Connect with Us

Deklarata e Ngjelës/ “Nëse Rama nuk zbaton skemën e epidemologëve dhe ka pasoja drastike, shkon në burg”

Politikë

Deklarata e Ngjelës/ “Nëse Rama nuk zbaton skemën e epidemologëve dhe ka pasoja drastike, shkon në burg”

Publikuar

-

“Marrëveshja nuk është prishur”/ Ngjela: Rama dhe Basha i tremben listave të hapura

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me masat e qeverisë, për të cilat pretendon se është naivitet të mendohet se masat i ka marrë kryeministri Edi Rama.

Ngjela tha se nëse Rama nuk i zbaton masat e propozuara nga ekipi i epidemiologëve, kryeministri shkon në burg po pati pasoja drastike.

“Nëse ekipi i epidemologëve i jep një skemë dhe kryeministri nuk e zbaton dhe plaset një pasojë drastike, kryeministri shkon në burg, e dini ligjin? E shikoni çfarë po bën Trump, është presidenti i Amerikës, jo i një vendi afrikan, vetëm se është i vonuar në masat i është sulur Kinës se e ka fshehur dhe ka të drejtë. E tregova këtë për shembull nëse një kryeministër nuk pranon masat e vendosura nga ekipi mjekësor. Rama këtë e di, këta që akuzojnë nuk dinë asgjë. Nëse ata ia kanë dhënë është shenjë pozitive, nuk ma ha mendja se Rama ka folur me mendjen e vet. Ai ka akspertë, janë dy aspekte që kanë efekte, epidemia dhe kriza ekonomike që ka të bëjë me urinë dhe varfërinë ekstreme.

Konstatova se i dha dorë tregut, ky shtet nuk ka para, cila është arsyeja, është çështje analize, se qeveri që nuk ka rezervë nuk ka në botë. Ekonomia kërkon para, tregu është i bllokuar, ose duhet të bëjë para me politikë ose të hapi tregun. Të parën nuk e bën dot, duhet të hedhë para në treg, se është dobësuar edhe puna edhe kapitali, njëri shkon në uri tjetri në faliment. Të dhënat e menaxhimit janë të mira deri tani. Fakti që kemi zbutje mendoj se është një gjë e mirë”, u shpreh ai në një lidhje me Fax Neës.

LEXO EDHE:  Meta zbulon telefonatën e Ramës/Çfarë do t'i thoshte kryeministri?!

Avokati kritikoi kryeministrin se nuk i ka marrë masat shpejt, pasi thotë se nuk duhet të ishte lejuar qarkullimi i individëve Shqipëri-Itali, ndërsa nuk pranoi t’i vërë atij një notë.

“Unë nota nuk vë, por unë kam tjetër logjikë. Në një fenomen lufte siç është ky unë mar parametrat, cilat janë parametrat e shtetit, sa janë për pupollin, sa janë të infektuar, sa të shtruar dhe sa të shëruar”, theksoi Ngjela./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rindërtimi/ Gazment Bardhi nxjerrr bllof Ramën: Koha e mashtrimeve të tij ka mbaruar

Publikuar

-

Nga

Votat e administratës, PD nis monitorimin/ Zbulohen porositë e Bardhit për degët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe bilancit të këtij të fundit për rindërtimin në durrës.

Bardhi e cilëson rindërtimin si një ndër dështimet më të mëdha të qeverisë Rama, ndërsa thekson se nuk janë mbajtur pretimet.

Demokrati ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit dhe paralajmëron se Koha e Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar .

Procesi i rindërtimit pas tërmetit është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës. Bilanci i tij një vjeçar është shumë premtime, fare pak punë.

Më konkretisht:

Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive.

Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale.

Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara.

Edi Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin. U ka dhënë klientëve të vet shumicën e fondit për rindërtimit. Vetëm Safet Gjicit i ka dhënë 35 milionë euro me një dorë.

Koha e Edi Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar! Është koha të kemi një qeveri që punon për qytetarët!”, shkruan Bardhi krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi: I besoj vaksinës anti-Covid, jam pro saj

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi: I besoj vaksinës anti-Covid, jam pro saj

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse i beson vaksinës anti-Covid, ndonëse ajo ka deklaruar se nuk ka besim te virusi.

Kryemadhi tha se e beson dhe është pro saj, ndërsa inkuroi të gjithë qytetarët që ta bëjnë.

Ajo theksoi në emsionin “Zonë e Lirë” se në momentin që vaksinat licensohen, nuk janë më marketing dhe sipas saj nuk përfitohet në kurriz të njerëzve.

Unë i besoj shkencës së mjekësisë dhe i besoj institucioneve, siç është FDA në SHBA dhe agjencisë për licencimin e vaksinave, agjencia europiane. Sigurisht që i besoj vaksinës, unë kur bëj thirrje për të bërë vaksinën për kancerin e qafës së mitrës, normalisht jam pro vaksinës dhe kundër bizneseve që duan të përfitojnë në kurriz të njerëzve.

Unë tashmë e kam një pak problem, pasi jam asimptomatike, sepse vaksinat janë problematike për asmiptomatikët, dhe unë e kam kaluar Covid-in si asimptomatike. Asnjë gjë nuk është. Në momentin që këto vaksina licensohen dhe nuk janë në kuadrin e marketingut, sepse që kur është regjistruar patenta e vaksinës, 4 vite para se të vinte koronavirusi”, nënvizoi Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi leksion Ramës/ Një karantinë e dytë do ishte fatale, ja si mund të shmanget

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi leksion Ramës/ Një karantinë e dytë do ishte fatale, ja si mund të shmanget

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se është kundër një karantine të dytë.

Ajo tha në emisionin ‘Zonë e Lirë’se Shqipëria është e dërrmuar nga karantina e parë dhe një karantinë e dytë do të ishtë fatale.

Mendoj që jemi të dërrmuar nga karantina e parë, jemi të dërrmuar ekonomikisht, jemi të dërrmuar psikologjikisht, jemi të dërrmuar në shëndetin mendor dhe një karantinë e dytë do të ishte fatale për ekonominë, për biznesin, për arsimin e për çdo gjë tjetër. Por mendoj që duhet të karantinojmë ata që janë të paaftë për të menaxhuar këtë situatë problematike që po kalon sot Shqipëria, por jo vetëm Shqipëria, por e theksoj për shkak të keq menaxhimit”, u shpreh ajo.

Sipas saj, zgjidhja për të shmangur karantinën e dytë është rritja e testimeve.

Karantina eliminohet totalisht nëse kemi testime në masë të të gjithë popullatës. Sepse sot është bërë një tender për të marrë gjasme disa mjete anti covid, nuk ka shpallur fituesin Ministria e Shëndetësisë, Kryeministria ka shpallur të trembëdhjetin, që është 3 herë më i shtrenjtë se ai që ka fituar tenderin për maska, dorashka e gjëra të tjera.

Kur ndërkohë këto para që s’janë gjë tjetër veçse një tender sekret që trefishohet buxheti i tij, këto para mund të ishin marrë për tamponë që të bëhej testim masiv  i popullatës, në mënyrë të tillë për të eliminuar një karantinë të dytë, e cila do të shkatërronte dhe do të dërrmonte ekonominë shqiptare, do të humbnim vende pune, do të largoheshin shqiptarët tashmë jo me avion, por nga kufiri”, nënvizoi Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE