Connect with Us

Detaje nga abuzimi me të miturën/ 17- vjeçarja i pastronte dhe gatuante të moshuarit, kush e bindi për të denoncuar

Kronika

Detaje nga abuzimi me të miturën/ 17- vjeçarja i pastronte dhe gatuante të moshuarit, kush e bindi për të denoncuar

Publikuar

-

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Sarandë, ku një 17-vjeçare akuzon një 72-vjeçar për për abuzim seksual.

Mësohet se 72 vjeçari i arrestuar B.T. e ka pranuar krimin para uniformave blu por ka thënë se marrëdhënia seksuale ka qenë me dëshirë dhe se e mitura e ka provokuar.

Ndërkohë bazuar në dëshminë e të miturës para policisë abuzimi dyshohet të ketë nisur 3- 4 vite më pare kur ajo ishte 13 vjeç.

Sipas BW, e mitura ka treguar se bashkë me familjen ka jetuar për disa vite në shtepinë e Tushes me qira derisa ndërtuan shtëpine e tyre po në të njëjtën lagje.

LEXO EDHE:  STOP-Si abuzohet me abonetë e studentëve në tregun e zi/Nga 6 mijë lekë në ...!

Kjo bëri që familja e saj të kishte marrëdhënie të mira me 72 vjeçarin. Duke qenë se ai jetonte vetëm sepse ishte i ve prej vitesh dhe fëmijët i kishte në emigracion familja e çonte 17 vjeçaren që të shkonte në shtëpinë e B.T., i gatuante dhe t’i pastronte herë pas here.

Në keto raste ai ka abuzuar me të miturën ndërsa kjo e fundit nuk tregonte sepse i vinte turp.
Kohët e fundit 17 vjeçarja ka nisur një histori dashurie me një moshatar të saj të cilit ia tregoi se herë pas here B.T. kishte abuzuar seksualisht me të. Djali e bindi që ta denonconte në Polici ngjarjen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Mësohet se një  makinë ka përplasur një fëmijë të moshës 6-vjeç  me inicialet A.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjykata shtyn seancën për Adriatik Llallën/ Pranohet kërkesa e avokatit

Publikuar

-

Nga

Gjykata shtyn seancën për Adriatik Llallën/ Pranohet kërkesa e avokatit

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të kthejë në SPAK  për plotësim dosjen e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Gjykata ka kërkuar te verifikohen transaksionet bankare për shitjen e  disa pronave të paluajtshme dhe të merret në  pyetje një person që i ka paguar Llallës  3 mijë euro për lindjen e fëmijës në Amerikë.

LEXO EDHE:  Zhduket i moshuari/ Policia kërkon ndihmën qytetarëve

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive/ Bashën e marrin 'peng'

Gjykata e Posaçme i ka lënë mbi tre muaj kohë prokurorisë për të kryer hetime dhe në muajin nëntor 2020 pritet që të zhvillohet seanca e radhës.

Kujtojmë këtu se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Prishje e qetësisë publike/ Ndëshkohen dy administratorë lokalesh në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Vijojnë kontrollet e shtuara nga Policia e Tiranës, ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Procedohen penalisht dy administratorë lokalesh, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bazë të ankesave të bëra nga qytetarët për dy subjekte që nuk zbatonin protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vijonin aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në zonën e ish-Bllokut, kanë konstatuar dy subjekte (lokale) që nuk respektonin masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vendosnin muzikë të lartë, tej normave të lejuara.

LEXO EDHE:  STOP-Si abuzohet me abonetë e studentëve në tregun e zi/Nga 6 mijë lekë në …!

LEXO EDHE:  Mashtrimi me kartat e bankës/ Të moshuarit i zbrazin llogarinë

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u proceduan penalisht dy administratorët e lokaleve, shtetasit: D. S., 25 vjeç dhe A. P., 20 vjeç.

Për subjektin në administrim të shtetasit D. S. u vendos masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE