LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

22 Prill 2020, 06:07, Sociale CNA
Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë

Edhe dita e sotme mbi vendin tonë do të karakterizohet nga moti i vranët në të gjithë territorin. Përsëri do të na shoqërojnë reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Por prej orëve të pasdites në zonën e veriut dhe atë të qendrës kemi ndërprerje të reshjeve dhe ato mbeten kryesisht në zonën e jugut.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 5°C në zonat malore deri në 12°C në ato të ulta dhe ato bregdetare. Për shkak të ndryshimit të masave ajrore në më të freskëta se sa sot; nesër pritet një rënie në temperaturat e mesditës. Në këtë mënyrë ato parashikohen jo më shumë se 10°C në zonat malore dhe 18-19°C në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Lajmet e fundit nga