Politikë
“Tre hapat që duhet të marrë qeveria”/ Shehi: Duhen pompuar lekë në ekonomi, mund të shembet

“Paketat do i konsideroja minimaliste, qeveria nuk ka mjete të pafundme”. Kështu deklaroi kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili tha se Shqipëria mund të përgatisë një eurobond.
Ai propozoi që qeveria të mbyllë një pjesë të PPP-vë, ndërsa pretendon se shteti shqiptar ka më tepër mundësi sesa po jep.
“Disa para kanë ardhur 175 mln i dha FMN, 170 mln i dha BE, rreth 100 mln u morën në tregun e brendshëm u blenë bono thesari. Mund të përgatisim një euro bond. Mjetet financiare për ta potencuar paketën janë. Të mbyllim një pjesë të këtyre PPP. Unë them që qeveria ka mundësi të paguajë më shumë. Ky zotëri po mundohet të japë nga pak duke dhënë karrotën dhe po e përdor situatën për fushatë. Zgjedhjet do të bëhen vitin tjetër. Por harron një gjë që duke e tërhequr zvarrë karrotën mund ta shembi ekonominë. Duhen pompuar lekë në ekonomi”, u shpreh Shehi në një lidhje me emisionin “Opinion”.
Aleati i Lulzim Bashës sugjeroi që qeveria të gjejë kurajon të hapë pjesë pjesë ekonominë, që në fund të majit të jenë të gjtha të hapura.
“Qeveria duhet të ndërmarrë tre hapa. Së pari duhet të përgatisë ndjekjen e rasteve me tampon. Ne kemi vetëm 5 mijë teste dhe po u ngritën gjithë ato skenarë. Të bëhen 50 mijë teste. Së dyti nëqoftëse do hapet ekonomia ka nevojë për një shërbim paralel shëndetësor. Të subvencionojë shteti pika kontrolli në kufi por edhe në kompani ose call centers. Duhet të përmirësojmë të gjithë sistemin shëndetësor. I kemi vënë shkelimin sistemit të shëndetit publik në Shqipëri. Hajde të bëjmë këto tre punë që shqiptarët të kenë punë në maj dhe në qershor. Kriza do tërheqi nja tre vjet me rradhë”, shtoi ai”, theksoi Shehi./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”
Mbrëmjen e djeshme CNA.al publikoi të dhëna dhe fakte mbi sondazhin e publikuar dje në televizionin e Çim Pekës, Syri Tv, sipas të cilit 52%...