Connect with Us

“Kemi 44 ditë nën diktaturë”/ Gjuzi: Meta i jep në mënyrë personale kompetenca Ramës

Politikë

“Kemi 44 ditë nën diktaturë”/ Gjuzi: Meta i jep në mënyrë personale kompetenca Ramës

Publikuar

-

Futi në listë mësuesen që ka ndërruar jetë/ Justifikohet Kujtim Gjuzi: Po ta kisha parë unë...

Deputeti Kujtim Gjuzi teksa ka folur lidhur me situatën e koronavirusit, u shpreh se presidenti Ilir Meta shkeli Kushtetutën dhe i dha kompetenca kryeministrit Edi Rama Ramës.

Sipas Gjuzit, humanizmi i kryeministrit shkoi drejt diktatit, duke shkelur Kushtetutën me nxjerrjen e tankeve dhe autoblindave.

“Këtë nuk mund ta bënte pa urdhër të Komandatit të Përgjiithshëm të FA. Edhe presidenti Ilir Meta shkel Kushtetutën dhe i jep kompetenca në mënyrë personale Edi Ramës, dhe ky i fundit merr kompetencat e komandantit të Forcave të Armatosura. Kemi qenë 44 ditë nën diktaturë monopartiake të Edi Ramës. Parlamenti ka qenë zero. Këtu ka përgjegjësi dhe kryetari i Parlamentit”, tha Gjuzi në “360 gradë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kryemadhi s’më frymëzon”/ Denata Toçe: LSI drejt shkrirjes, një kasë politikanësh po del jashtë loje

Publikuar

-

Nga

“Kryemadhi s’më frymëzon”/ Denata Toçe: LSI drejt shkrirjes, një kasë politikanësh po del jashtë loje

Dy ditë më parë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,  zhvilloi një takim në kuadër të fushatës eletorale në Korçë, por CNA.al zbuloi se gjatë vizitës së saj një nga aktivistet kryesore dhe drejtuese lokale e LSI, Jeta Gjoni, ka braktisur Kryemadhin për t’u bërë pjesë e Partisë Socialiste.

Për këtë largim dhe shumë largime të tjera nga LSI, ka folur për CNA.al kandidatja për deputete e Bindjes Demokratike në qarkun e Korçës, Denata Toçe.

Kandidatja për deputete tha se lidershipi i Kryemadhit nuk e frymëzon aspak, ndërsa theksoi se grumbullimet e saj dhe të themeluesit të LSI-së Ilir Meta, nuk kanë motive aspak dinjitoze.

Duke qenë se unë as nuk shitem dhe as nuk blihem, mendoj se lidershipi i znj. Kryemadhi nuk më frymëzon, dhe mendoj se as qytetarët e qarkut të Korçës nuk janë të frymëzuar. Janë thjesht afër një lideri për qëllime tërësisht të gabuara. E thënë kështu, në gjykimin tim, ngahera LSI, kur patjetër kam parasysh znj. Kryemadhi dhe z. Meta, ka grumbulluar njerëz me motive aspak dinjitoze dhe tërësisht lakmitare. Fatkeqsia nuk është largimi i pritshëm i këtyre njerëzve, sepse bazat e interesave të tyre i ka bërë ata të përkohshëm, por modeli i trazuar dhe i pisët që ata bënë dhe lanë në terreni politik”, u shpreh ajo për CNA.al.

LEXO EDHE:  Shkundet qeveria/ Artan Hoxha paralajmëron largimin e një tjetër ministri

LEXO EDHE:  Rama për koronavirusin/ Kujdes nga mendjet e shthurura

Toçe deklaroi se LSI-ja po shkon drejt shkrirjes dhe së bashku me të një kasë e tërë politikanësh që po del jashtë loje.

Nuk është vetëm LSI-ja që po shkon drejt shkrirjes, por është një kasë e tërë politikanësh që po del jashtë loje. Jam shumë e kënaqur që shikoj miq të mi intelektualë dhe me integritet personal dhe profesional që vijnë në radhët e politikës pranë partive të reja, për të ofruar një frymë te re dhe për t’i zgjuar shpresën njerëzve, se politika nuk duhet të jetë më e hajdutit, kriminelit dhe mashtruesit. Politika duhet të vazhdojë me trashëgiminë që na lanë parlamentarët e parë dhe politikanët historikë shqiptarë, si Fan Noli, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Osman Haxhiu, Ndre Mjeda, Qemal Vrioni, Pandeli Cale, etj.”, nënvizoi kandidatja e Bindjes Demokratike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tre mëkatarët e politikës janë njëlloj”/ Patozi: Plani ynë e vetmja zgjidhje

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, është shprehur se tre partitë kryesore politike nuk kanë asnjë përfaqësues nga Kavaja në listat e kandidatëve për deputet në këtë qark.

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se plani i tyre për një Shqipëri normale është e vetmja zgjidhje ku tre mëkatarët e mëdhenj të politikës janë njësoj.

“Kavaja ka ditur ta përqafojë gjithmonë e para ndryshimin . Tre partitë kryesore, që sundojnë prej dekadash Shqipërinë, janë “kujdesur” që në listat e tyre të mos ketë asnjë përfaqësues nga Kavaja. Do të mjaftonte ky fakt për të treguar vlerësimin dhe respektin e tyre për qytetin, që i parapriu rrëzimit të komunizmit.

Bindja Demokratike përfaqësohet në Kavajë me projektin e ri për ndryshim si dhe me një buqetë kandidatësh, që janë krenarë për vendlindjen e tyre.  Me bashkëqytetarët e mi biseduam sot për risitë e “Planit tonë për një Shqipëri normale” si e vetmja zgjidhje, në kushtet kur tre mëkatarët e mëdhenj të politikës ngjajnë njësoj.” shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nisma Thurje, surpriza e zgjedhjeve”/ Hajdari denoncon shitblerjen e votës në Elbasan, si po shantazhohen qytetarët

Publikuar

-

Nga

“Nisma Thurje, surpriza e zgjedhjeve”/ Hajdari denoncon shitblerjen e votës në Elbasan, si po shantazhohen qytetarët

Deputetja Rudina Hajdari, e cila është kandidate e Nismës Thurje në Elbasan ka folur për fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një prononcim ekskluziv për CNA.al, ajo është shprehur e kënaqur për mënyrën se si po shkon fushata dhe modeli që ata kanë zgjedhur, duke dalë në terren dhe prekur nga afër problematikat e banorëve.

“Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen ndaj mirjëra qytetarëve të cilët më kanë hapur dyert dhe zemrën duke më takuar e mbështetur në këtë fushatë. Kam qenë përsonalisht në cdo lagje dhe në cdo fshat të gjithë Qarkut të Elbasanit, kam prekur problematikat e shumta që kjo zonë ka si edhe kam takuar banorët e kam biseduar me ta gjatë mbi zgjidhjet që duhet të prodhojmë së bashku mbasi zgjedhjet të mbarojnë.

Në këtë kontekst jam shumë e kënaqur nga mënyra se si po shkon fushata edhe sepse kemi krijuar një ekip të mrekullueshëm me djem dhe vajza, zonja dhe zotërinj profesionistë të fushave të tyre dhe të përkushtuar ndaj shërbimit publik.

Jo më kot, zyrat tona elektorale në Elbasan janë përzgjedhur për tu vizituar nga Ambasadorja Amerikane Yuri Kim por edhe nga Ambasadori Britanik Duncan Norman. Mënyra se si ne e zhvillojmë fushatën dhe ekipi që kemi përzgjedhur janë një model i cili uroj të replikohet në të ardhmen nga të gjitha forcat politike”, tha Hajdari.

Sa i përket shqetësime më të shpeshta që ata kanë hasur Hajdari, tha se fatkeqësisht ato janë të ngjashme me ato të para 30 viteve, si uji i pijshëm, energjia elektrike dhe rrugët.

“Qytetarët më kanë pritur me shumë dashamirësi dhe më kanë mbeshtur shumë. Nuk ka ditë që të mos presim qindra qytetarë në zyrat tona elektorale të cilët duan të ndihmojnë apo të marr me qindra mesazhe në rrjetet sociale. Mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse nga banorë të Qarkut të Elbasanit.

Fatkeqësisht shqetësimet e tyre janë të ngjashme me ato të para 30 viteve.

Në zonat rurale ende nuk ka rrugë, nuk ka ujë të pijshëm e as për vaditje dhe energjia elektrike mungon sa herë fryn erë apo bie shi e dëborë.

Është e trishtë kur shkon në fshatrat e Elbasanit dhe sheh që nuk është bërë as minimumi. Dje ishim në Sericë, një fshta që është vetëm pak km larg Elbasanit dhe të duhet 1 orë për të shkuar aty. Rruga nuk ka parë kurrë asnjë investim dhe kur bie shi kthehet në mankth për banorët. Njëri prej tyre më thoshte se nuk ka tmerr më të madh se sa kur mbeten mes baltës dhe nuk kthehen dot në shtëpinë e tyre. Jemi në vitin 2021 dhe është e turpshme se si flasim për këto cështje që janë bazike.

Më tej qëndron problemi i ujit. Nuk ka patur pothuajse fare investime në ujësjellsa dhe banorët ujin e kanë siguruar me tubacionet e tyre nëpër shtëpia dhe megjithatë paguajnë e jo pak. Cmimi ju është rritur dhe vetëm 8 vitet e fundit një banor në fshat përrllogarit që ka paguar shtesë rreth 600mijë lekë vetëm për ujin të cilin e ka siguruar me tubacionin e tij prej burimeve që na ka falur natyra.

Ujë ndërkohë nuk ka as për vaditje. Imagjinoni që Elbasani është qarku me burimet më të mëdha hidrike në vend dhe teksa uji është futur në tubat e Hec-eve banorët nuk kanë për të vaditur tokat.

Qyteti i Elbasanit vuan nga papunësia dhe emigrimi si edhe sundimi i bandave kriminale të cilat e kanë shndërruar Elbasanin në një nga hubet e përpunimit dhe shpërndarjes së kokainës në kryeqytetet europiane. E sikur kjo të mos mjaftonte, sipas statistikave Elbasani ka edhe numrin më të lartë të përdoruesve të drogës.

Kjo e shoqëruar me varfërinë e ka lënë qytetin dhe gjithë Qarkun mbrapa dhe peng të politikës dhe organizatave kriminale.”

Por sa e vështirë dot të jetë kjo garë për kandidaten e ‘Nismës Thurje’, përballë Taulant Ballës, kryetares së LSI Monika Kryemadhi, Myslim Murriziit dhe Gazment Bardhit?

LEXO EDHE:  “Je mjerim i qeverisjes shqiptare”/ Deputeti i Kosovës i hakërrehet Ramës

LEXO EDHE:  “Je mjerim i qeverisjes shqiptare”/ Deputeti i Kosovës i hakërrehet Ramës

Hajdari tha se sfidën  nuk e ka me personat e lartëpërmendur, por me skepticizmin që ata kanë mbjellë këto 30 vite ndaj figurës së politikanit.

Sfida ime nuk është me personat e lartpërmendur por me skepticizmin që ata kanë mbjellë këto 30 vite ndaj figurës së politikanit. Njerëzit mendojnë sot, me të drejtë, se të gjithë politikanët janë mashtruesa, janë të lidhur me krimin e organizuar, janë të korruptuar e mendojnë vetëm për veten e tyre dhe një rreth të ngushtë.

Sfida ime është ti bind të gjithë qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë se unë jam ndryshe, se unë shërbimin publik e konsideroj si një mundësi për të lënë një shenjë pozitive në historinë e vendit duke i dhënë zgjidhje problemeve dhe duke respektuar vullnetin e qytetarëve. Dua të eci në gjurmët e babait tim dhe dua që ta lartësoj edhe më shumë emrin dhe veprën e tij.”

Hajdari tregoi se në qarkun e Elbasanit synojnë të paktën dy mandate dhe se Nisma Thurje tha do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve.

Në Qarkun e Elbasanit ne synojmë të paktën dy mandate dhe unë besoj se jemi në rrugën e duhur për ta arritur këtë objektiv. Në nivel kombëtar unë besoj se Nisma Thurje do të jetë absolutisht supriza e këtyre zgjedhjeve dhe këtë e them duke parë zhgënjimin masiv që qytetarët kanë ndaj klasës së vjetër politike dhe nevojën për të zgjedhur si përfaqësues të rinj e të reja me vizion e ideale perëndimore dhe me ide të qarta për zhvillimin e vendit.”

Sa i përket shitblerjes së votave, Hajdari tha se forcat e vjetra kanë filluar mbledhja e kartave të identitetit duke u premtuar shumë parash. Ndërkohë që kryepleqtë dhe kryetarët e bashkive kanë filluar presionin ndaj personave që përfitojnë asistencë ekonomike.

Ajo shtoi se ka patur dhe raste kur persona nga organizata kriminale kanë rrahur e shantazhuar persona të cilët angazhohen me forca të ndryshme politike nga ajo që përkrah organizata.

Nga strutkurat tona në të gjithë qarkun lajmërohemi se forcat e vjetra po fillojnë të aplikojnë metodat e vjetra për ta tjetërsuar në mënyrë të jashtëligjshme vullnetin e qytetarëve. Ka filluar mbledhja e kartave të identitetit, sidomos ndaj shtresave më të varfëra dhe kjo po ndodh si nga elementë të maxhorancës edhe nga elementë të opozitës. I mbledhin kartat duke u premtuar shuma parash për votën ditën e votimit. Sekserët e votave paraqiten pranë kandidatëve apo atyre që sponsorizojnë blerjen dhe marrin paratë në këmbim të kartave. Ditën e votimit planifikojnë të aplikojnë metoda të ndryshme për tu siguruar që personi të cilit i kanë marrë kartën të votojë për subjektin e tyre.

Ka filluar presioni masiv kryesisht nga kryepleqtë dhe kryetarët e bashkive ndaj personave që përfitojnë asistencë ekonomike duke ju thëne se ajo do ju ndërpritet nëse nuk votojnë për partinë në pushtet.

Ka presion edhe nga ana e organizatave kriminale të cilat kërcënojnë dhe shantazhojnë, apo rrahin (ka patur disa raste në Elbasan deri tani) persona të cilët angazhohen me forca të ndryshme politike nga ajo që përkrah organizata.

Të gjitiha këto ndodhin, i dinë të gjithë banorët por fatkeqësisht reagimi i strukturave shtetërore është i vakët ose inekzistent”, theksoi Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE