LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po unë Rikard, ku t’i çoj lotët”/ Agim Doçi mallëngjen me vargjet për  Ljarjan

21 Prill 2020, 10:11, Kulturë CNA
“Po unë Rikard, ku t’i çoj lotët”/ Agim

Poeti dhe autori i shumë këngëve, Agim Doçi ka folur mes lotësh për shuarjen e aktorittë madh Rikard Ljarjan.

Pengu më i madh për Doçin është fakti se sot nuk mund t?i japë lamtumirën mikut të tij si pasojë e situatës së COVID 19.

Por kjo situatë nuk e ka ndalur atë të thurë vargje e të na mallëngjejë të gjithëve.

?Kam jetuar në Shkodër 16 vjet, e pashlyer do mbetet për mua kur në Kukës erdhi si personazh jetësor për të përjetësuar një personazh të thjeshtë atë ?Dedën? e famshëm. Ai ishte një nga rolet më të personalizuar dhe më të realizuar të Rikardit. Dhimbja më e madhe sot është që nuk shkojmë dot ta pëercjellim, t?i hedhim një dorë dhe atij shkodrani që me zemërgjerësinë e tij pati ndihmuar të bëhet aktor edhe një djalosh shkodran Frederik Ndoci. Kanë aktruar bashkë?,- tha ai.
Vargjet e thurura për të ishin: ?Ne ishim shok Rikard i shtrenjtë, sa shpejt që ike o njeri, kujtesa jonë të ka të shenjtë tyyll i ndezur me dashuri. Do ikin vitet e do kujtohesh, simbol i gjallë në magjinë e filmit, do jesh tek ëngjëjt përkrah me shokët, po unë Rikard ku t?i coj lotët??, recitoi mes lotësh Doçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga