Connect with Us

Rama tërhoqi padinë/ Gazetari i “Bild”: Mori vendim të mençur, po ndjekim gjurmët e parave

Politikë

Rama tërhoqi padinë/ Gazetari i “Bild”: Mori vendim të mençur, po ndjekim gjurmët e parave

Publikuar

-

Gazetari i medias gjermane “Bild” Peter Tiede ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me padinë e kryeministrit Edi Rama për përgjimet e blerjes së votave.

Rama e tërhoqi padinë vetëm disa muaj më pas, ndërsa gazetari thotë se këtë lajm e ka mësuar nga mediat shqiptare.

Ai tha se ata ishin të informuar për ngritjen e padisë, por nuk e dinin që ajo ishte tërhequr deri në momentin që ky fakt u bë publik nga mediat tona.

“Fillimisht nuk morëm asnjë informacion nga Rama, vetem faktin që do të na padiste. E kam mësuar nga media shqiptare, që ka pasur ndërperje të padisë. Me çfarë kam lexuar në Shqipëri, e ka tërhequr padinë. Unë nuk kam marrë asnjë informacion zyrtar për padinë që është ngritur në Hamburg. E kam marrë nga media shqipare. Nuk jam i paditur unë personalisht, por gazeta “Bild”. Unë jam personi që duhet të gjej dëshmitarë dhe kam bashkëpunuar me avokatët tanë. Bild është mësuar me beteja të tilla. Avokatët tanë ishin të trishtuar që nuk do të  vazhdonin kjo çështje, por le të themi që Rama ka marrë një mendim të mençur duke u tërhequr”, nënvizoi gazetari.

Tiede theksoi në emisionin “Krasta Show” se “Bild” nuk është penduar për publikimin e përgjimeve dhe se nuk ka asnjë arsye që të tërheqin ndonjë gjë nga ato që kanë publikuar. Gazetari tregoi se aktualisht po ndjek gjurmën e parave  dhe ngriti pyetjen se kush e ka paguar avokatin që ka marrë përsipër padinë ndaj “Bild”.

LEXO EDHE:  Berisha: Rama ka zgjedhur drogën para Evropës

“Unë jam duke bërë kërkime dhe do të flas vetëm kur të kem përfunduar. Por jemi duke ndjekur gjurmët e parave. Kush e ka paguar avokatin që ka angazhuar zoti Rama, sepse ai është më i shtrenjti në Gjermani. Kush i pagoi paratë e  z. Rama, qytetarët shqiptarë, apo ai vetë?”, u shpreh ai./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Hapja e shkollave/ Balla: Opozita “rrugore” që shfrytëzon situatën për të bërë politikë

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla  ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për rihapjen e shkollave.

I pranishëm në shkollën “Jorgji Dilo”  në Elbasan, Balla ka folur lidhur me akuzat e opozitës dhe thekson se vetë opozita po shfrytëzon këtë situatë të vështirë për qëllime politike.

Sipas tij është skandaloze dhe mungesë intelekti që të bësh politike me shkollat.  Gjithashtu u ka bërë apel  prindërve që të plotësojnë formularin për gjendjen shëndetësore të familjes.

“I bëj thirrje çdo prindi që të plotësojë me kujdes një formular që është shpërndarë për të raportuar rastet e detektuara me temperaturë apo të supozuara për COVID-19 në familje, sepse kjo na ndihmon për të parandaluar çdo lloj të përhapjes së pandemisë apo kthimin e shkollave në vatra  të pandemisë. Nga ana e bashkisë kujdesi për higjienën do të vazhdojë dhe ne jemi këtu për të mbështetur.



Kam parë sot përsëri një pjesë të opozitës rrugore që shfrytëzon këtë situatë të vështirë për të bërë politikë. Ne jemi këtu për të dëshmuar solidaritet dhe atë që ka më shumë nevojë arsimi që të jemi të gjithë bashkë për ta mbështetur dhe për tu përkujdesur që ky vit shkollor të mbarojë në fund të mbarimit të viti shkollor.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë/ Ramën e dhje** e pret një fund i keq

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë/ Ramën e dhje** e pret një fund i keq

Bashkë me bashkinë do të sigurojmë për çdo shkollë mbështetje me maska apo mjete të tjera mbrojtëse dhe janë bërë. Padyshim një maskë nuk mund të mbahet për një kohë të gjatë dhe ky është një proces që do të vazhdojë. Të jeni të sigurt që kujdesi do të vazhdojë për çdo moment.

Të bësh politikë me pandeminë është të kesh mungesë të theksuar të intelektit minimal për të kuptuar se çfarë ka nevojë Shqipëria sot”, theksoi Balla.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kur do përgjigjet Edmond Haxhinasto dhe LSI për skandalin e rrugës Tiranë-Elbasan?

Publikuar

-

Nga

Rreth 10 ditë më parë, në media plasi lajmi në lidhje me një gjobë 44 milionë euro, për shtetin shqiptar, ardhur si pasojë e problematikave midis firmës ndërtuese të rrugës Tiranë-Elbasan, “Aktor” dhe shtetit shqiptar.

