LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shfaqi probleme me shëndetin/ Presidenti Thaçi përfundon në spital

20 Prill 2020, 09:27, Kosova & Bota CNA
Shfaqi probleme me shëndetin/ Presidenti Thaçi përfundon

Orët e para të mëngjesit të sotëm, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shtruar në spital pas disa komplikimeve shëndetësore që ai i ka pasur.

Sipas mediave kosovare, Presidenti Thaçi pas disa problemeve shëndetësore ka përfunduar në QKUK ku është duke marrë trajtim mjekësor.

Mësohet se Thaçi u është nënshtruar analizave mjekësore nga stafi i urologjisë, aty ku është duke qëndruar për momentin.
Dje Presidenti i vendit kaloi të dielën me një shëtitje në Bjeshkë teksa sot kishte për të takuar edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti lidhur me situatën që po kalon Kosova me COVID-19./CNA.al

Lajmet e fundit nga