LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Zgjatja e Fatkeqësisë Natyrore”/ Manjani nxjerr nenet: Nuk mund të bëhet sipas qejfit!

20 Prill 2020, 18:09, Politikë CNA
“Zgjatja e Fatkeqësisë Natyrore”/ Manjani nxjerr nenet:

Pas vendimit të qeverisë për të zgjatur gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor, ka ardhur edhe reagimi i ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në reagimin e tij, duke cituar dy nene të Kushtetutës, Manjani shkruan se ky vendim nuk mund të zgjatet sipas qejfit por sipas rregullave, i cili nuk e lejon mbi 30 ditë.

Sipas tij, çdo interpretim përtej dy neneve është abuzim

“Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të vendoset e as të zgjatet sipas qejfit, por sipas rregullave.

Këtu kam bashkëlidhur dy nene. Njëri me numër 174 që i përket Kushtetutës së Republikës dhe tjetri me numër 18 që i përket ligji 45/2019 “për Mbrojtjen Civile”.

Të dyja këto nene kanë në përmbajtjen e saj një sentencë ndaluese. Të dyja saktësojnë se ” Këshilli i Ministrave NUK MUND të vendosë gjendjen e fatkeqsisë natyrore për më shumë se 30 DITË..”

Pra edhe njëherë: 30 DITË!!!

Nëse situata e imponon që duhet një zgjatje të këtij afati, të dyja këto nene sqarojnë se “….mund të zgjatet ppr vetëm me pëlqim të Kuvendit”. Gjithmonë nëse situata e dikton këtë gjë dhe jo dëshira e qeverisë.

Nga sa kemi parë e përceptuar shqipëria ka dalë nga nevoja për të qenë në gjendje fatkeqsie sepse për pak ditë plotësohet 40 ditëshi, pra quarantina.

Natyrshëm do duhet të vijojmë me disa kufizime, por jo nën masa ekstreme si ato të gjendjes së fatkeqsisë. Kjo e fundit nënkupton një gjendje shoku dhe që nuk zgjat gjysëm viti, por disa ditë. Prandaj është vendosur afati 30 ditë në Kushtetutë.

Megjithatë, ky afat mund të zgjatet por zgjatja nuk mund të jetë më shumë se afati prej 30 ditësh. Lexojini prap nenet!

” Jo më shumë se 30 ditë”. Zakonisht është më pak, ose aspak, por jo më shumë.

Pra zgjatja smund të jetë më e madhe se afati i parë, siç propozon qeveria një shtyrje prej 60 ditësh të tjera!!!!

Nëse prap do ketë nevojë për shtyrje, pra edhe pas shtyrjes së parë,mund të kërkohet një tjetër.

Por jo të vendoset sa të ketë qejf qeveria.

Këto dy nene janë baza e këtij arsyetimi. Kush do të arsyetojë në bazë të llogjikës së ligjeve, kuptohet.

Çdo gjë tjetër është abuzim.

Qeveria është ende në kohë ta konsiderojë propozimin e saj pas ti ketë lexuar këto nene.

Kuvendi e ka detyrë të mos lejojë shkeljen e tyre.

Presidenti ka radhën të tregojë se është vërtetë me popullin(siç i tha Ai) dhe me Kushtetutën(siç ka thënë vetë).

Opozita e ka detyrë demokratike të mos pranojë një standart antikushtetues.

Si të duan! Por këto janë ligjet e shtetit!

Jemi pa Gjykatë Kushtetuese,ndaj kërkojmë arsye dreqi e mori!”

Lajmet e fundit nga