Menjëherë reagoi opozita. Partia Demokratike drejtoi shigjetat e saj nga qeveria dhe kuptohet është krejtësisht në të drejtën dhe në rrugën e saj. Por, fatkeqësisht e vërteta ishte se “gjëmen” e rrugës Tiranë-Elbasan, nuk e kishte bërë qeveria “Rama”, nuk e kishin bërë ministrat e tij, por ministrat e Ilir Metës në qeverinë e kryeministrit të Rilindjes.

Është Edmond Haxhinasto njeriu përgjegjës për një shtesë fondesh që mund të llogaritet edhe si dëm prej gati 145 milionë dollarësh.

CNA.al ka raportuar sesi projekti është ndryshuar 21 herë, me propozim të firmës, por me miratim të Haxhinastos, megjithëse kontrata e firmosur ishte e tipit FIDIC, e cila quhet kontratë “me çelësa në dorë”.

Firma propozoi ndryshimet e projektit, që të sillte uljen e kostos, por në fakt ajo që ndodhi ishte një rritje prej gati 95 milion dollarësh, të kostos së ndërtimit. Sidomos në lotin e parë të këtij segmenti rrugor.

Por, pas disa daljeve të PD-së, ra heshtja. Më pas pati edhe një reagim të Edmond Haxhinastos dhe nuk foli më.

44 milion eurot u harruan. As PD-ja nuk po flet nga foltorja e saj, dhe as LSI-ja nuk po flet më.

Haxhinasto bëri një autogol duke na treguar një dokument të 2016-ës, dhe thuajse duke pranuar publikisht se për tre vite kishte bërë çfarë kishte dashur dhe reagoi në fund kur hajdutëria ishte bërë mal.

Më poshtë letra e Haxhinastos, drejtuar kryeministrit: 

Por të gjitha ndryshimet mbajnë firmën e tij dhe të pasardhësit të tij Sokol Dervishaj, por edhe drejtorit të projekteve Albion Aliko.

Për këtë LSI dhe Haxhinasto kanë mbyllur gojën.

LEXO EDHE:  Rama kërkon të asgjesojë opozitën/ Nishani thirrje Europës

LEXO EDHE:  “Mazhoranca në disavantazh”/ Gjekmarkaj: Rama po tenton të spostojë frikë në kampin opozitar

Por, në fakt Haxhinasto duhet të flasë, të sqarojë publikun dhe të mos mbyllë gojën.

Haxhinasto duhet të përgjigjet se pse i pranoi ndryshimet e projektit, kur në fakt kontrata ishte me “çelësa në dorë”?



Pse u ndryshua 21 herë projekti dhe kostot shtesë të investimit u morën nga qeveria?

Ndërkohë që kontrata sërish thotë se është firma përgjegjëse për to. Kështu shkruhet edhe në ndryshimet e bëra në Këshillin Teknik.

Skandali i Rrugës Tiranë-Elbasan, është rasti ku LSI, ashtu si shumë herë të tjera, është zhytur në llumin e korrupsionit dhe skandaleve.

Këtë herë nuk është vetë Ilir Meta, por është krahu i tij i djathtë Edmond Haxhinasto, i cili po përpiqet të fshihet për të kuruar imazhin e tij që më pas të garojë në Elbasan.

Por, është koha që Haxhinasto të flasë dhe LSI të japë llogari për ministrin e saj të korruptuar dhe të përfshirë në një skandal që i ka sjellë shtetit shqiptar një dëm ekonomik të frikshëm. Kjo thjeshtë dhe vetëm sepse Haxhinasto, në të gjithë detyrën e tij ka mbyllur sytë dhe veshët në lidhje me një investim që gati iu dyfishua vlera fillestare duke iu ndryshuar projektet rrugës.

Do të flasë dhe do ta sqarojë vetë opinionin publik apo do të jetë SPAK që do ta detyrojë Haxhinaston dhe LSI-në të flasin për mega-vjedhjet dhe gjurmën e lënë në krimin e autostradës Tiranë-Elbasan, e cila në lotin e parë ende nuk është dorëzuar dhe ende nuk është përfunduar./ CNA.al

Pse duhet arrestuar Edmond Haxhinasto/ Ndryshoi projektin 21 herë, kostoja 145 milionë dollarë

Skandali me gjyqin 44 milionë euro/ Faktet që akuzojnë Edmond Haxhinaston, zyrtarët e LSI dhe provat për SPAK

LSI pas skandalit me gjyqin 44 milionë euro për kompaninë greke të rrugës Tiranë – Elbasan

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama mbledh drejtuesit politik në qarqe

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama mbledh drejtuesit politik në qarqe

Kryeministri Rama pritet të mbledhë sot në selinë e PS, drejtuesit e komanduar në qarqe.

Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 15.30. Mësohet se në qendër të takimit të Ramës dhe drejtuesit socialistë n do të jetë përgatitja për zgjedhjet e ardhshme paralamentare, të 15 prillit 2021.



Ndërkohë një takim të pak ditëve më parë, Rama ka bërë të qartë se duhet të punojnë për të siguruar një mandate të tretë./CNA.al

LEXO TE PLOTE