LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rakacolli: Shqipëria i ka shpëtuar kurbës eksponenciale

21 Prill 2020, 20:40, Lifestyle CNA
Rakacolli: Shqipëria i ka shpëtuar kurbës eksponenciale

Zëvendës-ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, deklaroi mbrëmjen e sotme se Shqipëria i ka shpëtuar kurbës së sistemit shëndetësor.

Në një lidhje me emisionin “Tempora”, Rakacolli tha se tashmë jemi në kushtet e hapjes së masave, por theksoi se nëse do ketë sërish rritje të të infektuarve do të kthehemi me masat e ngushta.

“Siç e kemi thënë vazhdimisht, kjo pandemia është e panjohur që ka treguar shumë të papritura. I kemi shpëtuar kurbës të sistemit shëndetësor, dhe kjo ka bërë që ta kemi të justifikuar hapjen. Por çfarë do të ndodhë pas hapjes? Ne i kemi shpëtuar kurbës eksponenciale pasi kemi marrë ndër masat më drastike në botë dhe ndryshe nga vendet e tjera, këto masa janë marrë qysh në rastet e para. Këto masa nuk mund të vazhdojnë pafundësishme. Jemi në kushtet për të filluar hapjen dhe do të shohin se çfarë do të ndodhë. Nëse këto masa do të sjellin rritje rastesh dhe mund të ketë rritje rastesh, atëherë  do të duhet që të rikthehemi sërish. Prandaj kjo gjendje e fatkeqësisë natyrore duhet të zgjasë që ta kemi nën kontroll situatën”, u shpreh zv.ministrja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga