LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turizmi në kohën e Covid-19/ Administratorët e hoteleve thirrje shqiptarëve: Bëni pushimet brenda vendit

21 Prill 2020, 14:04, Sociale CNA
Turizmi në kohën e Covid-19/ Administratorët e hoteleve thirrje

Sezoni turistik gjatë kësaj vere pritet të jetë ndryshe nga vitet e tjera për shkak të koronavirusit.

Administratorët e hoteleve në Shqipëri shprehen të frikësuar se këtë vit do të ketë një rënie të madhe të numrit të turistëve.

Ata thotë se hotelet do të qendrojnë të hapur por gjithmonë duke pritur urdhërat e qeverisë për hapjen e kufijve, për të qarkulluar turistët.

Administratori i një hoteli në Golem, Fatos Cerenishti thotë se koronavirusi e paralizoi gjithë industrinë e turizmit.

?Edhe ato rezervime që kishim për në muajin mars, të gjitha u anulluan. Hotelet do hapen, na duhet të presim si do shkojnë bashkëpunimet mes shteteve dhe cfarë vendimi do merret për hapjen e kufive. Duhet të dime si do jete rregullorja për këtë vit?, shprehet administrator i një hoteli në Golem për ?Top Talk?.

Më tej ai u ka bërë thirrje turistëve shqiptarëve të bëjnë pushimet në Shqipëri për të ndihmuar turizmin.

Këtë vit shërbimi do të jëtë ndryshe nga vitete e tjera, pas stafi do jete me doreza me masak, nuk do shërbehet si vitet e tjera?, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga