Connect with Us

Eksperti i ekonomisë: Ringritja nuk do vijë e shpejtë

Ekonomi

Eksperti i ekonomisë: Ringritja nuk do vijë e shpejtë

Publikuar

-

Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici e ka cilësuar amnistinë fiskale si një hap pozitiv dhe një instrument që i shërben jo vetëm ekonomisë shqiptare që nga goditjet që ka pasur ka nevojë për likuiditet por dhe një hap i rëndësishëm në luftën kundër informalitetit.

Civici tha se çdo amnisti fiskale ka disa pikëpyetje të mëdha që duhen analizuar me kujdes, ndaj kërkon kohë dhe konsensus.

“Nuk besoj që kritikat e opozitës janë për kohën kur është ndërmarrë se sa për përmbajtjen. Çdo amnisti fiskale ka disa pikëpyetje të mëdha që duhen analizuar me kujdes. Kush përfiton? Nëse bëhen për grupe të vogla dhe qëllime okulte kjo amnisti fiskale nuk ka vlerë. Nga eksperienca e vendeve që i zbatojnë, në radhë të parë kërkohet konsensus i gjerë politik sepse pa konsensus të gjerë mund të jetë e njëanshme dhe kërkon konsultim dhe me grupet e interesit. Ajo që është e rëndësishme në një amnisti fiskale është numri i grupeve që marrin pjesë.

Një amnisti fiskale ka dhe pjesën tjetër të atyre që kanë qenë të rregullt. Kërkon dhe kohë, dhe konsensus. Për këtë arsye mendoj që dhe opozita kërkon fjalën e saj dhe në sensin e një marrëveshje për qëllimet dhe efektet që do ketë. Formalitetin e lufton sepse pika më delikate është ajo që quhet dita e nesërme. Në momentin që mbaron amnistia fiskale i gjithë sistemi duhet të jetë i reformuar që të mos lejojë më të ardhmen informalitet. Paketat e ndryshimeve fiskale shoqërohen me ndryshime ligjore. Nëse nuk bëhen rrezikon që pas amnistisë të ketë sërish informalitet”, u shpreh ai në një lidhje me News 24.

Për paketat e qeverisë, eksperti deklaroi se janë në nivel social, por sipas tij  duhen ndihmuar me subvencione e mbështetje direkte një pjesë të bizneseve, që të paktën të mos falimentojnë. Civici theksoi se turizmi është sektori më i prekur nga virusi, pasi vonesa e hapjes së kufijve deri në shtator ose dhjetor do na dëmtojë shumë.

LEXO EDHE:  "Qeveria ka shfaqur probleme"/ Irena Beqiraj: Do ketë ulje te investimeve dhe të produktivitetit

“Ndoshta duhet të fillojmë të nënvizojmë më shumë atë që po bëjnë vendet e tjera që ta vëmë theksin tek turizmi i brendshëm. Sektori turistik duhet të kalojë pak nga situata pesimiste por të mendojë më intensivisht për të bërë gati kapacitetet turistike për turizmin e brendshëm, potencialet e brendshme mund të jenë ndihmë që ta mbrojmë këtë sektorë në këtë situatë të vështirë. Siç po bëjnë shumë vende të tjera të konsumojmë produkte vendase”, vijoi ai.

Ndërkohë, sa i përket ekonomisë, eksperti theksoi se ringritja nuk do të jetë e shpejtë.

“Mendoj se në rastin e Shqipërisë dhe nga analizat që bëhen referuar strukturës së ekonomisë shqiptare, më e pranueshme do jetë një kurbë në formë U-je. Nëse deri në fund të qershorit shkojmë në pikën fundore të rënies do na duhen 3-4 muaj stanjacion që të nisim ngritjen. Ka pak shpresa që sektori i turizmit të mund të jetë kaq kontribues sa vitet e kaluara. Ekonomia shqiptare nga ana tjetër ka qenë shumë e varur nga investimet e huaja direkte. Kur ranë këto investime shkuam në një rritje ekonomike 2.5-2.7. Në situatën që janë vendet, e vështirë për investime të huaja. 1.2-1.3 mld euro janë nga remitancat. Në këto kushte ku janë Greqia, Italia nuk do vijnë më. Situata e ringritjes nuk do vijë aq shpejt”, deklaroi Civici./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

KE ndihmë financiare 3 miliardë euro për 10 vende/ Sa i takojnë Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Komisioni Europian propozon një paketë ndihme ekonomike prej 3 miliardë euro për 10 vende fqinjë të Bashkimit Europian.

Ndihma do të jetë për situatën me COVID-19 dhe në këto 10 vende, mes tyre është edhe Shqipëria që i takojnë 180 milionë euro.

Ukraina do të përfitojë më shumë nga të gjitha me 1.2 miliardë euro kurse Jordania do të marrë 200 milionë euro. Po ashtu Kosova me Maqedoninë e Veriut do të marrin nga 100 milionë euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Parashikimi i FMN/ Qeveria do të mbledhë 600 mln euro më pak se plani në 2020

Publikuar

-

Nga

Kriza që përcolli në ekonomi pandemia Covid-19 do ndikojë negativisht planin e të ardhurave së paku me 16 për qind nga parashikimi fillestar i vitit 2020, sipas dokumentit të konsultimeve, që bëri me qeverinë ne kuadër te kreditimit të shpejtë nga kuotat.

Fondi parashikon që të ardhurat buxhetore do të jenë këtë vit rreth 430.4 miliardë lekë ose 72 miliardë lekë më pak se plani fillestar i vitit prej 503 miliardë lekësh. Rënia me 16 për qind këtë vit do të pasohet me rishikim në ulje të planit te të ardhurave buxhetore në tre vitet në vijim.

Fondi raporton se me 2021 të ardhurat totale do të arrijnë në 487 miliardë lekë nga 531 miliardë të parashikuara para krizës Covid.

Diferencat do të vijojnë së paku deri më vitin 2023. FMN parashikon që deficiti fiskal të rritet në rreth 5.5 për qind të PBB-së në vitin 2020.

Rënia e ekonomike e përllogaritur me rreth 5 për qind për Shqipërinë do të zvogëlojë të ardhurat (me mbi 2 për qind të PBB-së).

Për më tepër, për të adresuar goditjet, buxheti i rishikuar përfshin shpenzimet për rindërtimin (rreth 1.4 për qind të PBB-së), dhe masa shtesë në shpenzime për të kufizuar ndikimin e COVID-19.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë/ Ekonomia drejt një stanjacioni të frikshëm që rëndohet nga koncesionet

LEXO EDHE:  Fillojnë efektet sezonale/ Euro në rënie në tregun vendas

Shtrëngimi i tregjeve financiare do të implikojë nevojën e mbetur të financimit fiskal gjatë vitit 2020.

Sakaq, muaji mars ka filluar të reflektojë pasojat e Covid-19 në ekonomi. Të ardhurat tatimore, që u arkëtuan në buxhetin e shtetit për periudhën janar-mars ishin 97 miliardë lekë, ose 4.5% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në mars u mblodhën nga tatimet e doganat 30 miliardë lekë, nga rreth 37 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie me rreth 19%. Në vlerë absolute janë rreth 6.9 miliardë lekë (56 milionë euro), të mbledhura më pak në krahasim me marsin 2019./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Qeveria ka shfaqur probleme”/ Irena Beqiraj: Do ketë ulje te investimeve dhe të produktivitetit

Publikuar

-

Nga

Ish-zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se në Shqipëri do ketë ulje të investimeve dhe prodhimeve, teksa po fliste për ndikimin e koronavirusit në ekonominë shqiptare.

Beqiraj kritikoi qeverinë se nuk është e qartë dhe i kërkoi të marrë menjëherë masa për ta ndaluar këtë gjë.

“Ekonomia e vitit 2020 ka rënë me 20 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, Nga ana fiskale ka më pak hapësira fiskale. Do ketë ulje te investimeve, të prodhimeve, të produktivitetit, qeveria të ndërhyjë. Kemi më pak politika fiskale. Duket të ketë një ndërhyje më të shpejtë me paketën e ndihmave. Qeveria ka shfaqur probleme me qartësinë dhe duhet implementim më i shpejtë i masave”, nënvizoi ish-zv.ministrja në një lidhje me emisionin “Krasta Show”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE