LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Fasoneritë bomba me sahat"/ Vokshi dhe Pampuri njëzëri: Të mbyllen menjëherë, ka gra të infektuara

21 Prill 2020, 16:41, Politikë CNA
"Fasoneritë bomba me sahat"/ Vokshi dhe Pampuri

Ish-deputetet e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Orjola Pampuri kanë denoncuar nga Kruja përgjegjësinë e qeverisë për përhapjen e virusit përmes fasonerive.

Duke marrë shkas nga shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, Vokshi tha se PD ka informacione se ky numër i të prekurve, kryesisht i grave dhe vajzave nga fasoneritë mund të jetë shumë herë më i madh.

“Vajzat dhe gratë që punojnë në fasoneri janë më të pambrojturat. Arsyeja e vetme është se qeveria nuk do që t?ia dijë për to. Për Edi Ramën ka rëndësi që të mos i mërziten klientët me të cilët vjedh dhe pasurohet vetë, jo shëndeti i mbi 70 mijë vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri. Është jetike që qeveria të mbyllë menjëherë këto biznese që janë vatra të rrezikshme për përhapjen e shpejtë të infeksionit.

Kemi 5 javë që ia themi Edi Ramës, por ai vepron me kokëfortësi. Rezultati i kokëfortësisë së Edi Ramës është 67 persona të prekur brenda 3 ditëve vetëm nga fasoneritë e Krujës. Shëndeti i grave dhe i vajzave duhet të jetë prioritet i qeverisë. Edi Rama duhet të hapë sytë dhe të vendosë për më të mirën e grave. Gratë dhe vajzat nuk janë mish për top që ai t?i përdorë si statistika kur i duhen politikisht. Ato janë nëna fëmijësh që për shkak të vendimeve të gabuara të qeverisë së Edi Ramës, po infektojnë edhe fëmijët e tyre”, u shpreh ajo, ndërsa bëri thirrje që fasoneritë të mbyllen menjëherë.

Ndërkohë, Pampuri tregoi se disa ditë më parë ka biseduar me disa prej vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri.

“Erinda, njëra prej tyre më tregoi stresin e jashtëzakonshëm dhe presionin e jashtëzakonshëm në të cilin punon. Është e padrejtë që qeveria të vendosë me mijëra gra dhe vajza nën presionin e përballjes me sëmundjen 10 orë në ditë pa pushim. Mund të them se ky është një veprim armiqësor ndaj grave dhe vajzave, pasi me stresin e Erindës punojnë të gjitha gratë në Krujë dhe në çdo fasoneri.

Në fasoneritë shqiptare është e pamundur që të krijohen kushtet e duhura për distancimin social, për shkak të mjediseve të vogla. Jo vetëm në Krujë, por në të gjithë Shqipërinë, situata është e njëjtë. Sado që punëdhënësit përpiqen të krijojnë kushtet, kjo është e pamundur. Vetëm një vendim i qeverisë për mbylljen dhe pagesën e tyre e zgjidh problemin”, theksoi ish-deputetja, duke i cilësuar fasoneritë si bomba me sahat./ CNA.al

Lajmet e fundit nga