Connect with Us

Koronavirusi do të ndryshojë rendin global?/ Çfarë po ndodhë me ekonominë botërore dhe BE-në

Politikë

Koronavirusi do të ndryshojë rendin global?/ Çfarë po ndodhë me ekonominë botërore dhe BE-në

Publikuar

-

/

Koronavirusi, përtej mijëra viktimave që ka shkaktuar në mbarë botën, po i  shkakton ekonomisë globale dëme të mëdha.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, në një prononcim për CNA.al, foli në lidhje me atë se çfarë na tregoi Covid-19, për ekonominë botërore.

“Pretendimi i sovranistëve dhe i populistëve para shpërthimit të epidemisë se globalizmi më shumë i ka shkaktuar kosto hemisferës perëndimore sesa ka prodhuar fitim, në këto 15 apo 20 vitet e fundit, rezulton që ka qënë pothuajse profetik.

Kriza e pandemisë të Covid-19, tregoi se institucionet ndërkombëtare ishin si “tigra prej letre”, sepse nuk ishin në gjendje që të vendosin norma dhe standarte të menaxhueshme dhe të kontrollueshme në të gjitha shtetet. Fakti është se progresin më të madh ekonomik në 20 vitet e fundit e ka shënuar Kina, ndërkohë që ekonomitë e vendeve perëndimore kanë pësuar rënie serioze dhe kanë pësuar dëme strukturore në ekonomitë e tyre. Kjo pasi shumë kompani perëndimore u spostuan nga SHBA, BE dhe vende të tjera të Europës, drejt Kinës, për të përfituar nga politikat shtetërore imponuese të Kinës ndaj klasës së vet punëtore dhe kostove të ulëta të operacioneve dhe prodhimit.

Që pas ardhjes së presidenti Trump në krye të SHBA dhe gjithë lëvizjet e tjera konservatore në Europë, dëbati ka qënë shumë i fortë. Në pjesën dërrmuese të vendeve të BE-së kemi sot kryeministra konservatorë, të cilët kanë kërkuar kthimin tek sovranizmi dhe tek interesat së pari të shteteve sovrane dhe pastaj tek institucionet ndërkombëtare. Pasi ato nuk kanë qënë në gjendje që të garantojnë një funksionin të tyre, në funksion të një të mire të përbashkët të këtyre shteteve anëtare.”-tha Kulluri.

Po ashtu, Kulluri komentoi edhe debatin që po bëhet sot në rang global midis shteteve kryesore perëndimore, si Gjermania, Amerika dhe Gjermania, të cilat kanë filuar të përflasin shifra të një dëmi ekonomik, të cilin do tia ngarkojnë Kinës si përgjegjëse për shpërndarjen Covid-19 në botë. Duke folur për CNA.al, Kulluri nuk përjashtoi mundësinë që kjo të sjellë edhe një rend të ri global.

LEXO EDHE:  Super-kanabisi po pushton Evropën

Ai u ndal edhe tek rasti i OBSH-së, të cilës presidenti i SHBA i ndërpreu fondet.

“Rasti i OBSH-së, që ishte disfunksionale dhe si pasojë presidenti Trump ndërpreu financimin është i dukshëm ashtu si dhe debate dhe kriza që ka shpërthyer sot në BE midis vendeve të jugut, Itali, Spanjë, Portugali, për korona-bondin nga vendet e BE-së, e cila nuk gjeti mbështetje nga vendet e veriut siç janë Gjermania, Hollanda, Belgjika, e të tjerë, tregoi qartë se edhe BE sot po i jep të drejtë të plotë euroskeptikëve, të cilët gjithmonë kanë menduar se Bashkimi Europian më shumë ka qënë një instrument për të përfituar vendet e veriut dhe të pasura, duke eksportuar drejt Jugut të Europës, sesa ka pasur një barazi në qëllime dhe në përfitime prej kësaj konfederate të pa plotësuar, që nuk mori asnjëherë formën e një confederate, por mbeti një hibrid midis nujë organizate ndërkombëtare dhe një konfederatee shtetesh.”-deklaroi Edvin Kulluri.

Sa i takon eficensës së Bashkimit Europian, ai tha se Covid-19, tregoi se nuk ka mundur të jetë një konfederatë, që mbron interesat e të gjitha shteteve në mënyrë të barabartë.

“Fakti është se eficensa e BE-së është shumë larg eficensës së shteteve fedeerale, siç është Gjermania apo SHBA, ku vendimmarrja është e menjëhershme dhe shpërndarja e burimeve është e drejtë dhe nëpërmjet insstrumentave të një qeverie federale e cila mbron interesat e të gjitha shteteve përbërëse njëkohësisht.

Kështu që unë mendoj se kjo krizë, pas asaj të 2007, tregoi edhe një herë se bota ka nevojë ta shikojë veten me sy të vërtetë dhe jo nën optikën dhe syzet e propagandës së shfrenuar liberale që ka shtyrë përpara një axhendë globaliste, prej të cilës ideatorët e globalizmit apo shtete prej të cilave ka buruar kjo ide, më shumë kanë humbur dhe tani po goditen në mënyrë të paperçedentë me krizën e pandemisë.”-tha Edvin Kulluri për CNA.al.

Skandali me Covid-19/ Kulluri “masakron” Ramën: Po shkel të drejtat themelore të njeriut

Paralajmërimi i frikshëm/ Ekonomia shqiptare rrezikon greminën, duhen masa të guximshme

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka rregullore që na përjashton”/ Noka: Balla, zëdhënësi i Bashës

Publikuar

-

Nga

cna politike

Deputeti Flamur Noka ka folur për vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar.

Në një intervistë për media, Noka thekson se është e paprecedentë që të përjashtohen depuetetët demokratë në Parlament.

Ai shtoi se Taulant Balla është shndërruar në zëdhënës të Lulzim Bashës.



Debati në seancë ishte i turpshëm, sepse Taulant Balla u shndërrua në zëdhënësin e Grupit Parlamentar të PD. Taulant Balla ishte aty me urdhër të kreut të regjimit Rama, për ta monitoruar pengun. Asnjë demokrat që ka luftuar tetë vjet, që ka luftuar ta bëjë pengun kryeministër, nuk pranon këtë realitet. Demokratët refuzojnë me përçmim pengun, pengmarrësin dhe atë që flet në emër të tyre, Ballën.

Nuk ka rregullore që përjashton deputetët. Rama po tenton që të bëjë opozitë Bashën me bravat e tij. Ne në zgjedhje do kemi demokratët më të devotshëm dhe më të mirë dhe PD do jetë fituese e bashkive me këta kandidatë. PD do ketë kandidatë në gjashtë bashki. Në shumicën e këtyre bashkive, kandidatët tanë do jenë fituesit”, deklaroi Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkëpunimi ka filluar në 17 maj 2017”/ Spaho “zbërthen” marrëdhënien Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Për deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho, Lulzim Basha po mbrohet nga mazhorancë, e sipas tij ky është vazhdimi i bashkëpunimit që ka filluar në takimin e fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në 17 maj 2017.

Në një intervistë televizive, Spaho deklaroi se në seancën e parë për këtë vit në Kuvend, rolin e zëdhënësit të Bashës e luajti Taulant Balla.



Unë figuroj deputet i PD. Ngjarja e ndjeshme ishte në vazhdën e përjashtimeve që ka filluar Basha nga gjoja PD pasi nuk është më as kryetar. Përkrah ka maxhorancën. Ajo që e ndihmoi më 8 janar të fuste grupe kriminale në seli, iu gjend edhe ditën e djeshme. Ky është bashkëpunim që ka filluar nga 17 maji i vitit 2017. Veprimet e kryetares së Kuvendit në mbështetje të Bashës dhe veprimi i turpshëm i Ballës si zëdhënës i Bashës. Askush nuk dha shpjegime, por u mjaftuan me shpjegimet e Ballës”, tha Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shehi “injoron” Bashën/ Nuk përfaqëson bllokun opozitar, ka humbur 3 palë zgjedhje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar krizën që ka kapur PD dhe sjelljet e Lulzim Bashës.

Në një intervistë televizive, Shehi u shpreh se Basha nuk përfaqëson më bllokun opozitar, pasi sipas tij ai ka humbur 3 palë zgjedhje. Për kreun e LZHK, beteja nuk është mes njëri-tjetrit, por përballja me Edi Ramën.



Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri. E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës. Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën”, tha Shehi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE