LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë note i vendos Edi Ramës?/ Përgjigjet Ilir Meta

22 Prill 2020, 10:39, Politikë CNA
Çfarë note i vendos Edi Ramës?/ Përgjigjet Ilir Meta

Gjatë një konference për shtyp, presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët se cfarë note i vendos kryeministrit Edi Rama lidhur me menaxhimin e situatës nga koronavirusi.

“Nuk ka ardhur akoma qershori koha e provimeve” tha Meta.

Ndërkohë Meta nuk ka zgjedhur që të bëjë komente lidhur me akuzat e opozitës se qeveria ka blere teste me çmim shumë herë më të lartë se tregu.
Ai theksoi se në një situatë të tillë pandemie, thelbi është transparenca.
“Lidhur me shqetësime te opozitës, këto kufizime që imponohen për shkak të një pandemie duhet të shërbejmë për të rritur përgjegjshmërinë e menaxhimit të krizës dhe mënyra më e mirë është rritja e transparencës, aq më tepër kemi të bëjmë me një vëmendje të shtuar të të gjithë qytetarëve, unë mund të apelojë për t’ë rritur transperencën në këtë drejtim”, tha Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga