Connect with Us

KE ndihmë financiare 3 miliardë euro për 10 vende/ Sa i takojnë Shqipërisë

Ekonomi

KE ndihmë financiare 3 miliardë euro për 10 vende/ Sa i takojnë Shqipërisë

Publikuar

-

Komisioni Europian propozon një paketë ndihme ekonomike prej 3 miliardë euro për 10 vende fqinjë të Bashkimit Europian.

Ndihma do të jetë për situatën me COVID-19 dhe në këto 10 vende, mes tyre është edhe Shqipëria që i takojnë 180 milionë euro.

Ukraina do të përfitojë më shumë nga të gjitha me 1.2 miliardë euro kurse Jordania do të marrë 200 milionë euro. Po ashtu Kosova me Maqedoninë e Veriut do të marrin nga 100 milionë euro./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Parashikimi i FMN/ Qeveria do të mbledhë 600 mln euro më pak se plani në 2020

Publikuar

-

Nga

Kriza që përcolli në ekonomi pandemia Covid-19 do ndikojë negativisht planin e të ardhurave së paku me 16 për qind nga parashikimi fillestar i vitit 2020, sipas dokumentit të konsultimeve, që bëri me qeverinë ne kuadër te kreditimit të shpejtë nga kuotat.

Fondi parashikon që të ardhurat buxhetore do të jenë këtë vit rreth 430.4 miliardë lekë ose 72 miliardë lekë më pak se plani fillestar i vitit prej 503 miliardë lekësh. Rënia me 16 për qind këtë vit do të pasohet me rishikim në ulje të planit te të ardhurave buxhetore në tre vitet në vijim.

Fondi raporton se me 2021 të ardhurat totale do të arrijnë në 487 miliardë lekë nga 531 miliardë të parashikuara para krizës Covid.

Diferencat do të vijojnë së paku deri më vitin 2023. FMN parashikon që deficiti fiskal të rritet në rreth 5.5 për qind të PBB-së në vitin 2020.

Rënia e ekonomike e përllogaritur me rreth 5 për qind për Shqipërinë do të zvogëlojë të ardhurat (me mbi 2 për qind të PBB-së).

Për më tepër, për të adresuar goditjet, buxheti i rishikuar përfshin shpenzimet për rindërtimin (rreth 1.4 për qind të PBB-së), dhe masa shtesë në shpenzime për të kufizuar ndikimin e COVID-19.

LEXO EDHE:  “Ta doje aq shumë Shqipërinë, nuk jetoje jashtë”/ Alketa Vejsiu i kthen përgjigjen epike komentueses

LEXO EDHE:  "Ta doje aq shumë Shqipërinë, nuk jetoje jashtë"/ Alketa Vejsiu i kthen përgjigjen epike komentueses

Shtrëngimi i tregjeve financiare do të implikojë nevojën e mbetur të financimit fiskal gjatë vitit 2020.

Sakaq, muaji mars ka filluar të reflektojë pasojat e Covid-19 në ekonomi. Të ardhurat tatimore, që u arkëtuan në buxhetin e shtetit për periudhën janar-mars ishin 97 miliardë lekë, ose 4.5% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në mars u mblodhën nga tatimet e doganat 30 miliardë lekë, nga rreth 37 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie me rreth 19%. Në vlerë absolute janë rreth 6.9 miliardë lekë (56 milionë euro), të mbledhura më pak në krahasim me marsin 2019./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Qeveria ka shfaqur probleme”/ Irena Beqiraj: Do ketë ulje te investimeve dhe të produktivitetit

Publikuar

-

Nga

Ish-zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se në Shqipëri do ketë ulje të investimeve dhe prodhimeve, teksa po fliste për ndikimin e koronavirusit në ekonominë shqiptare.

Beqiraj kritikoi qeverinë se nuk është e qartë dhe i kërkoi të marrë menjëherë masa për ta ndaluar këtë gjë.

“Ekonomia e vitit 2020 ka rënë me 20 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, Nga ana fiskale ka më pak hapësira fiskale. Do ketë ulje te investimeve, të prodhimeve, të produktivitetit, qeveria të ndërhyjë. Kemi më pak politika fiskale. Duket të ketë një ndërhyje më të shpejtë me paketën e ndihmave. Qeveria ka shfaqur probleme me qartësinë dhe duhet implementim më i shpejtë i masave”, nënvizoi ish-zv.ministrja në një lidhje me emisionin “Krasta Show”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Eksperti i ekonomisë ngre alarmin/“Kriza ekonomike mund të sjellë pasoja më të mëdha se virusi”

Publikuar

-

Nga

Eksperti i Ekonomisë, Besart Kadia në një lidhje me emisionin “Open”, u shpreh se hapja e biznesve pas izolimit duhet të fillohej më herët.

Sipas tij kriza ekonomike mund të sjellë më shumë pasoja se vetë virusi.

“Mbyllja që po bën qeveria është një izolim në shtëpi dhe pasojat e këtij izolimi do të ndjehen shumë gjatë. Bisneset që janë hapur sot duhej të ishin hapur që para një jave.

LEXO EDHE:  U dyshuan për koronavirus/ Rezultojnë negativë rastet në Vlorë

LEXO EDHE:  Koronavirusi “shpërthen” në një qytet të Koresë së Jugut/ Njerëzit u infektuan në një kishë

Izolimi nuk është factor që u ndalua numri i të infektuarve. Italia ka kohë në izolim dhe shifrat vazhdonin të ishin të larta. SHBA është e izoluar dhe shifrat rriten çdo ditë. Suedia nuk është e izoluar dhe ka një situatë më të mirë se vendet e tjera. Hapja duhej të bëhej më përpara. Kriza ekonomike mund të sjellë pasoja më të rënda sesa virusi”, tha Kadia./CNA.al

LEXO TE PLOTE