson realisht dhe është një çështje për të cilën duhet të fillojmë të reflektojmë sa nuk është vonë.

Zoti Kulluri, qeveria shqiptare ka filluar të lehtësojë masat kufizuese të aktiviteteve ekonomike dhe për rrjedhojë edhe të lëvizjes së personave të angazhuar në këto aktivitete, duke nisur nga kjo javë. Si mendoni se do të jetë ecuria e ekonomisë shqiptare në javët dhe muajt në vijim? Nëse vazhdojmë në këtë gjendje të kufizimit të aktivitetit prodhues dhe orarit të reduktuar?

Së pari mendoj se qeveria shqiptare, si çdo qeveri tjetër e vendeve perëndimore apo edhe e vendeve të tjera të lindjes që janë prekur nga pandemia e koronavirusit janë në një presion shumë të madh në dilemën mes sigurisë së shëndetit public dhe vazhdimit të prodhimit, të tregtisë, të shkëmbimeve, të dhënies së shërbimeve, të cilat në fund të fundit përbëjnë atë që ne quajmë treg kombëtar apo treg global, në të cilin shtetet kanë krijuar një varësi të madhe prej njëri-tjetrit, që prej luftës së ftohtë.

Në këtë kuptim, mendoj se lëshimet janë të domosdoshme dhe tashmë kurba e pandemisë ka arritur në një pikë horizontale, ee cila as nuk po rritet por as nuk po bie në vendin tonë, çka do të thotë se qeveria shqiptare duhet të mendojë se sit ë lirojë akoma më shumë sipërmarrjen e lirë apo edhe administratën publike që i shërben qytetarëve, drejt punës, sesa drejt mbylljes dhe karantinimit.

Të dhënat që na vijnë është se deri tani në rend global dëmi ekonomik prej pandemisë së Covid-19 janë diku tek 3.2 trilion dollarë. Dhe natyrisht që sa më shumë të zgjasë kjo situatë pandemie dhe regjimet e kufizimit të aktivitetit prodhues dhe tregtar në të gjithë botën, do të vazhdojmë të kemi rënie të shifrave të Prodhimit Kombëtar Bruto të çdo vendi.

Por, ne na shqetëson natyrisht vendi ynë dhe ekonomia shqiptare, e cila edhe para kësaj krize ishte në nivelet e rritjes ekonomike, diku te midis 2 dhe 3% të PPB. Cka është një shifër shumë e ulët për një ekonomi në zhvillim si e jona.

LEXO EDHE:  “Mos prisni mrekulli nga qielli”/ Meta jep lajmin e keq për shqiptarët

Imagjinoni sikur parashikimet e FMN-së për një ekonomi me -5 % rritje të GDP=së në gjashtë muajt e ardhshmë të ishte realitet, kjo do të thotë se ne do të gjendeshim përpara krizës ekonomike më të madhe të 30 viteve të fundit, ku spikat natyrisht kriza e vitit 1997, prej të cilës Shqipëria pati një ngadalësim shumë të madh ekonomik dhe sidomos nga pikëpamja e reformave, të cilat ndaluan dhe u desh viti ’98, të ndërmerreshin sforca shumë të mëdha, për të rikapur ritmet e viteve ’92-’96.

Natyrisht që edhe kryeministri po mban një sjellje konservatore. Është më shumë i prirur drejt kufizimit sesa drejt çlirimit të kësaj energjie. Kjo është edhe tipar i tij politik dhe personal. Ai është i prirur ta shohë shoqërinë në funksion të shtetit dhe jo shtetin në funksion të shoqërisë.

Dhe natyrisht ky lloj mediokriteti it ë parit të ekonomisë dhe i progresit individual apo edhe të shoqërisë si një e tërë në raffish ekonomik, duke e kufizuar edhe ajo propozimet e veta, tek asistenciaalizmi apo ndihma ekonomike momentale ndaj individëve, janë shumica absolute e shqiptarëve që janë prekur nga kjo krizë.

Nuk shoh në tregun politik asnjë propozim serioz për të dalë nga ky ngërç ekonomik, i cili ka natyrisht dhe do të ketë akoma më keq në të ardhmen nëse vazhdojmë me këtë mbylljen e ekonomisë, pasoja katastrofike.

Është e dallueshme se sot sferës publike shqiptare, e kam kryesisht për ato ekonomike por edhe në media, i mungojnë dramatiksiht mendjet e mencura politike dhe ato në fushën e ekonomisë, për të bërë propozime serioze.

Në këto kohë duhet kurajo dhe natyrisht mbyllja, kufizimi, frika nuk janë kurajo, nuk ecin përpara.

Shqipëria nuk është lokomotivë e zhvillimit në asnjë vend në botë. Ne jemi vend i vogël që duhet ti përshtatemi dhe të shkojmë pas zhvilimeve, por ka mundësi për ta menaxhuar më mirë këtë situatë.

Unë poi u them vetëm diçka. Në zonat rurale në Shqipëri apo në qytezat me një numër të caktuar banorësh, 10, 20 apo 30 mijë banorë, kontaktet mes njerëzve janë nattyrshëm më të ulëta dhe mundësia për të pasur një përhapje të epidemisë, nëse respektohet një minimum rregullash, është e ulët.

Ndaj mendoj se përveç tre katër qyteteteve që janë qendra të mëdha urbane, ku kontaktet midis njerëzve janë frekuente dukshëm, mendoj se pjesa tjetër e Shqipërisë nuk ka pse të bllokohet në mënyrë uniforme me këto masa kaq drastike dhe kaq të rënda për xhepat e shqiptarëve dhe për ekonominë individuale dhe familjare.

Jemi në kushtet kur investimet e huaja në këto shtatë vite kanë qënë pothuajse zero. Imagjinoni sikur kjo rënie e qarkullimit të kapitalit, e mallrave dhe shërbimeve të zgjasë edhe muaj të tjerë, që do të kishte një faturë të jashtëzakonshme për ekonominë e vendit dhe për sistemin politik.

Fatkeqësisht pas çdo zhvillimi dramatic siç është ky, histotria ka treguar se ka pasur një çlirim energjie shumë pozitive më pas, në epokën që ka ardhur pas krizave dhe mendoj se shqiptarët do të kenë mundësi që të shohin “zbuluar” elittën politike që drejton sot vebdin, e cila është pa fantazi, pa kurajo dhe pa iniciativën e duhur për ta drejtuar vendin, dhe jo për ta penguar atë.

Zoti Kulluri, ka një debat shumë të madh sot në rang global midis shteteve kryesore perëndimore, si Gjermania, Amerika dhe Gjermania, të cilat kanë filuar të përflasin shifra të një dëmi ekonomik, të cilin do tia ngarkojnë Kinës si përgjegjëse për shpërndarjen Covid-19 në botë, duke mos paralajmëruar OBSH-në, duke lejuar 5 milion qytetarë të linin Ëuhanin gjatë periudhës së shpërthimit të epidemisë, dhe mbi të gjitha duke mos dhënë shifra të sakta të numrit të lartë të personave të prekur nga Covid-19 në muajt dhjetor-janar-shkurt.

A mendoni se ky tension që po krijohet do të hapë rrugën drejt një rendi të ri botëror?

Preetendimi i sovranistëve dhe i populistëve para shpërthimit të epidemisë se globalizmi më shumë i ka shkaktuar kosto hemisferës perëndimore sesa ka prodhuar fittim, në këto 15 apo 20 viteve të fundit, rezulton që ka qënë pothuajse profetik.

antaresimi i shqiperise ne BE

Kriza e pandemisë të Covid-19, tregoi se instittucionet ndërkombëtare ishin si “tigra prej letre”, sepse nuk ishin në gjendje që të vendosin norma dhe standarte të menaxhueshme dhe të kontrollueshme në të gjitha shtetet. Fakti është se progresin më të madh ekonomik në 20 vitet e fundit e ka shënuar Kina, ndërkohë që ekonomitë e vendeve perëndimore kanë pësuar rënie serioze dhe kanë pësuar dëme strukturore në ekonomitë e tyre. Kjo pasi shumë kompani perëndimore u spostuan nga SHBA, BE dhe vende të tjera të Europës, drejt Kinës, për të përfituar nga politikat shtetërore imponuese të Kinës ndaj klasës së vet punëtore dhe kostove të ulëta të operacioneve dhe prodhimit.

