LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha falenderon BE-në për dhurimin e testeve/ “Vetëm kështu mund të bëhet identifikimi i personave të prekur”

21 Prill 2020, 15:08, Politikë CNA
Basha falenderon BE-në për dhurimin e testeve/ “Vetëm

Kreu i PD, Lulzim Basha ka falenderuar  Bashkimin Europian për ndihmën me 20 mijë teste për Covid-19.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë mesazhin e ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, Basha shkruan se vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit.

?Faleminderit Bashkimi Evropian për ndihmën e çmuar për Shqipërinë??. Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton më shumë se rritja e numrit të testimeve.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga