Connect with Us

Maskat standard i jetës sonë të përditshme?

Blog

Maskat standard i jetës sonë të përditshme?

Publikuar

-

Sipas një studimi të fundit frika nga infeksioni me virusin Corona në Gjermani ka rënë ndjeshëm. Prandaj lande të ndryshme zbutjen e masave kufizuese, po e shoqërojnë me detyrimin për mbajtjen e maskave.

Pas lajmeve për zbutjen e masave kufizuese për shkak të epidemisë së Coronës kryeministri i landit Nordrhein-Westfalen, Armin Laschet, mendon se Gjermania do të përballet me një fazë të gjatë kufizimesh për shkak të krizës së Coronës. Për revistën “Der Spiegel” ai tha se “Ne nuk do të jemi në gjendje ta vazhdojmë jetën tonë të mëparshme dhe se mbajtja e distancës dhe masat mbrojtëse do të vazhdojnë të jenë standardi i jetës sonë të përditshme.”

Më pak frikë nga Corona

Por sipas një studimi të bërë nga Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut (BfR) në Gjermani frika nga infeksioni me virusin Corona kohët e fundit ka rënë ndjeshëm. Sipas “BfR Corona Monitor” përqindja e të anketuarve që kanë frikë nga një infeksion i mundshëm ra këtë javë në 26 përqind. Javën e kaluar ajo ishte 40 përqind.

Sidomos të rinjtë mendojnë se rreziku i virusit të ri për shëndetin nuk është dhe aq i madh, tha presidenti i BfR Andreas Hensel. Për këtë arsye edhe mirëkuptimi për masat kufizuese, si kufizimi i daljes në mjedise publike ose mbyllja e dyqaneve gjithashtu ka rënë.

Maska me detyrim në mjetet e transportit publik

Për këtë arsye edhe lande të ndryshme të Gjermanisë zbutjen e masave kufizuese, po e shoqërojnë me detyrimin për mbajtjen e maskave, kur qytetarët përdorin mjetet e transportit publik. Landi Mecklenburg-Vorpommern ndoqi shembullin e Saksonisë edhe përdoruesit e tramvajeve, metrove, autobusëve ose taksive në këto lande janë të detyruar të mbajnë maska që mbulojnë gojën dhe hundën, ose si alternativë mbrojtje mund të mbajnë edhe shall. Sa u përket blerjeve në dyqanet me pakicë mbajtja e maskave rekomandohet me forcë, por nuk është e detyrueshme./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Analiza/ Politikat “kopjace” ndaj koronavirusit do të marrin fund shpejt

Publikuar

-

Nga

Nga Ivan Krastev

Të bësh siç bëjnë të tjerët, kjo mund të të shpëtojë jetën. Në vitin 2015, persona të armatosur nga grupi militant al-Shabaab sulmuan një kolegj në Kenia. Ata morën peng studentët, duke treguar mëshirë vetëm për ata që mund ta vërtetonin se ishin muslimanë, duke recituar një frazë të rëndësishëm nga Kurani. Ata që nuk dinin do të pushkatoheshin.

Një studente e krishterë vëzhgoi se çfarë po ndodhte me shokët e saj studentë, dhe e mësoi shpejt frazën përmendësh. Siç argumenton Michelle Baddeley tek “Copycats”, vajza “shpëtoi jetën e saj përmes të mësuarit social, duke mbledhur informacione mbi zgjedhjet e të tjerëve dhe pasojat e tyre”.

Kjo logjikë e “kopjacit” shpjegon paradoksin qendror të reagimi evropian ndaj shpërthimit të koronavirusit. Kriza i ka detyruar shoqëritë të tërhiqen drejt nacionalizmit dhe jo të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Megjithatë, qeveritë po tregojnë njëkohësisht një entuziazëm të pakufizuar për të kopjuar të njëjtën paketë politikash, për të ndaluar transmetimin e sëmundjes – përkundër faktit se traditat sociale dhe gjendja e sistemeve shëndetësore publike, janë shumë të ndryshme në secilin shtet anëtar të BE-së.

Pse qeveritë që nuk ishin të gatshme të bashkëpunonin në fazat fillestare të krizës, janë kaq të etura tani, për të miratuar të njëjtat qasje politikash? Përgjigja mund të gjendet në dallimin e mprehtë midis politikës në një moment pasigurie dhe politikës në një moment rreziku, dallim ky i përshkruar nga ekonomisti amerikan Frank Knight në veprën e tij të vitit 1921, “Rreziku, Pasiguria dhe Fitimi”. Knight pohoi se, ndërsa e ardhmja është e panjohur, rreziku është i matshëm. Mund të vlerësohet duke përdorur të dhëna, me kusht që situata të ngjashme të kenë ndodhur edhe më parë. Pasiguria, nga ana tjetër, ka të bëjë me rezultate që ne nuk mund t’i parashikojmë.

Pandemia e Covid-19 ka qenë një moment i tillë pasigurie të pamatshme. Në fazat e hershme të krizës, kur testimi në masë nuk ishte i mundur, qeveritë nuk mund të peshonin kostot dhe përfitimet e politikave të tilla si distancimi social, ose mbylljet ekonomike. Në këtë skenar, mënyra më e përgjegjshme e veprimit është të supozosh më të keqen dhe të marrësh pozicionin më të fortë kundër rrezikut. Menaxhimi i rrezikut është punë e zakonshme e qeverive demokratike. Në mes të një pasigurie të tillë, qeveritë duhet të tregojnë gatishmërinë për të ndërmarrë masa të jashtëzakonshme, edhe nëse nuk janë të sigurta për to.

Të bësh siç bëjnë të tjerët është e rëndësishme për të siguruar publikun se situata është nën kontroll – dhe për t’i bindur ata për domosdoshmërinë e qëndrimit në shtëpi, mbajtjen e maskave, mbylljen e bizneseve dhe respektimin me durim të çfarëdolloj politikash të tjera.

LEXO EDHE:  Këshillat e mjekut infeksionist/ Si të mbrohemi nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Rama thumbon Bashën/ "Për lekë pyesni atë mikun"

Imagjinoni për një çast sikur gjysma e vendeve në Evropë të kishin vendosur të hynin në bllokim, ndërsa të tjerët ë zgjidhnin shmangien e masave të rrepta. Presioni politik mbi qeveritë nga të dy palët për të ndryshuar kursin do të ishte pothuajse i padurueshëm. Imagjinoni tani sikur disa nga qeveritë demokratike të ishin futur në gjendje të jashtëzakonshme dhe të tjerat jo, ndërsa shpallnin shifra të njëjta për numrin e njerëzve të infektuar dhe që atyre që vdisnin nga virusi.

Tashmë Suedia është qeveria e vetme e BE-së që ka vendosur të refuzojë politikën e “distancimit social” dhe bllokimit ekonomik. “Njerëzit kanë filluar të pyesin: A janë të tjerët budallenj dhe paranojakë? Apo Suedia po bën gabim?”, tha për The Guardian Orla Vigso,  profesore e komunikimit të krizave në universitetin Gothenburgut. Nëse spitalet suedeze mbingarkohen tani dhe numri i vdekjeve fillon të rritet, qeveria në Stokholm do të paguajë një çmim më të lartë politik, sesa homologet e saj në BE.

Por, megjithëse logjika e “kopjacit” ka funksionuar në mënyrë të arsyeshme, ndërsa qeveritë kanë mungesë informacioni të besueshëm në lidhje me krizën e koronavirusit dhe efektet e saj në ekonomi, situata shumë shpejt mund të ndryshojë. Vazhdimi i shkuarjes pas kopesë  – ndërsa politikëbërësit fillojnë të përpilojnë më shumë informacione rreth përhapjes së Covid-19 në vendet e tyre (me fjalë të tjera, në një situatë kur pasiguria e pamatshme zëvendësohet nga rreziku i zakonshëm) – do të jetë gjë e gabuar.

Kur të vijë koha për të vendosur, kur dhe si shtetet duhet të fillojnë të lirojnë kufizimet e rrepta dhe si  do të kompensojnë bizneset dhe punëtorët – Franca, Spanja dhe Italia kanë filluar t’i marrin në konsideratë këto opsione ndërkohë që kurba e infeksionit po sheshohet – një shumëllojshmëri zgjedhjesh dhe qasjesh, do të jetë për të gjithë shenja se po shkohet drejt politikave të shëndetshme. / FT – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kafshët e kopshtit zoologjik në thertore?

Publikuar

-

Nga

Për shkak të pandemisë së Coronës kopshtet zoologjike në Gjermani janë mbyllur. Ndërsa të ardhurat mungojnë, kostot vazhdojnë. Për këtë shkak kafshët e kopshtit zoologjik Neumünster rrezikohen të përfundojnë në thertore.

Drejtoresha e kopshtit zoologjik Neumünster, Verena Kaspari, të drithëron me fjalët e saj se çfarë do të ndodhë, nëse situata përkeqësohet për shkak të krizës së Coronës. “Nëse – dhe ky është me të vërtetë rasti më i keq – pra nëse nuk do të kemi më para për të blerë ushqim për kafshët, ose nëse ndodh që furnizuesi me ushqime nuk mund të vijë më për shkak të kufizimeve të reja, unë do të detyrohem të ther disa kafshë për të ushqyer kafshët e tjera” – tha Kaspari për agjencinë e lajmeve dpa. Ajo tha se ka përgatitur madje edhe një listë të kafshëve që do të theren të parat.

Prej katër javësh parku zoologjik Neumünster në veri të landit Schleswig-Holstein është mbyllur për shkak të pandemisë sikurse të gjitha kopshtet zoologjike dhe parqet safari në Gjermani. Por nëse nuk ka vizitorë, parkut i mungon burimi kryesor i të ardhurave. Dhe ndërsa shumë ndërmarrje mund t’i ulin kostot nëqoftëse nuk kanë të ardhura, kjo është e pamundur në kopshtet zoologjike. Sepse pavarësisht, nëse ka apo s’ka vizitorë dhe të adhura, kafshët duhet të ushqehen dhe të trajtohen prej veterinerit, dhe vendet ku rrinë ato duhet të pastrohen.

Kosto të vazhdueshme

“Kopshti zoologjik i Këlnit ka kosto prej 50,000 eurosh në ditë”, thotë Volker Homes, kryetar i Shoqatës së Kopshteve Zoologjike (VdZ), e cila përfaqëson 56 kopshte zoologjike në Gjermani. Ato normalisht kanë rreth 35 milion vizitorë në vit. Një shembull tjetër: që prej mbylljes për shkak të pandemisë kopshti zoologjik Hellabrunn në Mynih ka shënuar një deficit prej rreth dy milion eurosh. Kostoja e ushqimit për kafshët është problemi më i vogël. Problemi më i madh është një faktor tjetër: “Kostot e personelit përbëjnë mbi 50 përqind të kostove në kopshtet tona zoologjike”, thotë Homes.

Rast i izoluar

LEXO EDHE:  Thirrja e specialistes/ Kujdes nga këta objekte, koronavirusi mund të qëndrojë deri në tre ditë

LEXO EDHE:  Rama thumbon Bashën/ "Për lekë pyesni atë mikun"

Kopshti zoologjik në Neumünster, nuk është anëtar i Shoqatës së Kopshteve Zoologjike. Ky kopsht zoologjik nuk merr fonde publike dhe për momentin po mbijeton vetëm përmes donacioneve private. Prandaj dhe drejtoresha e e tij Verena Kaspari, tha se nëse nuk do të kemi më para për të blerë ushqim për kafshët disa prej tyre do t’i therim. Ndërsa kopshtet e tjera zoologjike thanë se nuk kanë plane të tilla dhe se shpresojnë se pas 3majit ato mund të hapin sërish dyert e tyre.

Nëse jo ato duhet të përgatiten që të qëndrojnë mbyllur për një kohë më të gjatë dhe kjo do të sjellë një sfidë të madhe financiare për të gjitha kopshtet zoologjike. Për këtë arësye zhurma që shkaktoi në publik “lista e therjeve” në kopshtit zoologjik Neumünster ka ardhur në kohë e duhur për të tërhequr vëmendjen edhe për gjendjen financiare të kopshteve zoologjike dhe pasojat e mundshme për kafshët që mbahen në to.

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Një gjerman përdor teknologjinë e printimit 3D për maska mbrojtëse

Publikuar

-

Nga

Ka disa javë që pandemia e Coronës ka ndryshuar jetën e përditshme të njerëzve në Gjermani. Disa janë bërë shumë kreativë, si Dirk Thelen, që pasionin e tij e përdor tani për të prodhuar maskat aq të kërkuara këto kohë.

Pesë printera 3D ka Dirk Thielen në shtëpi. Normalisht ai printon me ta figura filmash si Batmani. Por tani printerat prodhojnë 24 orë në ditë diçka që kërkohet me urgjencë këto kohë. Maskat. 100 copë maska transparente plastike mbrojtëse – të ashtuquajturat “Face Shields” prodhon tani në ditë Dirk Thelen. Pesë printera dhe dy aparate laser, – pasioni që Dirk kishte për printimin 3D tani është kthyer në një prodhim të rëndësishëm. Dirk Thelen furnizon tani personelin mjekësor në azilet e pleqve, që ka nevojë urgjente për maska mbrojtëse.

Prodhimi i maskave transparente në dhomën e punës së Dirk Thelen

35-vjeçari punon normalisht si supervizor në një firmë autobusësh, që ndër të tjera iu vihen në dispozicion edhe shkollave. Por shkollat janë mbyllur, autobusët qëndrojnë në vendparkim. Dirk Thielen ëshë dërguar në punë me orar të shkurtuar. Ai jeton pranë Heinsbergut, një nga zonat e para që u kthyen në vatra të krizës së Coronës në Gjermani. Bashkëshortja e tij, Barbara i dha idenë të printonte maskat transparente plastike në dhomën e punës. Ajo vetë punon në një azil pleqsh. Kur filloi kriza e Coronës, personelit i mungonin maskat mbrojtëse. Çmimet që kërkoheshin në treg ishin të papërballueshme, “çmime astronomike”, thotë Dirk Thielen. Kështu ai vendosi të printojë vetë. Bashkëshortja dhe kolegët ishin mirënjohës. Edhe nga banorët në azilin e pleqve erdhën mesazhe pozitive. “Sidomos të sëmurët dementë, që orientohen e ruajnë përmes fytyrës, ishin të gëzuar që maskat ishin transparente.”

Kërkesë e lartë për “Face Shields”

Kanë kaluar katër javë ndërkohë. Ndërkohë Dirk Thielen ka prodhuar 700 Face Shields. Makineritë e nxehin materialin deri në 220 gradë dhe e formojnë në një maskë transparente. Mesatarisht duhet një orë e 40 minuta deri sa një maskë të jetë gati. Para se Face Shields të përdoreshin në azilin e pleqve, Dirk Thelen dhe bashkëshortja e tij bënë një test. “Gruaja ime e vuri maskën dhe unë e sprucova me lëndë pastrimi. Asgjë nuk depërtoi”, thotë Thielen

Megjithatë këto maska nuk mund të krahasohen me Face Shields që përdoren në sallat e operacionit në spitale. Për këtë ato nuk janë menduar. Megjithatë Thielen përpiqet të ruajë higjienën në prodhim dhe përdor gjithmonë dorashka dhe maskë, kur punon me teknologjinë e printimit 3D.

LEXO EDHE:  Këshillat e mjekut infeksionist/ Si të mbrohemi nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Këshillat e mjekut infeksionist/ Si të mbrohemi nga koronavirusi

Dirk Thelen

Interes edhe tek prodhuesit e automjeteve dhe azile të tjera

Pasi Thielen furnizoi azilin e pleqve, ku punon gruaja e tij, ai shkroi në Facebook një status, që u përhap shumë. Ai u regjistrua edhe në një faqe online që bashkon ofertat e njerëzve me printera 3D. “Komuniteti i teknologjisë së printimit 3D është i lidhur mirë”, thotë Dirk Thielen. Një prodhues automjetesh e telefonoi dhe porositi maska për të mbrojtur punëtorët. Edhe një azil pleqsh bëri kërkesë, së fundmi i ka ardhur edhe një ofertë nga Berlini. “Më ka shkruar edhe një grua e sëmurë, që duhet të shkojë rregullisht tek mjeku. Ajo donte të porosiste një maskë”.

Maskat transparente të Dirk Thelen

Dirk Thielen thotë, se me Face Shields nuk ka ndonjë fitim, ai kërkon vetëm pak euro, për të blerë materialin. Shqetësimi i tij është fatura e rrymës eletrike. “Printerat 3D shpenzojnë shumë rrymë elektrike”, thotë Thelen. Ai i ka shkruar operatorit të rrymës elektrike dhe shpreson për një subvencion ose një përjashtim. Ndërkohë edhe një autoshkollë po bashkëpunon me Dirk Thelen. Ajo ka ofruar printerin e saj 3D. Kështu Thelen mund të vazhdojë të printojë në javët e ardhshme 24 orë në ditë maskat kaq të kërkuara këto kohë./ DW

LEXO TE PLOTE