LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndarja nga jeta e aktorit Rikard Ljarja/ Spartak Ngjela ndan mesazhin prekës

21 Prill 2020, 15:28, Kulturë CNA
Ndarja nga jeta e aktorit Rikard Ljarja/ Spartak Ngjela ndan mesazhin

Ndarja para kohe nga jeta e aktorit e regjisorit të mirënjohur Rikard Ljarja ka trishtuar jo vetëm miqtë, kolegët dhe të afërmit e artistit të madh.

Fjalë të ndjera ka shkruar dhe avokati i njohur Spartak Ngjela.

?Dje u nda nga jeta Rikard Larja. Një nga aktorët më popullorë të Shqipërisë. Talent i palodhur dhe aktor i madh, që e përcolli në shoqëri aktin dramatik si vizion të shpirtit shqiptar.

Rikard Larja dhe një plejadë e ngushtë aktorësh të mëdhenj, me aftësinë e tyre aktoriale si art, në kinema dhe në teatër, në historinë tonë do të hyjnë si figurat e mëdha që me talentin e tyre të madh, dhe sidomos mes filmit, e zbutën shumë rënien shpirtërore të shqiptarëve të dhunuar nga forca e ligë e një shteti të padrejtë.I përjetshëm qoftë kujtimi i aktorit Rikard Larja.? shkruan Ngjela në reagimin e tij.

Aktori u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare dhe u shoqërua për në banesën e fundit vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, sepse masat e marra si pasojë e gjendjes së krijuar nga COVID-19, nuk lejojnë tubime të mëdha njerëzish./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga