Connect with Us

Stop” zbulon skandalin korruptiv/ Si u favorizua personi në kërkim

Politikë

Stop” zbulon skandalin korruptiv/ Si u favorizua personi në kërkim

Publikuar

-

Emisioni “Stop” solli në vëmendje një procedurë të shpalljes në kërkim të Kristaq Kotros, i cili është dënuar me 4 muaj burg për një vepër penale të lehtë.

Në këtë procedurë provohet abuzimi dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e Oficerit të Policisë Gjyqësore Martin Pali dhe një zyrtar i lartë i sistemit të drejtësisë.

Vendimi i Gjykatës së Gjirokastrës e dënoi Kotron me 4 muaj burg. Ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Apelit. Vendimi i Apelit është i datës 7 Mars 2018 dhe sipas procedurave Oficeri i Policisë Gjyqësore Martin Pali duhet të shpallte në kërkim Kristaq Kotron po atë ditë. Por OPGJ-ja e lëshoi urdhrin e kërkimit për Kotron 2 muaj e gjysmë me vonesë.

Për pasojë Kotro mundi t’i shmangej drejtësisë duke kaluar pikën kufitare të Kakavijës. Kotro pati dhe një tjetër favorizim. Ai nuk figuronte në kërkim ndërkombëtar edhe pse strukturat në Shqipëri duhej që ta kishin shpallur

Një dëshmitare tregon nëpërmjet kamerës së fshehtë, sesi Martin Pali e ka favorizuar Kristaq Kotron, duke përmendur edhe para të dhëna përmes avokatit të Kristaqit.

Ajo tregon, se Kotro ka njohje dhe paguan edhe një zyrtar ku paguan të lartë në sistemin e drejtësisë, që dyshohet se punon në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ajo jep detaje, se kur ky zyrtar është takuar me Kristaqin, në kohën, kur ky i fundit ishte në kërkim. Takimi sipas saj, është bërë në një fshat të Greqisë në kufi me Gjirokastrën.

Gazetari: Pas shpalljes në kërkim në 2018, çfarë informacioni ke ti, që pse nuk është shpallur ai? Me kë i ka lidhjet, me kë dyshohet, që mund t’i ketë dhënë lekë?

Dëshmitarja: Martinit unë ia kam thënë këtë gjë!

Gazetari: Si ia ke thënë Martinit?

Dëshmitarja: Atje tek puna, i kam vajtur tek…

Gazetari: Te zyra?

Dëshmitarja: Po!

Gazetari: Dhe çfarë i ke thënë?

Dëshmitarja: I thashë, mos luaj me jetën e të tjerëve, se unë di shumë gjëra, i thashë Martinit. Nuk zgjidhet jeta e të tjerëve me lekë.

Gazetari: Kujt i ka dhënë realisht lekë? Këtij, apo dikujt tjetër?

Dëshmitarja: Ai Kujtimi i merrte lekët dhe djali i tija.

Gazetari: Kush është Kujtimi, se unë s’e njoh?

Dëshmitarja: Avokati!

Gazetari: Ëëë…

Dëshmitarja: Ai, që e ka zënë edhe vettingu, qe edhe gjyqtar, qe në atë… Kur vajta unë herën tjetër, i thashë Martin Palit,- më fal i thashë,- por kur erdha me kushuririn, më the, që është në kërkim, por ai nuk është në kërkim. Përse na gënjeve ne? Po jo nuk e kemi vënë në kërkim tha, se ai është i dënuar shumë pak dhe nuk vjen në kërkim.

Gazetari: Tani është aktualisht në Athinë? E sigurtë?!

Dëshmitarja: E sigurtë, e di edhe lagjen.

Gazetari: Po ku, në çfarë lagjeje, në çfarë…?

Dëshmitarja: Ai është ndërmjet Glifadhës dhe asaj…Vulës.

Gazetari: Kemi një vit e gjysmë, le të themi.

Dëshmitarja: Nuk shpallet ai në kërkim, ta kesh si buka, që hahet.

Gazetari: Pse?

Dëshmitarja: Sepse ai ka njerëz atje.

Gazetari: Ku?

Dëshmitarja: Në Tiranë.

Gazetari: Ku në Tiranë?

Dëshmitarja: Në Prokurorinë e Tiranës, në Ministri, nuk e di… unë e njoh atë njeriun, por nuk e di si e ka emrin. Ai të gjitha gjërat i bën vetëm me lekë, vetëm me lekë. Kaloi në 24.

Gazetari: Në 24 Dhjetor?

Dëshmitarja: Po! Erdhën nga ora 1:00-12:30 edhe ikën në darkë pastaj nga ora 8:00-9:00.

LEXO EDHE:  Denoncimi - Sponsorizoi fushatën e PS/ Ja posti i rëndësishëm që mori

Gazetari: Nga Kakavija?

Dëshmitarja: Atë ditë, që e mori dhe e çoi ne fshatin Marmara në Janinë, binte edhe shi atë ditë dhe e çoi lart.

Gazetari: Kristaqi ka qenë në kërkim në atë kohë.

Dëshmitarja: Në 2018, po!

Gazetari: Nuk duhej të ishte nëpër këto?

Dëshmitarja: Po!

Gazetari: Edhe takoi këtë?

Dëshmitarja: Po!

Gazetari: Ti thua e ndihmon ky më shumë, apo nga këtu në Gjirokastër?

Dëshmitarja: Unë them, se këta nga Gjirokastra urdhërohen nga ata, nga Prokuroria nga Tirana. Prit të të them, që si mund ta gjesh. Koçoja kishte njohur në…nuk e di, nga kishte njohur burrin e mbesës së këtij, që është në prokurori.

Gazetari: Burrin e mbesës së këtij?

Dëshmitarja: Po. Mbesa e këtij vdiq në lindje, që nga Vlora dhe burri i kësaj e kishte emrin, ky që e ndihmoi Kiçon dhe e njojti me këtë, më duket e kishte xxxx. NUK mbaj mend mbiemrin, xxx e kishte ai, qe 25 vjeç. Edhe atë e njoh.

Gazetari: Nga Vlora ky personi, që punon në prokurori ëëë?

Dëshmitarja: Ëëë.

Gazetari: Nga Vlora kush mund të jetë?

Dëshmitarja: I madh qe, ai kishte edhe me Edi Ramën, por tani ishte zënë. Ka qenë edhe gjykatës dhe gjyqtar, se e thoshte atje.

Gazetari: Punon tani akoma? Apo s’ia ke fare idenë?

Dëshmitarja: Unë e vetmja herë, që e pashë atë, atëherë. Me 24 Dhjetor të 2018-ës.

Gazetari: Ka kaluar nga Kakavija ky ëëë..?

Dëshmitarja: Atë ditë erdhi, atë ditë iku në darkë./tvklan.al

etari: Ku në Tiranë?

Dëshmitarja: Në Prokurorinë e Tiranës, në Ministri, nuk e di… unë e njoh atë njeriun, por nuk e di si e ka emrin. Ai të gjitha gjërat i bën vetëm me lekë, vetëm me lekë. Kaloi në 24.

Gazetari: Në 24 Dhjetor?

Dëshmitarja: Po! Erdhën nga ora 1:00-12:30 edhe ikën në darkë pastaj nga ora 8:00-9:00.

Gazetari: Nga Kakavija?

Dëshmitarja: Atë ditë, që e mori dhe e çoi ne fshatin Marmara në Janinë, binte edhe shi atë ditë dhe e çoi lart.

Gazetari: Kristaqi ka qenë në kërkim në atë kohë.

Dëshmitarja: Në 2018, po!

Gazetari: Nuk duhej të ishte nëpër këto?

Dëshmitarja: Po!

Gazetari: Edhe takoi këtë?

Dëshmitarja: Po!

Gazetari: Ti thua e ndihmon ky më shumë, apo nga këtu në Gjirokastër?

Dëshmitarja: Unë them, se këta nga Gjirokastra urdhërohen nga ata, nga Prokuroria nga Tirana. Prit të të them, që si mund ta gjesh. Koçoja kishte njohur në…nuk e di, nga kishte njohur burrin e mbesës së këtij, që është në prokurori.

Gazetari: Burrin e mbesës së këtij?

Dëshmitarja: Po. Mbesa e këtij vdiq në lindje, që nga Vlora dhe burri i kësaj e kishte emrin, ky që e ndihmoi Kiçon dhe e njojti me këtë, më duket e kishte xxxx. NUK mbaj mend mbiemrin, xxx e kishte ai, qe 25 vjeç. Edhe atë e njoh.

Gazetari: Nga Vlora ky personi, që punon në prokurori ëëë?

Dëshmitarja: Ëëë.

Gazetari: Nga Vlora kush mund të jetë?

Dëshmitarja: I madh qe, ai kishte edhe me Edi Ramën, por tani ishte zënë. Ka qenë edhe gjykatës dhe gjyqtar, se e thoshte atje.

Gazetari: Punon tani akoma? Apo s’ia ke fare idenë?

Dëshmitarja: Unë e vetmja herë, që e pashë atë, atëherë. Me 24 Dhjetor të 2018-ës.

Gazetari: Ka kaluar nga Kakavija ky ëëë..?

Dëshmitarja: Atë ditë erdhi, atë ditë iku në darkë./tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pse nuk udhëton dot drejt SHBA-ve?/ Basha zihet ngushtë: Më vjen keq që keni rënë në këtë nivel

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, një një lidhje me emisionin “Open”, u pyet dhe si qëndron e vërteta se nuk udhëton dot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Basha tha se kjo është një gënjeshtër që mediat pranë Ramës e qarkullojnë sa herë që qeveria ndodhet ngushtë dhe se i vjen keq që kanë rënë në këtë nivel.

“Mediave pranë maxhorancës u them që më vjen keq që keni rënë në këtë nivel, dhe se kjo është një gënjeshtër. Nuk ka asgjë të vërtetë. por, në vend që të merren me hallet e shqiptarëve dhe me kushtet e vështira, në të cilat ndodhen, merrem me Opozitën.

Kjo tregon çfarë janë prioritet e Edi Ramës, obsesioni i vetëm është të sulmojë kryetarin e opozitës pastaj thotë edhe ndonjë fjalë si për të larë gojën që jemi për bashkëpunim.”

LEXO EDHE:  “Stop” zbulon skandalin e radhës të Nikollës/ Çfarë ndodh në gjimnazin e Korçës

LEXO EDHE:  Aliaj proteston ndaj turbo-kultures me cezmat publike ne Tirane

Por përtej këtyre deklatave, kujtojmë që po bëhet më shumë se një vit që kreu i Republikës së re, Lulzim Basha nuk ka zhvilluar dot ansjë vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tenderat sekrete/ Basha akuza qeverisë: Po bëhet vjedhje kriminale me shëndetin e qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hodhi akuza ndaj qeverisë së po kryen vjedhje edhe në kohën e pandemisë.

Sipas Bashës qeveria vazhdon të mbajë të fshehta tenderat për blerjen e testeve.

“Ne duhet të shohim faktet dhe faktet janë që pajisjet e testimit të blera tani janë me katërfish të çmimit. Për situata të sigurisë kombëtare si raketa apo mitralozë mund të jenë tendera sekretë. Absolutisht që ka shkelur ligjin. Tenderat sekretë nuk janë parashikuar që të fshehësh çmimin e kisteve. Tenderat sekretë janë bërë për të mbrojtur sigurinë kombëtare kryesisht në fushën e mbrojtjes.

LEXO EDHE:  Skandal në Ministrinë e Jashtme, dhjetëra dreka dhe darka të papaguara

LEXO EDHE:  FOTO/ Ja kush është personi që përgjoi ministrin

Pse janë klasifikuar sekretë këto tendera? Kanë mbetur pa përgjigje. Pse i kanë blerë katërfish? Kanë mbetur pa përgjigje. Nuk njoh unë hajdut që kapet duke vjedhur dhe të thotë është e vërtetë”,Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama tërhoqi padinë/ Gazetari i “Bild”: Mori vendim të mençur, po ndjekim gjurmët e parave

Publikuar

-

Nga

Gazetari i medias gjermane “Bild” Peter Tiede ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me padinë e kryeministrit Edi Rama për përgjimet e blerjes së votave.

Rama e tërhoqi padinë vetëm disa muaj më pas, ndërsa gazetari thotë se këtë lajm e ka mësuar nga mediat shqiptare.

Ai tha se ata ishin të informuar për ngritjen e padisë, por nuk e dinin që ajo ishte tërhequr deri në momentin që ky fakt u bë publik nga mediat tona.

“Fillimisht nuk morëm asnjë informacion nga Rama, vetem faktin që do të na padiste. E kam mësuar nga media shqiptare, që ka pasur ndërperje të padisë. Me çfarë kam lexuar në Shqipëri, e ka tërhequr padinë. Unë nuk kam marrë asnjë informacion zyrtar për padinë që është ngritur në Hamburg. E kam marrë nga media shqipare. Nuk jam i paditur unë personalisht, por gazeta “Bild”. Unë jam personi që duhet të gjej dëshmitarë dhe kam bashkëpunuar me avokatët tanë. Bild është mësuar me beteja të tilla. Avokatët tanë ishin të trishtuar që nuk do të  vazhdonin kjo çështje, por le të themi që Rama ka marrë një mendim të mençur duke u tërhequr”, nënvizoi gazetari.

Tiede theksoi në emisionin “Krasta Show” se “Bild” nuk është penduar për publikimin e përgjimeve dhe se nuk ka asnjë arsye që të tërheqin ndonjë gjë nga ato që kanë publikuar. Gazetari tregoi se aktualisht po ndjek gjurmën e parave  dhe ngriti pyetjen se kush e ka paguar avokatin që ka marrë përsipër padinë ndaj “Bild”.

LEXO EDHE:  Aliaj proteston ndaj turbo-kultures me cezmat publike ne Tirane

LEXO EDHE:  “Stop” zbulon skandalin e radhës të Nikollës/ Çfarë ndodh në gjimnazin e Korçës

“Unë jam duke bërë kërkime dhe do të flas vetëm kur të kem përfunduar. Por jemi duke ndjekur gjurmët e parave. Kush e ka paguar avokatin që ka angazhuar zoti Rama, sepse ai është më i shtrenjti në Gjermani. Kush i pagoi paratë e  z. Rama, qytetarët shqiptarë, apo ai vetë?”, u shpreh ai./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE