LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Flirti" Rama-Meta/ Basha refuzon të flasë: Nuk ka më kohë për pallavra

22 Prill 2020, 17:01, Politikë CNA
"Flirti" Rama-Meta/ Basha refuzon të flasë: Nuk ka më

Kryetari i opozitës Lulzim Basha është distancuar dhe nuk ka preferuar të komentojë mbi marrëdhëniett qeveri-Presidencë, ndonëse duket sikur pandemia e koronavirusit i ka afruar më shumë presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin  Edi Rama.

Në një lidhje me emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, gazetari e cilësoi si “flirt” marrëdhënien Rama-Meta, ndërsa Basha tha se nuk do të harxhojë asnjë sekond për të diskutuar për çështje të tilla. Kryedemokrati deklaroi se tani nuk ka më kohë për  pallavra dhe akuza.

?Nuk shpenzoj asnjë sekond për çështje të tilla dhe nuk mendoj se ju interesojnë shqiptarëve. Nuk ka më kohë as për pallavra, as për akuza, e gjithë energjia duhet për të ndihmuar këta njerëz. Kjo qeveri është vendosur në luftë me njerëzit, ne do të vendosemi në luftë me virusin?, nënvizoi lideri i PD-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga