“Flasin për pandemi sikur të ishte një horoskop”/ Vasili: Profesionistët më mirë të heshtin!

22 Prill 2020, 12:37, Sociale CNA
“Flasin për pandemi sikur të ishte një horoskop”/

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili iu kërkoi profesionistëve të mjekësisë të heshtin më mire, pas sipas tij, gjatë deklaratave ata fshehin realitetin për përhapjen e pandemisë së COVID 19.

Vasili shtoi se ata janë të detyruar nga politika të thonë se e kanë situatën nën kontroll, por kur kjo nuk është e vërtetë rrezikohet shëndeti i qytetarëve, prandja edhe ai iu kërkon të heshtin.

?Qytetarë ju e kuptoni shumë mirë që Shqipëria nuk mund të vlerësojë në rast se kurba zbret apo nuk zbret, sepse nuk bëhen testime. Ndjekja është tërësisht një ndjekje aprofesionale, të gjitha përbetimet për masat e marra në mënyrë të jashtëzakonshme, janë përbetime pa asnjë vlerë, pa asnjë kuptim, janë thjeshtë improvizime. Të gjithë ata që thonë që situata është nënkontroll dhe për fat të keq ka dhe profesionistë që e thonë këtë gjë, për fat të keq dhe për turpin e tyre nuk kanë në duar asnjë lloj materie shkencore për ta vlerësuar këtë gjë por thjesht flasin për pandemi sikur të ishte një horoskop dhe jo më një vlerësim shkencor i cilin prodhon pasoja të jashtëzakonshme për jetën, shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve?, tha Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga