Connect with Us

Pse Rama ka frikë ta anullojë koncesionin e inceneratorëve në Tiranë?!

Politikë

Pse Rama ka frikë ta anullojë koncesionin e inceneratorëve në Tiranë?!

Publikuar

-

Thellohet skandali me inceneratorin e Fierit/ Faktet, “këmbanë alarmi” për SPAK

Kryesocislisti dhe kryeministri i vendit, vazhdon të përgjigjet refuzues ndaj qëndrimit të gazetarëve për anullimin e koncesioneve, të cilat kanë të bëjnë me shuma të mëdha parash për kompani të cilat kanë të shkuar të dyshimtë dhe janë akuzuar se në kontratat e tyre koncesionare me qeverinë janë firmosur qindra million euro, vlera disa herë më të larta sesa realiteti i nevojshëm.

Edhe dje kryeministri e mohoi faktin se mund të anullonte apo të rishikonte koncesionin e inceneratorit, ku bëhet fjalë për 128 milion euro në Tiranë, 28 milion euro në Fier dhe 22 milion euro në Elbasan.

Pra, janë të paktën 178 milion euro, nga të cilat rreth 50 milion dollarë janë paguar në tre vitet e shkuara vetëm për inceneratorin e Elbasanit.

Edi Rama nuk ka kurajo të flasë të vërtetën, skandlain që është përfshirë, ku kompani anonime themelohen në Hollandë, vinë në Shqipëri dhe më pas marrin koncesione inceneratorësh, ku pas tyre është fsheur si drejtues Klodian Zoto dhe italiani Ernesto Granelli, që do të ndërtojë inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.(Lexo ketu)

Pra, janë të njëjtët personazhe edhe për Tiranën. E Rama nuk e thotë të vërtetën. Ai nuk pranon dot të bëjë një hap pas. Të hapë letrat dhe të shikojë se çfarë ka firmosur ish-ministri i ttij Lefter Koka.

Ai e quan një këngë të vjetër, por në fakt nuk është e tillë. Ka një këngë të re zoti kryeministër. Janë dokumentat dhe dosjet e plota të nxjerra në Hollandë, të cilat ttregojnë se e vërteta nuk është se në Shqipëri ka ardhur një kompani me eksperiencë që do të punësojë njerëz. Por, e vërteta është se Klodian Zoto ka marë koncesionin e landifillit dhe inceneratorit të Sharrës, ashtu siç ka marrë edhe atë të Fieritt dhe Elbasanit.(Lexo ketu)

Klodian Zoto është akuzuar për lidhje të forta me qeverinë, me ministrat e Edi Ramës dhe sot, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, personat që kanë marrë koncesionin e inceneratorit të Fierit dhe të Elbasanit, janë në ortakëri me një nga pronarët e Top Channel Vjollca Hoxha, nëpërmjet kompanisë bullgare Em Capital Group, ku është përfshirë edhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit.

E ndoshta prandaj Edi Rama nuk e anullon apo nuk i rishikon vlerat e këtij koncesioni. Sepse tashmë skema është zbuluar. Ai nuk mund të pranojë se ata janë të tijtë. Klodian Zoto, Mirel Mertiri, Ben Blushi, Vjollca Hoxha, e gjithë të tjerët të përfshirë në ortkëri biznesesh, të cilat vihen njëra pas tjetrës. Që fillojnë tek qeveria dhe pagesat e faturave prej saj, shkojnë tek koncesionet dhe përfundojnë tek mediat.

LEXO EDHE:  Jul Deda ironizon rëndë Ramën/ Po të ishte kryeministër kur u përhap SIDA, do na detyronte të mbanim prezervativ

E pra, Edi Rama nuk mund ta pranojë që po blen direkt mediat, por në emër të faktit se një problematikë e madhe është krijuar nga mbetjet urbane ai ështëi bindur të ecë përpara dhe këtë e ka bërë me vetëdije. Dhe duke e mbrojtur tregon se ai vërtetë qëndron pas inceneratorëve, pas kontratave korruptive qindra million euro, të cilat akuzojnë drejtpërdrejt kryeministrin tonë, i cili sot është kapur me presh në duar, që paguan kompani dhe pronarë, të cilët janë ortakë me pronarë mediash. E kështu i duhet më pas të paguajë këto para që të ketë shërbimin e televizionit.

Përgjigje tjetër nuk ka. Faktet janë fakte. Edi Rama që nuk e shikon këtë koncesion, që nuk i rishikon vlerat e tyre, nuk i anullon dhe nga ana tjetër koncesionarët të cilët ngrejnë shoqëri njëra pas tjetrës, marrin miliona nga qeveria dhe i ndajnë me pronarë mediash./ CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

 

Skandali/ Koncesionari i 128 milion eurove fsheh ndryshimin e emrit

Thellohet skandali me koncesionin 128 milion euro/ Zbulohen të tjera dokumente

Skandali me inceneratorin e Fierit/ Qeveria pagoi 22.6 miliardë lekë, ende pa u ndërtuar

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ambasadorët nuk e kanë keq”/ Patozi: Nëse korrupsioni është kriter për përzgjedhjen atëherë…

Publikuar

-

Nga

“Ambasadorët nuk e kanë keq”/ Patozi: Nëse korrupsioni është kriter për përzgjedhjen atëherë...

Drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se thirrjet e ambasadorëve drejtuar partive politike për pastrimin e listave është një gjë e drejtë, duke theksuar se me çfarë u kanë parë sytë shqiptarëve, në zgjedhjet e 25 prillit mund të ndodhë çdo gjë.

Përmes një postimi në rrjetin social ai shprehet se nëse korrupsioni do të ishte si kriter për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, listat mund të rrëzoheshin dhe disa parti do të shkonin drejt shkrirjes.

“Ambasadorët nuk e kanë keq…

Ambasadorët nuk e kanë keq, kur i kujtojnë përditë partive se duhen të kenë lista të pastra për 25 prillin. Sepse me ato që u kanë parë sytë njerëzve në Shqipëri gjatë  viteve të fundit, gjithçka mund të ndodhë edhe në këto zgjedhje.

LEXO EDHE:  “Është në kufijtë e tradhtisë kombëtare”/ Idrizi akuza të forta Ramës

LEXO EDHE:  “Bomba shëndetësore” natën e Krishtlindjes/ Policia gjobit lokalin e Blushit

Por do të bënin më mirë që të ndaleshin deri tek lidhjet e kandidatëve me krimin.

Sepse po të fusnin si kriter edhe korrupsionin, kam frikë se disa nga listat do të rrëzoheshin në treçerekun e tyre, ndërsa disa parti edhe mund të shkriheshin fare”, shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lule për jetët e vrara nga terrori komunist”/ Këlliçi përkujton ngjarjen makabër në fshatin Mënik

Publikuar

-

Nga

“Lule për jetët e vrara nga terrori komunist”/ Këlliçi përkujton ngjarjen makabër në fshatin Mënik

Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka përkujtuar 70 vjetorin e një nga ngjarjeve më fatkeqe në fshatin Mënik, ku arrestuan 170 persona dhe humbën jetën 22 persona pa gjyq.

I shoqëruar nga ish deputetja Dhurata Çupi, Këlliçi shprehet se kjo ishte një nga ngjarjet më makabre të terrorit të injorancës komuniste, duke vendosur kurora me lule në emër të PD dhe kryetarit të saj Lulzim Basha.

“Me pretekstin e “bombës” në ambasadën sovjetike, më 20-23 shkurt 1951 u arrestuan rreth 170 persona, 22 prej të cilëve i ngjitën në një kamion ushtarak të mbuluar dhe i ndalën buzë Erzenit, në fshatin Mënik, ku i ekzekutuan pa gjyq.

Mes tyre dhe Sabiha Kasimati. Listat u përpiluan nga Sigurimi i Shtetit si një mundësi për likujduar intelektualë, klerikë e nacionalistë shqiptarë të arsimuar në Perëndim.

LEXO EDHE:  “Është në kufijtë e tradhtisë kombëtare”/ Idrizi akuza të forta Ramës

LEXO EDHE:  Emrat/Kush janë deputetët që nuk e pranuan dje Ilir Metën si President

Sot, në kuadër të 70 vjetorit të kësaj ngjarjeje makabre, bashkë me ish deputeten Dhurata Çupi, në emër të kryetarit Lulzim Basha dhe PD, vendosëm kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve, për të përkujtuar jetët e vrara nga terrori i injorancës komuniste”, shkruan Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve”/ Meta kthen në Kuvend ligjin për Forcat e Armatosura

Publikuar

-

Nga

“Të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve”/ Meta kthen në Kuvend ligjin për Forcat e Armatosura

Presidenti Meta i kthen Kuvendit për rishqyrtim ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, pasi e konsideron të pakonsultuar plotësisht, dhe rrjedhimisht në kundërshtim me kërkesat e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Presidentit me këto ndryshime në këtë ligj, synohet të ulet niveli i arsimit të kërkuar për t’u përfshirë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kjo sipas tij, ndodh se ushtarakët po largohen nga Shqipëria, ndaj edhe apelon të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve, për të ndalur largimin e tyre nga vendi.

“Ndërsa deri më sot kërkohej si kriter i domosdoshëm ligjor përfundimi i arsimit parauniversitar (shkollës së mesme), tanimë synohet që pas hyrjes në fuqi të këtij ligjit, të lejohet hyrja në radhët e Forcave të Armatosura edhe e atyre shtetasve që kanë përfunduar vetëm ciklin arsimor 9-vjeçar.

LEXO EDHE:  “Është në kufijtë e tradhtisë kombëtare”/ Idrizi akuza të forta Ramës

LEXO EDHE:  “Është në kufijtë e tradhtisë kombëtare”/ Idrizi akuza të forta Ramës

Vetëm ky fakt mjafton për të kuptuar se, problematika nuk qëndron te kriteri “i fortë” i arsimit, por përveç arsyeve të tjera që lidhen me largimin e të rinjve e që unë si President i Republikës i kam bërë publikisht me dije, problematika lidhet drejtpërdrejtë edhe me mënyrën e trajtimit të ushtarakut, përfshirë trajtimin financiar, që ka çuar në largimin në masë nga radhët e Forcat e Armatosura të të rinjve dhe të rejave me arsim të lartë dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë duhet të rishikojë këtë ndryshim, dhe të ruajë të pacenuar sigurinë juridike, duke përcaktuar në ligj kriteret e nevojshme për arsimim dhe kualifikim, me qëllim përparimin në gradë të ushtarakëve në Forcat e Armatosura sipas meritokracisë”, theksohet në arsyet e kthimit të këtij ligji./CNA.al

LEXO TE PLOTE