LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Malaj: Borxhet lahen me rritje taksash ose me ulje të investimeve

20 Prill 2020, 16:03, Ekonomi CNA
Malaj: Borxhet lahen me rritje taksash ose me ulje të investimeve

Ish-ministri i Financave ka folur për ekonominë shqiptare, e cila është dëmtuar shumë nga pandemia e koronavirusit. Teksa u pyet për borxhet, ish-ministri tregoi se ka vetëm dy mënyra për t’i ulur.

“Ka dy rrugë për të ulur borxhin ose të rrisësh taksat ose të ulësh investimet”, u shpreh ai.

Ndërkohë, për amnistinë fiskale Malaj deklaroi se bëhet për dy grupe, emigrantët dhe bizneset që kanë para që s’kanë paguar taksa.

Teksa u ndal te emigratët, ai tha se këta të fundit kanë ndjerë vështirësi në vitet e fundit sepse u forcuan rregullat për pastrimin e parave.

Unë mendoj dhe do e bëj propozimin tim në publik. Për çdo emigrant që bën një deklaratë vetë që nuk është dënuar në ansjë nga ligjet që amnistia përcakton në një shumë deri edhe në 5 milion lekë të reja të kenë fashën zero. Ata ato para i kanë bërë me gjak, duan t’i sjellin në Shqipëri. Ishin tre fasha. Është katër muajt e parë 5%, katër muajt e dytë është 7% dhe pastaj për muajt e tjerë shkon 10%. Ju thoni të bëhet zero. Për tre fazat që emigrantë duan të sjellin para, që duan të bjenë shtëpi, duan të bëjnë biznese në Shqipëri dhe kjo s’ka nevojë të tatohet, është para e një pune të vështirë dhe ajo do të futet menjëherë në qarkullim ekonomik”, theksoi Malaj në një lidhje me Abc News./ CNA.al

Lajmet e fundit nga