LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Epidemia në Shqipëri/ Gjata: Imuniteti ndaj COVID-19, falë popullatës sonë të re

22 Prill 2020, 11:50, Sociale CNA
Epidemia në Shqipëri/ Gjata: Imuniteti ndaj COVID-19, falë

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata në një lidhje me Euronews Albania tha se fakti që në 24 orët e fundit nuk kemi pasur asnjë rast të diagnostikuar me coronavirus në vendin tonë, por vetëm raste të lidhura me persona që kanë rezultuar pozitivë, është një lajm shumë i mirë.

Ai e lidh numrin e madh të të shëruarve me popullsinë e re të Shqipërisë, që e ka më të lehtë ta përballojë këtë sëmundje.

?Imuniteti ka të bëjë me popullatën e re që kemi, por edhe zbulimi i hershëm i rasteve. Besoj se këto janë elementet kryesorë që kanë bërë që të kemi shërueshmëri të lartë, mbi 50 për qind. Shenjë e mirë drejt kontrollit të epidemisë. Në Shqipëri ka qenë një epidemi e mirëkontrolluar?, tha z. Gjata.

E kundërta ka ndodhur me vendet evropiane, ku numri i fataliteteve është i madh si Italia, ku për shkak të moshës së lartë mesatare ka pasur më shumë vdekje.

?Mosha mesatare e lartë e Evropës ka ndikuar në numrin e vdekjeve. Në Kinë popullata është më e re ndaj edhe numri i vdekjeve ka qenë më i vogël. Sëmundja shkakton më shumë fatalitete tek të moshuarit?, tha ai.

I pyetur lidhur me deklaratën e një dite më parë të OBSH, e cila në një kohë kur disa vende po nisin hapjen graduale deklaroi se e keqja më e madhe s?ka ardhur ende, z. Gjata e lidhi këtë me faktin se ka ende zona të botës ku sëmundje ende nuk ka kaluar dhe ku pritet të ketë shumë fatalitete.

?Nuk është mbyllur cikli. Ka zona të botës ku nuk ka kaluar sëmundja ku prite të shkaktojë vdekje dhe çështja tjetër lidhet me rrezikun e rikthimit të kësaj sëmundjeje. Detyrimit për të bashkëjetuar një kohë të gjatë me këtë sëmundje. Shpresojmë të zbulohet sa më shpejt vaksina. Është e vetmja rrugë që kemi?, – tha rektori i Mjekësisë, teksa shtoi se lajmi i testimit të vaksinës në Britaninë e Madhe është shumë pozitiv, edhe pse ajo do të dojë kohën e vet të prodhohet dhe shpërndahet në masë.

Lajmet e fundit nga