LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Dasmat janë në pikëpyetje"/ Klosi flet për hapjen e lokaleve dhe restoranteve

21 Prill 2020, 21:26, Sociale CNA
"Dasmat janë në pikëpyetje"/ Klosi flet për hapjen

Ministri i Turizmit Blendi Klosi, tregoi se këtë verë është shumë e vështirë për të pasur martesa me dasma.

Klosi tha se në dasma është e pakontrollueshme mbajtja e distancave sociale, ndaj theksoi se për to ka ende pikëpyetje.

“Dasma ka po me kushtet e koronavirusit. Dasmë dasmë do jetë shumë e vështirë sepse varet se si do shkojë ekonomia. Martesa mund të bëhet por dasma është pikëpyetje. Do jetë shumë e vështirë të hapen sepse janë gjëra masive të vështira të kontrollueshme janë aktivitetete ku nuk respektohen distancat”, u shpreh ai në studion e “Opinion”.

Ndërkohë, teksa u pyet për baret dhe restorantet, ministri theksoi se ato janë të fundit që do të hapen.

?Humbja do të jetë e të gjithëve. Goditja në turizëm është shumë e madhe. Baret dhe restorantet do të jenë nga më të fundit që do të hapen. Për të mos thënë të fundit nga të fundit sepse aktiviteti i tyre është i vështirë për t?u kontrolluar?, deklaroi Klosi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga