LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dashuri në kohë koronavirusi”/ Përmeti “kryqëzon” Metën: Vlera e Kushtetutes, më e vogel se e bllokut

22 Prill 2020, 12:40, Politikë CNA
“Dashuri në kohë koronavirusi”/ Përmeti

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta dekretoi ndryshimet në Kodin Penal.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Përmeti risjellë në vëmendje rastet kur Meta puthte Kushtetutën, ndërsa sot sipas tij, Presidenti tregoi se në fakt vlera e Kushtetutës për të është më e vogël se vlera e bllokut.

?Dashuri ne Kohe Koranovirusi.
(Per miqte e mi opozitar dhe per gjithe qytetaret qe shpresojne per nje te ardhme ndryshe)

E mbani mend kur ulej ne gjunje duke u perbetuar qe Kushtetuta eshte e para?
E mbani mend kur ne cdo emision puthte Kushtetuten duke u perbetuar se ishte mbrojtesi i saj ndaj cdo shkelje?
E mbani mend kur zotohej qe ne mbrojtje te Kushtetutes ishte i gatshem te perballej jo vetem me armiqte e brendshme te Kushtetutes por edhe me armiqte e jashtem te saj?
E mbani mend kur tregonte se si Kushtetuten e Shqiperise e shkelte SHBA, BE, ambasadore, parlamenti dhe ai ishte i vetmi ne mbrojtje te saj?
E mbani mend kur dikur citoj qe ishte i gatshem te behej Salvador Allende shqiptar vetem Kushtetuta te mos shkelej?

Epo me keqardhje miq ju them: me doli fjala.

Me doli fjala kur ju thoja qe Kushtetuta per te ska pike rendesie. Mos e ndiqni, mos e mbeshtetni, mos i shkoni ne protesta sepse humbisni ju, humbasin shqiptaret, humbet Kushtetuta dhe ligjshmeria ndersa ai vetem fiton. Fiton ne kurrize te Shqiperise dhe shqiptareve, sic ka bere perhere. Fiton se qellimi i tij ka qene dhe eshte vetem nje: te jete pjese me bllok ne dore.
Si gjithmone. Sic e kane pare te gjithe shqiptaret me ze dhe figure.

Sot ai e vertetoi qe per te vlera e Kushtetutes eshte me e vogel se vlera e bllokut.?-shkruan Përmeti.

Më tej, deputeti shkruan se Meta dekretoi sot ndryshimet në Kodin Penal, të cilat sipas tij janë në shkelje të plotë të Kushtetutës.

?Sot dekretoi ndryshimet ne Kodin Penal. Ndryshimet ne shkelje te plote te Kushtetutes, te kaluar me procedure te pershpejtuar me argumentin se intitucioni i Presidentit iu pergjigj per diskutim te gjere ndryshimeve ne Kodin Penal. Pra nuk ka rendesi a shkelet Kushtetuta a jo, rendesi ka qe Presidenti te jete pjese e tavolines se diskutimeve. Kaq mjafon per ta kthyer Kushtetuten e Presidentit ne nje bllok.
Vetem nje ulje ne tavoline diskutimi, nje mundesi per te rene dakort, nje mundesi per te qene neser bashke, nje mundesi per te ndare perseri pushtetin bashke. Kaq mjafton. Per fat te keq.?-përfundon postimin e tij deputeti Përmeti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga