LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosi me thikë infermierën/ Arrestohet 36 vjeçari në Lushnje

21 Prill 2020, 19:33, Kronika CNA
Plagosi me thikë infermierën/ Arrestohet 36 vjeçari në

Është arrestuar autori i plagosjes me thikë të infermieres së qëndrës shëndetësore në fshatin Arrëz.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi  me inicialet A. M. u arrestua në flagrancë, në tentativë për t?u larguar nga vendngjarja.

“Sot, rreth orës 19:15, në fshatin Arrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., 36 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen A. T., 59 vjeçe, infermiere në qëndrën shëndetësore në fshatin Arrëz, e cila kishte shkuar në banesën e autorit për t?i bërë gjilpërën nënës së tij të sëmurë.

Pasi ka goditur infermieren, shtetasi A. M. është larguar nga banesa, por pas reagimit të menjëhershëm të Policisë u kap dhe u arrestua në flagrancë, në tentativë për t?u larguar nga vendngjarja.

Shtetasja A. T. ndodhet në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.”

Lajmet e fundit nga