LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jam refuzuar dhe përbaltur”/ Taulant Muka “zbraz” ankesat ndaj Ramës

22 Prill 2020, 21:10, Aktualitet CNA
“Jam refuzuar dhe përbaltur”/ Taulant Muka “zbraz”

Studiuesi Taulant Muka është shprehur kritik ndaj masave shtrënguese të qeverisë për parandalimin e përhapjen e pandemisë.

Në një lidhje me emisionin Byro Politike, ai tha se qeveria duhet të lirojë masat, nëse shifra për 27 viktima është real dhe nuk ka fshehje të  rasteve të tjera.

Muka u ndal dhe tek kontributi i tij, ndërsa tha se jo vetëm që nuk ka marrë ftesë por dhe është refuzyar dhe përbaltur.

?Unë e kam dërguar mesazhin tim për të kontribuar me kapacitetet që unë kam. Jo vetëm që nuk kam marrë një ftesë por jam refuzuar dhe jam përbaltur.  Ne i kemi numrat që unë kam parashikuar.Kam thënë se edhe nëse masat shkojnë mbi 80% po shkojnë 100 persona që ndërrojnë jetën. Modelet që unë solla i përkasin ecurisë së virusit në momentin kur unë e bëra. Nëse 27 personat janë numrat realë , është momenti të lirojmë masat, për ta zëvenëdësuar izolimin me masat inteligjente.

Më shqetëson izolimi që i bëhet fëmijëve. Fëmijët janë shumë më të ulët për t?u infektuar. Në familje ku ka pasur pacientë të infektuar është vënë re fëmijët kanë përqindje të ulët të infektimit. Shumë vende të botës kanë parashikuar hapjen e shkollave për fëmijët?, u shpreh Muka./CNA.al

Lajmet e fundit nga