Që pas ardhjes së presidentit Trump në krye të SHBA dhe gjithë lëvizjet e tjera konservatore në Europë, dëbati ka qënë shumë i fortë. Në pjesën dërrmuese të vendeve të BE-së kemi sot kryeministra konservatorë, të cilët kanë kërkuar kthimin tek sovranizmi dhe tek interesat së pari të shteteve sovrane dhe pastaj tek institucionet ndërkombëtare. Pasi ato nuk kanë qënë në gjendje që të garantojnë një funksionin të tyre, në funksion të një të mire të përbashkët të këtyre shteteve anëtare.

Rasti i OBSH-së, që ishte disfunksionale dhe si pasojë presidenti Trump ndërpreu financimin është i dukshëm ashtu si dhe debate dhe kriza që ka shpërthyer sot në BE midis vendeve të jugut, Itali, Spanjë, Portugali, për korona-bondin nga vendet e BE-së, e cila nuk gjeti mbështetje nga vendet e veriut siç janë Gjermania, Hollanda, Belgjika, e të tjerë, tregoi qartë se edhe BE sot po i jep të drejtë të plotë euroskeptikëve, të cilët gjithmonë kanë menduar se Bashkimi Europian më shumë ka qënë një instrument për të përfituar vendet e veriut dhe të pasura, duke eksportuar drejt Jugut të Europës, sesa ka pasur një barazi në qëllime dhe në përfitime prej kësaj konfederate të pa plotësuar, që nuk mori asnjëherë formën e një confederate, por mbeti një hibrid midis nujë organizate ndërkombëtare dhe një konfederatee shtetesh.

Fakti është se eficensa e BE-së është shumë larg eficensës së shteteve fedeerale, siç është Gjermania apo SHBA, ku vendimmarrja është e menjëhershme dhe shpërndarja e burimeve është e drejtë dhe nëpërmjet insstrumentave të një qeverie federale e cila mbron interesat e të gjitha shteteve përbërëse njëkohësisht.

Kështu që unë mendoj se kjo krizë, pas asaj të 2007, tregoi edhe një herë se bota ka nevojë ta shikojë veten me sy të vërtetë dhe jo nën optikën dhe syzet e propagandës së shfrenuar liberale që ka shtyrë përpara një axhendë globaliste, prej të cilës ideatorët e globalizmit apo shtete prej të cilave ka buruar kjo ide, më shumë kanë humbur dhe tani po goditen në mënyrë të paperçedentë me krizën e pandemisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Jeni bërë turp i botës me Lul pisin”/ Demokratët ngrejnë dyshimet për lidhjen e Bashës me laboratorin e drogës në Xibrakë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD-së, Enkelejd Albieaj, ka postuar në rrjete sociale urimin e deputetit socialist Bujar Çela, me foton e ish diktatorit Enver Hoxha, për ditën e pavarësisë.

Alibeaj, krenohet se i ka kthyer përgjigjen e merituar dhe më pas e hedh në rrjete sociale.

“Është turp i madh dhe pashpirtësi njerëzore ky akt”, është përgjigjja e Alibeajt.

Mirëpo për demokratët, edhe Alibeaj është njësoj si deputeti socialist.

Dhjetra komente kanë vërshuar në postimin e Alibeajt nga demokratët, të cilët i kujtojnë atij, se deputeti në fjalë dhe kolegë e tij, janë në pushtet prej tyre.

Jeni bërë turpi i botës me gjithë Lul pisin…Kush do ta dekomunistizojë ju edhe Lulzim Basha që po mbani në parlament ca mbetje të komunizmit dhe që mbani në pushtet Edi Ramën”, shkruajnë demokratët.

LEXO EDHE:  Masat ndaj koronavirusit/ Kryegjyshata Botërore Bektashiane pezullon çdo aktivitet

LEXO EDHE:  Amerikanët heqin mërzinë dhe ankthet/ Alkooli “fluturon” nga raftet e dyqaneve të pijeve



Reagimi i demokratëve nuk ndalet më kaq. Ata vijojnë më tej duke e personifikuar Bashën me Enverin.

Ata heqin paralale mes Bashës dhe nipit të Enverit, që disa kohë më parë u kap me laborator droge.

“Një pyetje kam për ty z. Alibeaj. Çfarë lidhje kanë nipi i Enverit ai që kishte laborator droge me Lulin e PD-së? ..Lideri demokrat e ka mendjet me ngjy flokët por kokën e ka bosh…me këta do të bëni bashkëqeverisje”, shkruajnë më tej demokratët.

Më poshtë po sjellim reagimet që demokratëve, me të cilat fundosin deputetin e Bashës, Enkelejd Alibeaj dhe njëherësh vërtetojn se janë pro 11 Dhjetorit për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Greqia ndërton dy kampe të reja për migrantët

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Greqia ka hapur edhe dy kampe të tjera “të mbyllura” refugjatësh. “Fillon një epokë e re”, tha ministri i Migracionit, Notis Mitarachi me rastin e hapjes së objekteve në ishujt Leros dhe Kos. “Ne po i çlirojmë ishujt tanë nga problemi i migracionit dhe pasojat e tij. Imazhet që kujtojmë nga viti 2015 deri në 2019 tani janë një gjë e së kaluarës,” tha Mitarachi.

Me ishujt e saj në Egje, Greqia ishte pika kryesore e ardhjes në BE për më shumë se një milionë azilkërkues nga viti 2015, shumica e të cilëve vinin nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Ata erdhën me gomone nga Turqia – me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë. Por atje shpesh u duhej të qëndronin në kampe të mbipopulluara për një kohë të gjatë.

 Pa liri lëvizjeje

Kampet e reja për refugjatë janë të rrethuara me gardhe me tela me gjemba, të pajisura me kamera vëzhgimi dhe makineri me rreze X për kontrollet e sigurisë, si dhe dyer dhe porta magnetike që mbeten të mbyllura gjatë natës. Ato janë të vendosura në zona të largëta, gjë që kufizon më tej lirinë e lëvizjes së migrantëve. Në ndryshim nga kampet e mëparshme, këto të rejat kanë edhe ujë të pijshëm, tualete dhe më shumë masa mbrojtëse për banorët.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Delir në Miami, festohet vdekja e Fidel Castros

LEXO EDHE:  Historia e dhimbshme/ Motër e vëlla në luftë me koronavirusin



 “Kushte njerëzore”

Një objekt i parë i këtij lloji u përurua në shtator dhe dy të tjerë do të hapen në ishujt Lesbos dhe Kios. Bashkimi Evropian ka kontribuar me 276 milionë euro për ndërtimin e kampeve të reja të refugjatëve.

BE po hap “një faqe të re” në politikën e saj të migracionit, u tha gazetarëve zëvendëskryetari i Komisionit, Margaritis Schinas. Evropa do të vazhdojë të jetë një “strehë për të gjithë ata që ikin nga diktatura, lufta dhe persekutimi dhe është në interesin tonë që ne të ofrojmë kushte njerëzore”, shtoi greku. Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, aktualisht në Greqi ka rreth 96.000 refugjatë dhe azilkërkues./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Presion mbi delegatët që mbështesin 11 Dhjetorin”/ Paralajmëron Luan Baçi: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Luan Baçi ka deklaruar se edhe pse lidershipi aktual demokrat ka mbyllur dyert e selisë në Fier, takimet me qytetarët demokratë vazhdojnë.

Më tej teksa ka listuar emrat, Baçi thekson se demokratët janë këtu, çdo ditë e më shumë e përditë e më të fortë.

“Ne jemi ketu, çdo dite e me shume çdo dite e me te forte, takimet tona vazhdojne te perditshme edhe pse zyrat tona te PD Dega Fier i uzurpuan,  edhe pse vazhdojne te bejne presione mbi delegatet, kot e kane, kjo nuk do te na pengoj, qe ne 11 Dhjetor ne kuvendin historik te PDSH, pjesmarrja do te jete si asnjehere tjeter!



LEXO EDHE:  Masat ndaj koronavirusit/ Kryegjyshata Botërore Bektashiane pezullon çdo aktivitet

LEXO EDHE:  OBSH tregon “burimin” e epidemisë së koronavirusit

Per nje PD me te forte, me te bashkuar, me te hapur! Mos harroni jane delegat i verifikoni!

Edi Spaho; Ilir Luga; Robert Marku; Fatjon Hyskaj; Lulzim Gurguri; Vladimir Dashi; Dyrmish Feleqi; Ylvi Veshi; Behar Osmani; Gentian koci; Vasil Nika; Rrapi Gjika; Pandeli Tole; Alket Osmani; Enea Laze; Ledjo Kastrati; Tomorr Avdurramani; Shefqet krasniqi; Viktor Ago; Marsel Plaka; Xhevair Kolina; Eduart Ferko”, shkruan Baçi në një postim në rrjetin social facebook.

LEXO TE PLOTE