LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Furnizuesi shqiptar i kafesë kapet me 4 kg kokainë/ Në shtëpi i gjenden 40 mijë euro

22 Prill 2020, 14:29, Kronika CNA
Furnizuesi shqiptar i kafesë kapet me 4 kg kokainë/ Në

Policia italiane ka arrestuar një 42-vjeçar shqiptar me rreth 4 kile kokainë. Furnizuesi i kafesë e kishte shfrytëzuar punën e tij si transportues kokaine.

Kanë qenë forcat e policisë së Firenzes që kanë dyshuar dhe më pas, kanë bërë arrestimin e 42-vjeçarit Erando Mara.

Policët kishin ndaluar automjetin me të cilin ai udhëtonte, ku sipas njoftimit të autoriteteve 42-vjeçari shqiptar deklaronte se kishte dalë për punë por nga ana e policisë është parë që ai ishte nervoz dhe ka nisur një kontroll më i imtësishëm i automjetit.
Poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit janë gjetur 3 pako me kokainë, një peshë në total prej 3.5 kile.

Policët duke parë dhe insistimin e qenit antidrogë kanë vijuar kërkimet në mjet duke gjetur dhe 1 kile tjetër kokainë, të fshehur në një pjesë tjetër të automjetit. Në shtëpinë e 42-vjeçarit në Faenza forcat e policisë kanë gjetur dhe 37.000 euro plus 1300 euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga