LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon moti/ Bëhuni gati për reshje, ja sa do arrijnë temperaturat

20 Prill 2020, 06:13, Sociale CNA
Ndryshon moti/ Bëhuni gati për reshje, ja sa do arrijnë

Këtë javë moti do të ndryshojë, ku ditët e bukura me diell do t?i lënë vendin shiut.

Kështu, sipas SHMU, sot reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e pasdites me intensitet të ulët.

Ditën e martë reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet deri mesatar. Në orët e mesditës në jug dhe në qendër reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme me intesnitet të ulët, ndërsa në veri do të mbeten me intensitet deri mesatar.

Ditën e mërkurë dhe të enjte reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët në veri dhe në qendër, ndërsa në jug reshjet mbeten me intensitet deri mesatar. Reshjet e borës do të rikthehen përsëri në zonat malore në lartësinë mbi 1300 metra me intensitet të ulët.

Ditën e premte priten përmirësime të kushteve meteorologjike, ku orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë kryesisht ditën e mërkurë dhe të enjte nga lindja-verilindja 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare do të fitojë intensitet deri në 20m/s.

Në fushën termike vlen të theksohet dita e enjte dhe e premte ku pritet një rënie e temperaturave.

 

Lajmet e fundit nga