LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Duhet mënyrë tjetër për masat”/ Shehi: Shifrat nuk janë këto

22 Prill 2020, 10:15, Sociale CNA
“Duhet mënyrë tjetër për masat”/ Shehi: Shifrat

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi thotë se nga sot e tutje qeveria duhet të vazhdojë në një mënyrë tjetër lidhur me marrjen e masave për koronavirusin.

Shehi shprehet se një pjesë e këtyre masave duhet të ishin ndryshe.

?Një pjesë e këyre masave nuk kanë funskionuar. C? kuptim kanë oraret e mbyllura, leri të hapura, ne të zbatojme disiplinën.
Ky mbyll dyqanet e vogla e mban hapur fasoneritë aty ku është frika e një shpërndarje massive. Ky gjykon sipas interesit, pa transparencë. Shifrat për mua nuk janë këto, kanë bërë pak tampone që tregojnë një numër të ulët e japin një vizion të gabuar?, tha Shehi në një intevistë për Abc News./CNA.al

Lajmet e fundit nga