Connect with Us

AKU bllokon produkte qumështi dhe mishi/ Gjobit dhe paralajmëron disa biznese

Kronika

AKU bllokon produkte qumështi dhe mishi/ Gjobit dhe paralajmëron disa biznese

Publikuar

-

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 125 kontrolle zyrtare dhe monitorime në disa qytete të vendit.

AKU bën me dije se në Fier është dhënë masa administrative me “gjobë” në një subjekt, për mungesë të masave mbrojtëse për parandalimin e Covid-19 në vlerën e 50,000 lekëve si dhe janë marrë 2 masa administrative “paralajmërim “ për mosrinovim të librezave shëndetësore dhe analizës së ujit.

Nga kontrollet e kryera në Tiranë, janë dhënë 6 masa administrative “paralajmërim”, si dhe janë marrë 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike. Në Shkodër janë marrë 6 masa administrative “paralajmërim” dhe është bërë bllokimi i një sasie prej 12.8 kg qumësht, pasi u cilësua i pasigurt për konsum human.

Ndërsa në Elbasan në kuadër të monitorimit të periudhës intensive të përdorimit të imputeve bujqësore, në 3 subjekte janë marrë 7 mostra për analizim dhe janë bllokuar 790 kg farë misri deri në daljen e rezultatit të analizave. Gjithashtu janë marrë 9 mostra për analizim në subjekte të përpunimit të mishit, ku janë bllokuar 650 kg produkte, sallam dhe qofte deri në daljen e përgjigjeve të analizave laboratorike.

LEXO EDHE:  Ishin në prag skadence/ AKU bllokon dhe kthen në origjinë 11.6 ton birrë

Në Vlorë në 1 nga marketet e kontrolluara, janë bllokuar 5395 kuti qumështi i konstatuar i pasigurt për konsum me qëllim kthimin në origjinë. Ndërkohë 3 mostra për analizim janë marrë në Korçë në një stabiliment përpunimi qumështi, ndërsa në Dibër janë marë 8 mostra për analizim kryesisht në nënproduktet e qumështit (djathë deleje, djathë lope, kos lope, jufka dhe sheqerpare).

Sakaq, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit paralajmëron se do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë territorin për të garantuar sigurinë ushqimore./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë mbrëmje disa ndërtesa të vjetra në qendër të qytetit të Durrësit.

Mësohet se zjarri ka rënë në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje. Ata kanë nisur punën për të vënë nën kontroll flakët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Një trupi i pajetë është gjetur pranë një grazhi në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, viktima është shtetasi P.B, rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

“Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazh është gjetur pa shenja jete shtetasi P.B., rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak.
U ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Publikuar

-

Nga

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Gazetarja Klodina Lala, ka zbardhur detaje të reja mbrëmjen e sotme në “Opinion” lishur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetflijuan, pasi besonin se do të ringjalleshin.

Lala zbuloi se kryefamiljarja Zhaneta Josifi, kishtë punuar si pastruese për disa vite në shtëpinë e një ish kryeministri.

Ndërsa dy vajzat gjithashtu ushtronin profesionin e tyre.

Blerta Josifi ka punuar për disa vite si inxhiniere IT në një kompani celularë për disa vite, ka qenë një ndër inxhinjerët me të mira.

LEXO EDHE:  AKU paralajmërime bizneseve në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër/ Asgjësohen 29.598 ton produkte ushqimore

LEXO EDHE:  Pogradec/ AKU bllokon 1 ton mish

Ndërkohë e motra e cila ka ndërruar jetë, Anisa ka punuar si financiere në një kompani tjetër.

Ndërsa e ëma ka punuar për disa vite si pastruese, madje dhe në shtëpinë e një ish kryeministri. Pra ishin shumë të socializuara”, tha Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE